Policia e Vlorës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të moshuar pasi akuzohen se kanë mbjellë kanabis sativa pranë banesave të tyre.
Sipas uniforma blu, thuhet gjithashtu se janë asgjësuar edhe 1000 rrënjë kanabis.
Në pranga është Lavdosh Hasko, 61 vjeç, banues në fshatin Dukat Fushë, Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së tij janë gjetur të kultivuara në tokë rreth 800 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
I arrestuar është edhe Niko Hasko, 67 vjeç, banues në fshatin Dukat Fushë, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së tij janë gjetur të kultivuara në tokë rreth 200 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Policia ka bërë asgjësimin e këtyre bimëve narkotike me copëtim dhe djegie me zjarr.