• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy problemet e mëdha të primareve: Një PD e përçarë dhe mungesa e Partisë së Lirisë!

by Java News
05/12/2022 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rubrikën “Komenti i Ditës” nga Dritan Hila në Dritare TV u trajtuan votimet për primaret në PD, prej të cilave do të dalin emrat e kandidatëve për në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Hila tha se këto primaret patën dy probleme të mëdha; e para sepse ato nuk përfshinin të gjithë Partinë Demokratike dhe së dyti sepse në to nuk u përfshinë përfaqësues të Partisë së Lirisë të Metës, aleat i Berishës.

“Problemi i tyre është se këta po konkurrojnë në një fushë, e cila më tepër se një fushë reale beteje një mizo skenë. Së pari këta po konkurojnë me një Parti Demokratike të përçarë. Kemi një Parti Demokratike e cila në rastin më të keq ka ¼ e votave të demokratëve. Të gjitha sondazhet tregojnë që qoftë udhëheqësi i këtij fraksioni të demokratëve, pra i fraksionit që mban ende vulën edhe flamurin e PD, qoftë në sondazhet më të këqija del me ¼ e votave. Ky është një handikap i madh. Nxitimi i fraksionit të zotit Berisha për të bërë sa më shumë primaret ishte i tillë që në njëfarë mënyre i përjashtonte këta persona që donin të konkurronin në këto primare. Ky ishte një vperim për t’i përjashtuar këta nga radhët e PD-së, por kjo nuk të sjell fitoren.

Problemi tjetër i madh është që këta nuk kanë një fetë të opozitës, të asaj që quhet Partia e Lirisë.

Partia e Lirisë nuk përfaqësohej në këto primare, por në zgjedhje do shkojnë edhe këta.

Jane dy probleme; ose Partia e Lirisë është katandisur në një strukturë merr urdhëra nga lideri se për kë do të votojnë dhe në të ardhmen ata janë shprehur që do të votojnë për personin i cili ka më tepër peshë në PD dhe do dalë nga primaret. Ta zëmë se do dali Këlliçi do votojnë Këlliçin. Por një fraksion kaq i vogël që voton me urdhër nuk ka peshë elektorale.

Varianti i dytë është që këta nuk u pyetën për kë do të votojnë dhe duke qenë se nuk marrin pjesë në votime nuk ndjejnë as detyrimin ta votojnë Belind Këlliçin p.sh

Primaret kanë rëndësi kur zhvillohen në gjithë korpusin e një kampi luftarak.

Ato do kishin rëndësi nëse do ishte vetëm Partia Demokratike në atë kamp, ose nëse do merrrnin pjesë përfaqësues të Partisë së Lirisë.

Primaret janë të pakuptimta. Ato mund të kenë kuptim nëse ti si parti do dalësh nesër në zgjedhhje e përgjithshme dhe do duash të nxjerrësh kandidatin në një zonë të caktuar.

Fakti që Berisha ka zgjedhur të bëj një lojë fallco tregon që kemi të bëjmë me një teatër kukullash, ku rezultati i primareve nuk vendos as në minimalen e përqindjes se kush do të jetë fitimtari në fushën reale të betejës për zgjedhjet lokale”, analizoi Hila në komentin e ditës./m.j

Next Post
Tërhiqet nga gara Alimehmeti! Këlliçi kandidat i Berishës për bashkinë e Tiranës përballë Veliajt

Tërhiqet nga gara Alimehmeti! Këlliçi kandidat i Berishës për bashkinë e Tiranës përballë Veliajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In