• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy PD-të, shumë të vogla për pritshmëritë e shqiptarëve

by Ben Andoni
02/04/2023 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Të dyja PD-të, njëra legale që përfaqësohet nga z. Alibeaj dhe tjetra, që u ngrit nga i ashtuquajturi “Rithemelimi”, e cila drejtohet nga Z. Berisha janë shumë të vogla për përfaqësimin e shqiptarëve. Ashtu si nga ana tjetër, gjithnjë e më i vogël po bëhet përfaqësimi i Partisë Socialiste. Numrat e pjesëmarrjes në votime janë treguesit e këtij argumenti. Në rastin e PD-së, që nga 8 Janari 2022, njerëzit që logjikojnë shikojnë se interesi për PD-në është si aset, sesa si alternativë. Këtë e tregon forca sesi e mbajnë godinën “Berishajt” dhe si janë larg, “Alibeajt“. Dhe, vërtetë, në javët e fundit, në vend të ideve për zgjedhjet lokale, dy PD-të janë marrë ashpërsisht me njëra-tjetrën me një ritual ofendimesh që nuk mbaron. Avantazhin e ka dukshëm PD-ja e Rithemelimit, jo legale deri më tani, sepse ka treguar se ka njerëz por mbi të gjitha se ideologjia e berishizmit është më e fortë se të gjitha idetë që mund ta çojnë përpara demokracinë në vendin tonë. Këtu nuk bën përshtypje as non-grata e Berishës nga SHBA dhe Britania e Madhe. Në thelb pro-Atlantizmi ynë është kinse.

Ndërkohë ideologjia e “Berishizmit” nuk ka krah të qartë e të përcaktuar ideologjik, ngatërron sipas interesit dogmën që do të përfaqësojë dhe merr hua mjetet e ashpra të komunizmit ndaj kundërshtarit dhe këtë e ka kuptuar fare mirë dhe e përfaqëson  ideatori i saj, Berisha, një frymëzues par excellence  i një grupi bajagi të madh militantësh Blu. Pa pyetur askënd mëtoi të ndryshonte orientimin ideologjik drejt konservatorizmit, diskursi i vet është i mbushur me frazeologji që është gati e gjallë nga komunizmi dhe nuk di të bëjë kurrë Mea Culpa, qoftë edhe për mynxyra që i ka përcjellë vendit. Ca më keq akoma, mënyrës sesi trajton kundërshtarët e vet me një fjalor, që tashmë përçohet fjalë-për-fjalë nga një shpurë e frikshme besnike (kuptohet se jo larg në kohë do t’ia kthejë krahët) dhe trajtimit të rivalëve si armiq. Vëzhgimi i njërit prej fisnikëve britanikë, Sër Ernest Ben, gati njëqind më parë, duket se shkon me këtë realitet: “Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara”. E tillë ngjan kjo lojë politike. Ndërkohë është po kaq e sikletshme dhe pjesa e Partisë Demokratike (Legale), që megjithë pritshmëritë, ndihmën e marrë nga shumë anë nuk e kaloi dot kurrë inferioritetin e frikshëm nga Berisha. Duke e trajtuar si faktor, në vend ta injoronin, kjo e fundit do të ishte maturi dhe ndërkohë forcë, ata po tregojnë jo thjesht mungesë kurajë, por edhe faktin që nuk e shohin në thelb të ardhmen e Partisë Demokratike. A duhet të lihej për orët e fundit, zgjidhja e përfaqësimit?  A duhet të kishte dilema, siç ndodhën me ta dhe të përfaqësoheshin me më pak se një të katërtën e njerëzve për bashkitë? A duhej t’i dorëzoheshin Berishës, siç po ndodh rëndom? Këtë do na e mësojë 15 Janari, një ditë pas zgjedhjeve lokale, por një gjë kuptohet fare mirë, se Partia Demokratike (Legale dhe jo-Legale) e të dy anëve është rrudhur shumë më tepër dhe është krejt e pafuqishme të përfaqësojë shqiptarët që kërkojnë të identifikohen me një të Djathtë të Qendrës, që u mungon prej kohësh dhe që i njeh e i ndihmon ndërkombëtarisht.

Përfaqësimi i dy PD-ve do të shikohet nga pjesëmarrja dhe rezultati, por fryma e munguar po duket një dhurata e radhës që po u bëhet socialistëve nga politikanë të PD-së, që e mbajnë të shtrënguar partinë si aset fizik dhe jo moral dhe politik, ashtu si po presin me padurim shqiptarët. Më shkurt, PD-ja e dy krahëve është shumë më e vogël sesa pritshmëritë e shqiptarëve. (Javanews)

Next Post
“Do shkoj në SPAK sa herë të më thërrasin”/ Meta: Ky institucion krenohet sot me kallëzimet e Partisë së Lirisë!

Meta kujton masakrën e 2 prillit: Të vendosur për të mbrojtur amanetin e martirëve! Do garantojmë zgjedhje të lira

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Dy PD-të,
    Nga një derë,
    Stisur janë,
    Dy kalanderë,
    Njëri Salkë,
    Tjetri Luleshqerë,
    Njëri si mut,
    Tjetri i dhjerë
    Erë të qelbur,
    Vijnë përherë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In