• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

by A R
10/04/2026 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 1500 nxënës dhe 150 të vegjël do të përfitojnë nga kompleksi i ri arsimor që po ndërtohet në zonën e Yzberishtit, në rrugën “3 Dëshmorët”, ku po ngrihet një shkollë 9-vjeçare, një shkollë e mesme dhe një kopsht i integruar me hyrje të veçantë. Projekti pritet të përfundojë në shtator të vitit 2027 dhe synon t’i japë zgjidhje mungesës së infrastrukturës arsimore në një nga zonat me rritjen më të shpejtë në kryeqytet.

Gjatë inspektimit të punimeve, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, u shpreh se ky investim plotëson një kërkesë të hershme të banorëve.

“Jemi në një kantier shumë të madh këtu në zonën e Yzberishtit, ku bëhet fjalë për ndërtimin e tre objekteve arsimore, në një territor të përbashkët. Është shkolla e mesme e cila do të ketë kapacitet për 600 nxënës, shkolla 9-vjeçare për 900 nxënës dhe pastaj kemi edhe kopshtin i cili është i integruar si ndërtesë, por patjetër ka hyrje të veçantë për 144 fëmijë.  Kjo zonë ka qenë një ndër ato zona ku kërkesa për objekte arsimore, kërkesa për infrastrukturë ka qenë ndër më të lartat në kryeqytet. Duke qenë një zonë e cila është shtuar në popullatë, dendësuar me ritme shumë të shpejta, mundësia për të bërë infrastrukturë arsimore ka qenë shumë e kufizuar për nga territori”, tha ajo.

Ristani nënvizoi se falë këtij investimi, të rinjtë do të ketë jo vetëm kushte që plotësojnë të gjitha standardet për zhvillimin e mësimit, por edhe hapësira rekreative. “Jemi munduar të shfrytëzojmë çdo hapësirë të përbashkët, që këto kushte të jenë sa më të përshtatshme për zhvillimin nga të gjithë pikëpamjet të nxënësve. Të ketë edhe hapësira rekreative, edhe hapësira sportive dhe patjetër edhe ato didaktike.  Kjo sipërmarrje është shumë e madhe, por me këto ritme të punës, mendojmë që do të mbyllim punimet brenda afatit për vitin shkollor të ardhshëm, pra shtator 2027, duke lehtësuar jo vetëm trafikun, jo vetëm mundimin e çdo familje për t’i shoqëruar fëmijët në shkolla shumë më të largëta, se sa territori ku ata banojnë, por duke ofruar standardet më të larta të arsimit, në çdo cep të Tiranës, qofshin ata banorë të Yzberishtit apo të qendrës”, theksoi kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Shkolla 9 vjeçare dhe ajo e mesme do të jenë të pajisura me laboratorë kimie, bilogjie,fizike, informatike, mjedise sportive, bibliotekë dhe hapësira të tjera ndihmëse. Ndërkaq, kopshti që do të jetë i integruar, do të ketë 6 klasa, zyra për psikolog, infermieri, kuzhinë si dhe mjediset ndihmëse.

Next Post
Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In