• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dy pyetje për statusin…

by
04/05/2015 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blerina Karagjozi

Ndërkohë që të gjitha faqet janë mbushur me lajme që lidhen pashmangshmërisht me zgjedhjet në prag, mua mendja më rri tek raporti i ardhshëm i progresit në të cilin padyshim do të ketë vend dhe paragrafi që do të mbulojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore. Sytë më shkuan tek shënimet që mbajta një vit më parë në ditën kur morëm lajmin e shumëpritur se vendi ynë mori më në fund lajmin e mirë nga Brukseli.

Atë ditë nuk i hapa faqet e lajmeve, as radion e as TV. Isha e bindur, që një lajm i mirë do më ulej mbi krye e do të më hynte në lëkurë vetiu. Por mëngjesi po kalonte shumë qetë. Në një lagje të thjeshtë të qytetit tonë, jeta rrjedh si normalisht, ndoshta pa e ditur ende rëndësinë e madhe të këtij vendimi.

Blerina, ma thuaj me dy fjalë çfarë përfitojmë ne nga ky statusi?

Hmmmm një pyetje me shumë vend të cilës përpiqem t’i përgjigjem mbi filxhanin e kafesë. Ky është një vendim së pari politik…

Zilja e telefonit më ndërpret argumentimin tim. Në të vërtetë dhe gjatë telefonatës vazhdova të mendoj për argumentet që duhet të paraqes kur ta mbyll por bashkëbiseduesja ime tashmë e ka harruar pyetjen dhe unë mund të shijoj e qetë deri në fund makiaton time.

Ngrihem që aty dhe shkoj tek parukierja. Vajza e saj 15-vjeçare po luante me telefon ndërsa unë prisja të më vinte rradha. Në të vërtetë po shikoja akrepat e po më dukeshin minutat aq të gjata.

Paskemi marrë statusin gati bërtet e gëzuar vajza.

Ahhh them me vete, sikur vërtet të kishim marrë statusin. Gjithsesi nuk e mohoj që mora frymë thelle. Është një vendim që disi na mban peng në një hapësirë në mes të askundit, as andej e as këtej. Për mua në rradhë të parë një çështje krenarie rajonale, e vonuar gjithsesi, mjafton të kujtoj se fYRoM e ka prej 2005 e Mali i Zi prej 2010 këtë status kandidat. Dhe vetë termi më duket komik, si mund të  marrësh një status për t’u bërë kandidat? Shaka sigurisht… Me pak fjalë ne jemi (pra ata) aq të mëdhenj e të fuqishëm përballë teje (një vend i vockël e i parëndësishëm) saqë sado të duash ti ne nuk ta japim gëzimi  të ndjehesh kandidat… Këtë më thotë së brendshmi krenaria ime kombëtare. Po çfarë statusi moj, më thotë arsyeja të cilën zgjedh të mos e dëgjoj me ndërgjegje.

Blerina, ti i di këto gjëra, çfarë fitojmë ne nga statusi?- më drejtohet kësaj rradhe gjithë kureshtje parukierja.

Çfarë ti them, që të hapë faqen time te facebook ku kam publikuar një pjesë nga Memo për kuptimin e këtij termi? Sepse për njerëzit e thjeshtë, politika dhe e përditshmja janë shumë më konkrete sesa të gjitha teoritë e librat e shkencave politike mund të përshkruajnë të gjitha të marra së bashku.

I thashë çfarë do të dish me dy fjalë?

Po ja, vazhdoi ajo, ish burri im, është në Itali, dhe e ka shkelur kohëqëndrimin prej 90 ditësh, e nuk guxon të kthehet. Me këtë statusin a mund të qëndrojë ende?

Çfarë t’i them? Që marrja e vendimit për dhënien e statusit të vendit kandidat është një pohim i mbështetjes së vendeve anëtare ndaj reformave të vendit, që, që, që…

Dëgjo, statusi është thjesht një vendim politik, i them dhe me kaq u përpiqa ta mbyll bisedën. Vetëm një pyetje jashtë retorikës politike, më çarmatosi të gjitha teoritë e mia të integrimit europian… Pavarësisht kësaj…

Next Post

Partizani 2-2 Tirana, spektakël në derbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In