• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy sherrbudallenjtë Berisha – Topalli tani si anti- perëndimore!

by Keti Bazhdari
24/06/2016 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Keti Bazhdari

Pas 26 vitesh sistem pluralist, hapje ndaj botës së qytetëruar, ushqim aspiratash për t’iu afruar sadopak mentalitetit që udhëheq për nga qytetaria e përpjekjesh për tu cliruar nga psikologjia e turmave, se kisha besuar kurrë se do vinte dita  të dëgjoja live nga goja e një  ish kryetareje parlamenti dhe një ish kryeministri, manifestin më të trashë të këtij shekulli, që duket më shumë si ushtim  nga tjetri për proletarët naiv të  para 100 vjetëve ” ikni ju të huaj se s’na duheni gjë, e ndërtojmë gjithcka me forcat tona”.

E pra edhe pse ka kohë që e vërej gjendjen tejet të rënduar psikologjike të znj Topalli e z.Berisha, ia lexoj në fytyrë, mimikë, gjestikulacione, që se përballojnë abstinencën e pushtetit, prapë se prapë deklaratat e djeshme në parlament, deri në atë nivel sintonie të marrëzisë, më habitën. Abstinenca e pushtetit për disa persona me vetbesim të ulët dhe formim sipërfaqësor,shkakton të njëjtat pasoja psiko-fizike apo edhe më keq se pranvera tek një skicofren.

Rritja e delirit shkakton rritje të dopaminës dhe e anasjellta, duke krijuar një gjendje ndërvarësia në cikël vicioz që është e vështirë të dilet. Nëse te skicofreni ka një c’rregullim fizik të dopaminës të lindur ose pas ndonjë traume të fortë , te këta të sëmurët të tipit Berisha-Topalli,ua harbon pushteti dopaminën. Këta e nisin si tipa me mungesë stime të shkaktuar në rrethana e kontekste të ndryshme, por që në rrethana të përbashkëta e gjejnë “dermanin” tek pushteti.

Ato vlera që s’i gjejnë dot tek vetja vdesin t’i shikojnë përmes syve të  tjerëve që simulojnë sikur ia shohin dhe ia duartrokasin. Janë persona që vehten e kanë parë gjithnjë lehtësisht të konkurrueshëm dhe të rrezikuar, ndaj kanë nevojë për vetafirmim dhe e projektojnë atë tek adhurimi i të tjerëve. Kuptohet njerëzve pa ndonjë talent të vecantë, luksin e adhurimit ua afron vetëm të qenurit në pushtet. Duke u ndjerë të duartrokitur dhe gjoja të vlerësuar,pavarsisht servilizmit e motiveve krejt meskine që kanë turmat për tu ekzaltuar para njerëzve  të pushtetshëm, këta delirojnë sikur janë me tamam të rëndësishëm dhe me vlera të pashlyeshme.

Kjo bën që tu rritet niveli i sekretimit të dopaminës duke u sjelle një gjendje transi shoqëruar me hove lumturore. Por  kjo sikurse edhe gjendjet e tjera të vartësisë nga droga, të shkaktuara nga stimuj të jashtëm, paraqesin jostabilitet dhe nevojë të përhershme për këto doza gjithnjë e më të shpeshta e më të forta…  Derisa vjen ai momenti i vartësise totale nga dopamina dhe i vuajtjes së abstinencës, ku gjendja e delirit kërkohet me cdo kusht të jetë gjendje e vazhdueshme nga personi në mënyrë që t’i mundësojë atij prodhimin gjithnjë e më të lartë të këtij hormoni.

Kjo shkakton një situatë iluzioni dhe lufte vetshkatërruese për personin e prekur  duke i kushtëzuar atij humbjen e sensit logjik dhe cdo sens mase ndaj pasojave që inicion me vendimet dhe veprimet e veta. Ky person fillon e nuk paraqet më asnjë shenjë empatie ndaj të tretëve që e pësojnë nga vendimet dhe veprimet e papërgjegjshme të tij, duke i parë të tjerët me një papërfillshmëri prej roboti. Dy janë asrsyet që e pozicionojnë këtë  si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore ndryshe nga të sëmurët psiqikë te djagnostikuar;e para ky paraqitet si individ i aftë për të kuptuar dhe dëshiruar dhe e dyta, ajo cfarë dëshiron me zell prej budallai është perkundër interesit të përbashkët. A  s’është ky fiks rasti i Berishës dhe Topallit?

S’besoj se ka shqiptar të kthjellët që s’ vë re sa se përmban eksitimin znj Topalli kur ia përkdhelin pak sedrën apo kur i flet z. Berisha dhe cfarë kalim mimikash, lëvizje koke, ndryshim humori, 180 gradë, bën kur s’ia varin të tjerët apo ai. Si ajo si Berisha tregojne sistematikisht mungesë të vetëkontrollit psiko – motorik, por tek Berisha, përvec gjendjeve të shprehura qartë të luhatjes së delirit, lexohen dhe simptoma të karakterit halucinant me frikëra korrupsionesh e burgjesh, që ia rrisin edhe më nevojën për dopaminë në krahasim me Topallin e për këtë motiv është ai që e përdor edhe Topallin.

Unë u mundova të bëj një përshkrim të përgjithshëm me njohuritë e mia,ndonëse një mjek psikiatër apo psikolog do ishte shumë herë më kompetent ta shpjegonte, por ajo që na intereson ne si qytetarë është të kuptojmë cfarë fatkeqësie është  të të varet fati yt  dhe i miliona të tjerëve nga disa të sëmurë psiqikë të padiagnostikuar. Një popull i vogël që ekspozohet mjeranisht mjeran, përmes syve të hallakatur e gojëve të gërvallura të këtyre që rreken t’i bëjnë karshillëk një bote të madhe, të civilizuar e që po kërkon të na ndihmojë të rrisim standartet edhe ne.

Cdo qytetarë  e di mirë se c’kanë psonisur këta palo pushtetarë të kompleksuar, pa vëmendjen e botës, në këto 20 e kusur vite, ku përvec fryrje- shfryrjeve te barkut dhe ca vilave me paratë e qytetarëve, u kemi parë vetëm sherrin në cdo drejtim. Na kanë bërë të pabesueshëm në sytë e gjithë botës dhe sot që dikush po do të na besojë, biles aq sa po vjen në shtëpinë tonë të na mësojë të vëmë standarte, këta idiotë po duan ta nxjerrin jashtë.

S’ka njeri që se kupton se garanti i vetëm i ndërtimit të një shoqërie me standarte është sistemi i drejtësisë dhe ata që se duan  drejtësinë e sugjeruar nga të huajt janë pikërisht të njëjtit që e bënë sallatë këtë vend për më shumë se 20vjetë. Gjithkush e kupton ku e kanë hallin që se duan reformën në drejtësi nga të huajt , aq më tepër tani që po u pëllet marrëzia, por halli se s’ua kemi më ngenë. Ndaj unë propozoj një referendum për  rastin e dy  sherrbudallenjve Berisha e Topalli, nëse duhen lidhur apo jo? Por ky referendum le të mbahet menjëherë pas miratimit të reformës në drejtësi, që edhe sherrbudallenjtë të kenë se ku të ankohen.

Next Post

FOTO/ Shikoni ku e bën banjon e diellit kjo vajzë

Comments 1

  1. Gilbert Stratoberdha says:
    10 years ago

    Me falni Java se kam respekt per ju por kjo eshte budallaqe me shume se ata qe sulmon. Niveli i kesaj eshte qesharak.Ju lutem mos lejoni ofendime por qendrojini besnik analizes dhe kritikes se ashper por objektive. Pershendetje Gilbert Stratoberdha

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

S’kanë të sosur marrëzitë! Groposi trupin e nënës në pyll për t’i marrë pensionin

S’kanë të sosur marrëzitë! Groposi trupin e nënës në pyll për t’i marrë pensionin

February 12, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Përgjigje dhëndrit zëhollë të ‘Kontributit Patriotik’

February 12, 2026
KUVENDI LIVE! Kumbaro në interpelancë me dy deputetë, ministrja Sala përballë Erion Braçes

KUVENDI LIVE! Kumbaro në interpelancë me dy deputetë, ministrja Sala përballë Erion Braçes

February 12, 2026
Puthje mes Gimbos dhe Selin, banori: Kam menduar boll edhe për ty

Puthje mes Gimbos dhe Selin, banori: Kam menduar boll edhe për ty

February 12, 2026
Pak para nisjes së seancës plenare, banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestojnë përpara Parlamentit

Pak para nisjes së seancës plenare, banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestojnë përpara Parlamentit

February 12, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Nuk ishin molotov, por armë”, deputeti i PS: Opozita përdor flakën e protestave se i mungojnë qytetarët

February 12, 2026
Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë të IMT dhe përgjegjësin e tyre

Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë të IMT dhe përgjegjësin e tyre

February 12, 2026
Bota e kinemasë në zi, ndahet nga jeta pas betejës me kancerin aktori i njohur 48-vjeçar

Bota e kinemasë në zi, ndahet nga jeta pas betejës me kancerin aktori i njohur 48-vjeçar

February 12, 2026
Samiti i NATO-s në Bruksel, Vengu: Shqipëria e përkthen angazhimin në investime konkrete për sigurinë

Samiti i NATO-s në Bruksel, Vengu: Shqipëria e përkthen angazhimin në investime konkrete për sigurinë

February 12, 2026
“Nga dashuria jonë po lind një jetë e re”/Këngëtari i njohur zbulon se do të bëhet baba për herë të parë

“Nga dashuria jonë po lind një jetë e re”/Këngëtari i njohur zbulon se do të bëhet baba për herë të parë

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In