• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy të infektuar me COVID/ Autobusi me 50 pasagjerë në Kakavijë kthehet pas: Ata me letra greke kaluan, ato s’i zë?

by Java News
07/12/2020 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një autobus me rreth 50 shqiptarë që po shkonin drejt Greqisë për punë, është kthyer pas gjatë ditës së sotme. Kjo sepse 2 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testit të shpejtë të kryer në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë.

Ato mbanin në duar testet PCR të kryer në një laborator privat në Shqipëri ku ishin negativ, por në doganë nga kryerja e testit të shpejtë rezultuan pozitiv. Gazetari i Report Tv, Piro Nase nga Kakavija raporton se një vendim i tillë është pritur jo shumë mirë nga qytetarët e tjerë, siç pritej, pasi kishin firmosur kontrata për punë. Madje ato kanë ngritur pretendime se “testet e shpejta janë mashtrime për të ndaluar punëtorët sezonal nga Shqipëria për në Greqi”.

“Thonë që jemi me COVID, na e kanë shkruar kot që jemi pozitiv, janë të gjitha mashtrime. Ne jemi nisur nga Shqipëria në Greqi, na thanë se na gjetën gjoja me COVID. Ata që ishin me letra greke i kaluan, ndërsa ne që jemi punëtor sezonal na kthyen, pse ata nuk i zë? Vetëm neve na zë? Ku ka dicka, o e kanë kompanitë e autobusëve o shtet me shtet“, tha një qytetar.

“U kthyem si gjithë të tjerët“, tha një tjetër.

“Të njëjtën gje dhe ne., në autobus mund të kishte 50 veta. Ne jemi negativ“, tha një tjetër.

Deri dje, qytetarët që rezultonin pozitiv nga testet e shpejta detyroheshin të karantinoheshin për 14 ditë, ndërsa nga sot (7 dhjetor) ato nuk do të lejohen të kalojnë, por do të kthehen pas, siç ndodhi me autobusin. Kjo masë u bë e ditur ditën e djeshme nga ana e autoriteteve greke dhe qytetarët në doganë thanë për Report Tv se ishin informuar mbi masat e reja.

“Jemi njohur me masat e qeverisë greke. U kthyem nga Greqia, jemi të rregull, dhe tani shkojmë në Tepelenë të familja“, tha një qytetar.

“Jemi me dokumente të rregullta“, tha një tjetër.

Kujtojmë që Kakavija është pika e vetme e kalimit kufitar që është e hapur me Greqinë,si një masë parandaluese nga autoritetet greke marrë më 19 nëntor për të frenuar përhapjen e COVID-19.

g.kosovari

 

 

Next Post
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Shumë mbarësi, por edhe... Ja ç'ka parashikuar Paolo Fox për data 7-13 dhjetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çekiç kokës 57-vjeçarit, i dyshuari mohon vrasjen, gjykata lë në burg 3 të rinjtë

Çekiç kokës 57-vjeçarit, i dyshuari mohon vrasjen, gjykata lë në burg 3 të rinjtë

January 23, 2026
Sa afër është “tymi i bardhë”/ SHBA-ja, Kievi dhe Moska konsultohen në Abu Dhabi për paqen në Ukrainë

Sa afër është “tymi i bardhë”/ SHBA-ja, Kievi dhe Moska konsultohen në Abu Dhabi për paqen në Ukrainë

January 23, 2026
“Kolegët qanin me dënesë!”- Bashkëshortja e Astrit Kalasë tregon si e mori vesh ekzekutimin e tij: Ai ishte trim, ka gjykuar dosje të ‘nxehta’!

“Kolegët qanin me dënesë!”- Bashkëshortja e Astrit Kalasë tregon si e mori vesh ekzekutimin e tij: Ai ishte trim, ka gjykuar dosje të ‘nxehta’!

January 23, 2026
Zgjedhjet, 109 të arrestuar në Kosovë/ Prokuroria: Falsifikuan rezultatet për kandidatët

Zgjedhjet, 109 të arrestuar në Kosovë/ Prokuroria: Falsifikuan rezultatet për kandidatët

January 23, 2026
“Për 4 vite nuk i dhe dot fund luftës”/ Orban sulmon Zelenskin: Je në pozita të dëshpëruara

“Për 4 vite nuk i dhe dot fund luftës”/ Orban sulmon Zelenskin: Je në pozita të dëshpëruara

January 23, 2026
Detajet/ Si nisi sherri mes dy motrave dhe efektives në Tiranë, i “zunë pritë” dhe…: Mos më prekni, jam police!

Detajet/ Si nisi sherri mes dy motrave dhe efektives në Tiranë, i “zunë pritë” dhe…: Mos më prekni, jam police!

January 23, 2026
Ministri gjerman për Europën takime në Tiranë/ Bisedohet për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe..

Ministri gjerman për Europën takime në Tiranë/ Bisedohet për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe..

January 23, 2026
Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

January 23, 2026
Vokshi: Primaret do të zhvillohen në 72 degët e PD-së

“Distancohemi nëse plas molotovi!”/ Albana Vokshi: Protesta nuk do jetë e dhunshme

January 23, 2026
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Siguria në burgje, vija e kuqe”, Lamallari: Do intensifikohen kontrollet në institucionet e vuajtjes së dënimit

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In