Dy persona janë dërguar në spital ditën e djeshme në Krujë. Policia bën me dije se dy punëtorët janë lënduar pasi është shkëputur platforma e ashensorit tek e cila po montonin.
Pas ngjarjes është arrestuar drejtuesi teknik i firmës ndërtuese.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin M. B., 48 vjeç, banues në Tale, Lezhë, drejtues teknik i një firme ndërtimi. Ditën e djeshme, në lagjen “Zim Zenel”, Krujë, në një pallat që ndërtohet nga një firmë me drejtues teknik shtetasin M. B., gjatë procesit të punës për montimin e ashensorit, është shkëputur platforma e ashensorit dhe si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. B., 52 vjeç dhe shtetasi turk Z. S., 50 vjeç. Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural”, thotë policia.
/a.r