• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dy PD më rezultative”/ Duka: S’është Berisha ai që po frymëzon por një sërë humbjesh nga Basha. Inceneratorët dhe Koka…!

by Java News
22/12/2021 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga studio e lajmëve të MCN TV, kreu i PAA, Agron Duka tha se përgjegjësia për inceneratorët i bie qevërisë.

Ai u shpreh se një ministër nuk mund të marrë një vendim i vetëm pa kaluar më parë në qeveri. Duka shpjegoi se projektligjet nga ministri kalojnë në parlament dhe votohen nga të gjithë deputetët për tu kthyer në ligje duke shtuar se nëse deputetët kanë votuar gabim atëherë duhet dënuar gjithë parlamenti.

“Unë nuk thash që me këta duhet të merret drejtësia. Nuk mund të marrë një ministër një vendim në mënyrë të vetme pa kaluar në qeveri, e njëjta gjë ndodh edhe me projektligjet. Votohen me një numër të caktuar votash dhe projektligjet kthehen në ligje. Dhe kjo nga dora e ministrit kalon në dorën e 140 personave që e kanë votuar në parlament, nëse ata kanë votuar gabim atëherë duhet dënuar gjithë parlamenti”, u shpreh Duka.

I pyetur se ku ka gabuar ish-ministri Koka, Duka tha se inceneratorët janë probleme kontraverse dhe se nuk mund të flasë për individë të caktuar kur çështja është në drejtësi.

“Nuk e di se ku ka gabuar. Inceneratorët janë probleme kontraverse. Për individë të caktuar nuk mund të jap mendim kur çështja është në drejtësi. Nuk është në natyrën time të merrem me probleme të tilla”, tha Duka.

Ku do ti çojë demokratët kjo situatë?

Duka: Sipas meje në krijimin e dy partive. Basha nuk e njeh kuvendin e Berishës dhe shkarkimin e anëtarësisë dhe nga ana tjetër Berisha nuk njxerrë Bashën dhe konflikti do vijë duke u maisur dhe nuk mund të kemi një PD të unifikuar siç ka qenë. Basha thotë PD jemi ne, ajo institucionalje. Ky konflikt për të mos njohur tjetrin e ndan PD në dy pjesë.

Aleatët e PD kanë shprehur shqetësim për mos hapjen e partisë?

Duka: E vetmja gjë që ndryshoj unë nga aleatët e tjerë është që të mos bëhem palë me asnjë. Qëndrimi im është i tillë sepse nuk kemi si të bëhemi palë e njërit grup kundra tjetrit. Është shumë e vështirë ti japësh të drejtë njërit grup.

Grupimi i Bashës të jep siguri?

Duka: Të gjitha posibilitetet janë. E para që nuk është gati PD që të vazhdojë me të gjithë aleatët. Ne nuk kemi asnjë ftesë që të akordohemi.

Po thoni që nuk keni pas asnjë komunikim?

Duka: Asnjë komunikim.

Përse nuk jeni të bindur tek Berisha?

Duka: Problemet e PD duhet ti zgjidhë PD. Nuk është se nuk jam i bindur. PAA është një parti çështje që bën aleanca. Në këtë rast nuk mendojmë se maxhoranca ka bërë aq sa duhet dhe ne presim të riformatohet PD sepse nuk ka gjetur veten akoma.  Për mua s’ka asnjë të keqe të dalin me dy parti, shtohet baza e PD dhe mund të jenë më rezultativë.

Berisha ka frymëzuar demokratët por ka skepticizëm për drejtimin nga Berisha?

Duka: Nuk mendoj kështu sepse nëse do ishte kështu s’do kishte aq shumë njerëz pas Berishës. Në këto kushte duhet ti nënshtrohen zgjedhjeve brenda PD. Kemi një ngjarje që nuk mund ta fshehim, është një lëvizje brenda PD. Nuk është Berisha që po frymëzon, janë një sërë humbjesh të PD dhe shumë faktorë të tjerë. Të gjitha derivojnë nga humbjet e PD.

SHBA ka nisur një fushatë, keni informacion se cilët mund të jenë personat e tjerë non grata?

Duka: Nuk kam informacion.

Sa janë shpallur non grata?

Duka: Unë di që janë tre, Sali Berisha, Tom Doshi, Vangjush Dako. Flitet që shtrihet edhe më shumë por nuk mund të flas për emra.

Duhet të pastrohet klasa politike nga elementë të tillë?

Duka: Ku ta gjejmë të ndodhë, por nuk jam shumë optimist.

Akuzat për inceneratorë, Kryemadhi thotë se paratë janë përdorur për të blerë votat. Keni ndonjë koment?

Duka: Inceneratorët janë një problem kontrovers, shumë i shohin si pozitive shumë si negative. Incenerator nuk ka vetëm në Shqipëri. Për sa i takon personave të veçantë me ta duhet të merret drejtësia, nuk mund të flas. Nëse gjykohet që kanë bërë një vepër korruptive këta duhet të ikin dhe të vijë një qeveri tjetër.

Unë kuptoj që Lefter Koka nuk është i vetëm…

Duka: Unë nuk thash që me këta duhet të merret drejtësia. Nuk mund të marrë një ministër një vendim në mënyrë të vetme pa kaluar në qeveri, e njëjta gjë ndodh edhe me projektligjet. Votohen me një numër të caktuar votash dhe projektligjet kthehen në ligje. Dhe kjo nga dora e ministrit kalon në dorën e 140 personave që e kanë votuar në parlament, nëse ata kanë votuar gabim atëherë duhet dënuar gjithë parlamenti.

Kryemadhi ka thënë se do kemi të tjera dokumente, sa e trazon kjo politikën?

Duka: Nuk e di për çfarë dokumentesh. Kryemadhi bën shumë mirë që rrëmon dhe gjen  sepse kjo është detyra e opozitës që të mos lejojë korrupsion, por se sa të vërteta janë… Këtu të gjitha palët akuzojnë njëra-tjetrën.

Ku ka gabuar ish-ministri?

Duka: Nuk e di se ku ka gabuar. Inceneratorët janë probleme kontraverse. Për individë të caktuar nuk mund të jap mendim kur çështja është në drejtësi. Nuk është në natyrën time të merrem me probleme të tilla.

Partitë e vogla janë akuzuar se nuk kanë struktura. Kanë vetëm një individ në krye, tani që ka zhvillime brenda PD po e takoni bazën?

Duka: Duhet bërë në fakt. Nuk kemi rritur ndonjë gjë të madhe 2 muajt e fundit. Unë kam parë një inciativë të zotit Shehi dhe nëse do na pëlqejë do ti bashkangjitemi. E shoh pozitive lëvizjen e tij.

Shehi ka qenë për hapje të PD, ju jeni pro kësaj që të vijnë të gjithë, Topalli, Topi?

Duka: Patjetër që jam. Që të vijnë të gjithë./m.j

Next Post
Një qiri në errësirë apo luftë me semaforët

Basha kundër Berishës: Njëri duhej të kishte ikur në 25 prill, tjetri që 25 vjet më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I besuan Edit një mandat të fortë”, Linda Rama: U lidh filli mes prindërve dhe asaj që ëndërruam për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa

Linda Rama: Jeta me Edin më mësoi se është kollaj të kritikosh nga jashtë dhe se vërtet nuk i di të gjitha

January 19, 2026
Tragjedi në Spanjë: 24 të vdekur dhe 75 të plagosur nga përplasja e trenave

Tragjedi në Spanjë: 24 të vdekur dhe 75 të plagosur nga përplasja e trenave

January 19, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

January 19, 2026
Fshatrat më të shtrenjtë! Sa do jenë çmimet fiskale nga Lalëzi në Dhërmi, Ksamil e Velipojë

Fshatrat më të shtrenjtë! Sa do jenë çmimet fiskale nga Lalëzi në Dhërmi, Ksamil e Velipojë

January 19, 2026
Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In