Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, është shprehur në lidhje me draft-propozimin e PD-së për vettingun e politikës.
Bardhi tha të hënën në studion e ‘Opinion’, se ky draft përcakton dy rregulla bazë.
Së pari, largon nga zyrat e shtetit deputetë, kryebashkiakë, ministra dhe drejtues institucionesh.
Së dyti, këta duhet të kenë dy element bazë.
- Lidhja e tyre me krimin
- Mos justifikimi i pasurisë
Bardhi tha këto janë dy shtyllat bazë të vettingut në politikë.