Dy shpërthime të njëpasnjëshme janë dëgjuar gjatë mesnatës në Shkodër, ku në fokus ka qenë një objekt në pronësi të ish kandidatit për kryetar bashkie dhe në një supermarket të familjes Lici.
Siç mësohet ngjarja ka ndodhur në Shkodër në afërsi të prefekturës, në zonën e Pedonales, në objektin e Xhemal Bushatit që shërbente si qendër tregtare dhe po në të njëjtën kohë është dëgjuar një tjetër shpërthim në një supermaket në një tjetër lagje në pronësi të familjes Lici.
Shpërthimi i parë është dëgjuar rreth orës 02.20 dhe vetëm pas 10 minutash është dëgjuar tjetri.
Nga informacionet paraprake, lënda plasëse eksploziv i është vendosur dy bizneseve, njëri në zonën afër prefekturës dhe tjetri në vendin e quajtur “Rruga e Gjerë”.
Sipas informacioneve është dëmtuar prefektura edhe disa biznese rrotull. Nuk raportohet për të lënduar. Akoma nuk dihen autorët e ngjarjes.
/a.r











