Anxhela Peristeri do të ngjitet e dyta në finalen e e “Eurovizion 2021” që do të mbahet mbrëmjen e sotme në Holandë, me këngën “Karma”.
Një tjetër shqiptar është në finale, Gjon’s Tears me këngën “Tout l’Univers”. Gjon Muharremaj është shqiptari nga Kosova, i cili njihet me emrin e artit Gjon’s Tears.
Nuk dihet se cili do të jetë fituesi mbrëmjen e sotme në “Eurovizion”, ndërsa vetëm disa orë na presin për fillimin e shfaqjes.