• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Dy skenarët/ Ja se si ekonomia jonë ndikohet nga Brexit

by A R
27/09/2016 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Efektet e mundshme të Brexit vlerësohen si një nga rreziqet kryesore ndaj së ardhmes së ekonomisë globale dhe ecurisë së tregjeve financiare.
Paqartësia lidhur me këtë proces ka nxitur një valë pasigurie ekonomike, politike dhe institucionale. Në një skenar pozitiv, marrëveshjet e reja midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian do të shmangin ngritjen e barrierave ekonomike midis dy rajoneve, duke minimizuar pasojat e këtij tranzicioni.
Banka e Shqipërisë raporton se, në rastin e materializimit të një skenari më negativ, pasojat makroekonomike në vendet e zhvilluara të Europës, mund të jenë të konsiderueshme, ndërkohë që jashtë Europës ndikimi pritet të jetë i kufizuar.
Nga ana tjetër, ngadalësimi i mundshëm ekonomik i rajoneve në zhvillim, veçanërisht pasiguria lidhur me tranzicionin ekonomik të Kinës, përshkallëzimi i konflikteve gjeopolitike dhe efekti negativ i çmimeve të ulëta të naftës në balancat fiskale dhe financiare të disa prej vendeve prodhuese, vazhdojnë të përbëjnë rrezik për perspektivën afatmesme të ekonomisë globale raporton Monitor.
Rezultati i referendumit për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian në datën 23 qershor, u shoqërua me luhatshmëri të theksuar në tregjet e kapitalit dhe të këmbimit valutor. Kjo tronditje rezultoi jetëshkurtër dhe një pjesë e mirë e çmimeve u rikuperuan gjatë muajve në vazhdim. Gjithsesi, vendimi për Brexit dhe paqartësia mbi nisjen dhe kohëzgjatjen e procesit (i cili ndodh për herë të parë), ka ndikuar negativisht në pritshmëritë e investitorëve dhe mund të sjellë pasoja për perspektivën ekonomike të Europës dhe atë globale në përgjithësi.
Rreziqet më të drejtpërdrejta dhe më afatshkurtra për aktivet e sistemit financiar, lidhen kryesisht me mundësinë e rënies së vlerës së këtyre aktiveve të investuara në GBP, si rezultat i nënçmimit të monedhës britanike.
Rreziqet më afatgjata dhe më të vështira për t’u përcaktuar lidhen me ndikimin që Brexit mund të ketë në ekonominë e Europës Kontinentale dhe të Mbretërisë së Bashkuar, dhe se si kjo mund të përcillet në marrëdhëniet tregtare me vende të tjera./a.m.

Next Post
Luana Vjollca me komardare kur ishte fëmijë… por prapë, sipas saj mbetet “stylish” (FOTO)

"VIP-at e bllokut" e krahasojnë Luanën me...pornostaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In