• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy rrugët e vetme të Sali Berishës

by Carlo Bollino
05/12/2022 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Sali Berisha edhe këtë herë rrezikon të vendoset nga ana e gabuar e historisë. Për nesër, 6 dhjetor, një ditë historike për Shqipërinë që për herë të parë pret një Summit të Bashkimit Europian (i cili kurrë nuk ishte mbledhur jashtë kufijve të veta diplomatike), Sali Berisha ka vendosur të organizojë një protestë. Një zgjedhje që faktikisht e identifikon grupimin e tij me ato lëvizje anarkike apo ambjentaliste që zakonisht kundërshtojnë samitet ndërkombëtare. “Të gjithë takimet ndërkombëtare shoqërohen nga protesta në shesh”, u përpoq të shpjegonte Berisha, në tentativën për të zvogëluar zgjedhjen e tij të pazakontë dhe vlerën eversive dhe antikombëtare që përfaqëson.

Është e vërtetë që të gjithë samitet ndërkombëtare shoqërohen me protesta në shesh, ja pse asnjë nga liderët që do të marrin pjesë në Tiranë nuk po habitet minimalisht prej kordonit të lartë të sigurisë të organizuar për mbrojtjen e tyre. Por ama, gabimi që po bën Sali Berisha (ose më mirë gënjeshtra e tij e pafundtë) është se këto samite ndërkombëtare nuk kontestohen asnjëherë nga forcat e opozitës që kandidohen për të udhehequr qeverinë e vendit mikpritës të eventit, por nga lëvizje anarkike jashtë sistemit, ose nga segmentet esktemiste të shoqërisë civile që kundërshtojnë politikat globale të të Mëdhenjve të botës. Nga vogëlsia e vizionit të tij provincial, Berisha pretendon ndërkohë të tërheqë vëmendjen e te Mëdhenjve të botës mbi faktin se ai nuk arrin të fitojë dot zgjedhjet dhe për ketë arsye proteston.

Askush nuk do ta vërë re, askush nuk do të lexojë pankartat e tij kundër korrupsionit të qeverisë, dhe askush as nuk do të arrijë të kuptojë se si mundet që një ish Kryetar Shteti të cilit në të shkuarën i është njohur roli i liderit në rënien e komunizmit, ka përfunduar në kreun e një grupi protestuesish që përpiqen të çajnë kordonët e sigurisë sikur të ishin black block anonimë. Por mbi të gjitha, askush nuk do të arrijë të dallojë një protest për përdorim të brendshëm  nga një protestë kundër Bashkimit Europian: Berisha dhe mbështetësit e tij, e duan apo jo, do të duken si kundërshtarë të sistemit, anarkistë rebelë antiglobalistë ose në rastin më të mirë, manifestues filo russë që kundërshtojnë linjën perëndimore dhe euroatlantike që edhe Bashkimi Europian po mban në favor të Ukrainës. Kush ua shpjegon të 27-ve të Bashkimit Europian që Berisha po proteston për ata sepse dëshiron t’i informojë se kanë gabuar adresë dhe se kanë organizuar këtë Samit madhështor në atë që ai dhe vetëm ai e quan një narkoShtet?

Ne shpresojmë që nesër nuk do të ketë incidente mes manifestuesve të Berishës dhe forcave të policisë. E urojmë pasi këtë herë forcat e policisë nuk do të mund të sprapsen përballë avancimit të berishianëve, dhe jo se Edi Rama apo Bledi Çuçi janë të këqinj, por sepse është Bashkimi Europian që e ka urdhëruar. Kështuqë askush nuk do të habitet edhe po pat incidente, siç ka ndodhur shpesh në raste të tjera eventesh ndërkombëtare dhe kjo sepse e drejta e protestës merr fund aty ku fillon perimetri i sigurisë. Kushdo që do të përpiqet ta kalojë atë perimetër, autorizon policinë ta bllokojë duke përdorur forcën. Brenda perimetrit të sigurisë të vendosur nga Brukseli, nuk mund të futen as gazetarët nëse nuk janë akredituar që më parë. Pra, nëse kushtëzohet liria e shtypit, mund të kufizohet dhe liria e protestës.

Këtë gjë Berisha bën sikur nuk e kupton (ose nuk e kupton seriozisht), i errësuar si gjithnjë nga arroganca e tij dhe nga bindja se është një lider i pakundërshtueshëm. Në të vërtetë Berisha nuk e ka kuptuar akoma se është një lider i mbaruar, i dënuar në harresë nga pjesa më e madhe e opinionit publik të brendshëm dhe nga komuniteti ndërkombëtar. Berisha nesër ka dy rrugë: të pranojë rolin e tij periferik, dhe kështu të qëndrojë në periferi e samitit duke organizuar gjithësesi një protestë por në kufijtë dhe hapësirat që i janë caktuar nga policia, duke iu nënshtruar urdhërave të Shtetit. Ose të përpiqet të shtyhet më tutje, të tentojë të çajë kordonët e sigurisë dhe të sillet përballë policisë si ata huliganët që shkaktojnë dhunë, shkatërrime dhe gjak në shumë samite të tjera. Të cilët, ashtu si dhe Berisha, luftojnë për deliret e tyre anarkike, por, në ndryshim nga ai, nuk kanë asnjë ambicje të qeverisin një vend.

Next Post
“Misteri”/ Berisha do qëndrojë natën e 5 dhjetorit në pallatin brenda “perimetrit” të sigurisë apo në vilën e tij në Lalz: Le të hapim dyert…!

Berisha do t’u tregojë liderëve të BE ‘Gërdecin’, ‘21 janarin’ e financimin rus?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In