Dy persona janë arrestuar nga policia dhe një i tretë është shpallur në kërkim për protestën e opozitës para Parlamentit pasditen e së hënës.
Njëri prej të arrestuarve ishte person i shpallur në kërkim nga Policia e Krujës.
Ndërkohë që dy punonjës policie kanë pësuar lëndime gjatë përplasjes me protestuesit.
Opozita e zhvilloi betejën e saj në dy fronte, jashtë me qytetarët që kishte thirrur në protestë dhe brenda me deputetët në seancë plenare.
Tensionet nisën teksa në hyrje të Kuvendit, Garda nuk lejoi të futeshin në sallë deputetët e përjashtuar nga seanca plenare.
Ndalimi i tyre u bë shkak që protestuesit të përplaseshin me policinë duke tentuar të çajnë kordonin e uniformave blu, që u pasua nga hedhja e flakadanëve dhe lëndëve piroteknike.
/a.r