Disa ditë më parë Drejtoria e Antiterrorit i kërkoi Prokurorisë së Tiranës hetime të thelluara lidhur me rolin e dy rusëve, Georgi Budanov dhe Vladislav Cherkasov në Shqipëri. Të dy, erdhën në vend para nisjes së stërvitjes ushtarake “Defender 21” dhe dyshohet se kanë zbarkuar në vendin tonë për spiunazh.
Këto akuza janë adresuar për herë të parë nga Ministria e Jashtme e Rusisë, e cila në një postim në rrjetet sociale e quan hetimin e rusëve një akt propaganda të NATOS-s, madje nuk i ka kursyer as mediat shqiptare. Sipas tyre, e gjitha po zbadhohet nga media për më shumë bujë.
“Media shqiptare po e fryn çështjen penale të hapur nga dy prokurorët vendas kundër dy rusëve që dyshohen për spiunazh. Ambasada ruse në Shqipëri i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Incidenti duket të jetë një propagandë nga ana e NATO-s,”- shkruan Ministria e Jashtme ruse./m.j
💬#Zakharova: Albanian #media are fuelling the hype around the criminal cases opened by local prosecutors against two Russians allegedly suspected of espionage.@RussianAlbania sent an inquiry to the Albanian MFA. The incident appears to be an exercise in #NATO propaganda ☝️ pic.twitter.com/KOpNDF7H4O
— MFA Russia 🇷🇺 (@mfa_russia) July 9, 2021











