• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy “Panamatë” dhe zgjidhja për njërën

by Eduard Zaloshnja
07/04/2016 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Eduard Zaloshnja

Nga ç’është publikuar deri më sot në mediat botërore rreth dokumenteve të quajtuara “Panama papers” – dokumente sekrete të një studioje ligjore në Panama, e cila ndihmon njerëz nga gjithë bota të themelojnë firma anonime në parajsat fiskale – mund të bëhet pak a shumë një klasifikim i parave që janë fshehur nëpërmjet skemave panameze në dy grupe: paratë nga vendet e zhvilluara, që i kanë shpëtuar taksave, dhe paratë nga vendet në zhvillim, që janë fituar në mënyrë të paligjshme (nëpërmjet korrupsionit, krimit, thyerjes së sanksioneve ndërkombëtare etj.).

Në grupin e dytë, kanë dalë emrat e mikut të ngushtë të Putinit, të mikut “të panjohur” të PD-së së Berishës, të familjarëve të presidentit kinez, të Diverolit të Gërdecit, të të afërmëve të Asadit të Sirisë etj. Dhe mund të dalin edhe mijra të tjerë të tillë, sepse janë 11 milion dosje që po hulumtohen nga një rrejet prej mijra gazetarësh investigativë në të gjithë botën. Por në këtë shkrim, do të përqëndrohem tek paratë që shkojnë në parajsat fiskale për t’i shpëtuar taksave.

Në Europë, shkalla sipërore e taksës progresive mbi të ardhurat personale është rreth 60%. Imagjinojeni veten në vendin e Uli Hënesit, një figurë e gjithërespektuar e futbollit dhe biznesit sportiv në Gjermani, i cili për çdo 1 milion euro që rrezikonte në bursë nga paratë që kishte fituar me djersë gjithë jetën, mund të fitonte 1 milion, por edhe mund t’i humbiste të gjitha. Në rast se fitonte 1 milion, duhej t’i paguante shteti gjerman pothuaj 600 mijë euro. Në rast se humbiste 1 milion, e pësonte vetëm ai. Dhe në këto kushte, ai krijoi një llogari të fshehtë në Zvicër (që atëherë ishte një parajsë fiskale), dhe fitimet që realizoi duke marrë përsipër një rrezik të madh, i mbajti për vete. Kur u zbulua, e pagoi këtë shkelje duke i dhënë shtetit gjerman 30 milion euro për taksat e prapambetura dhe duke shkuar në burg për mëse dy vjet.

Por Uli Hënes nuk duhej të detyrohej nga sistemi fiskal të bënte atë që bëri…

Gjatë qeverisjes së Reganit në SHBA, shkalla sipërore e taksës progresive mbi të ardhurat personale ishte vetëm 28%, e jo 60%, sa në Europë. Më vonë u rrit në 31%, e tani ka arritur në 36%. Dhe me rritjen graduale të shkallës sipërore të taksës progresive mbi të ardhurat përsonale, është rritur edhe evazioni fiskal në SHBA – nga 7% në kohën e Reganit, në 13% tani. Dhe evazioni mund të rritet edhe më tej, nëse bën vaki t’i fitojë zgjedhjet presidenciale Berni Sanders, i cili i ka si model të tij vendet europiane me shkallë sipërore të taksës progresive në kufijtë 60%.

Duke u rikthyer në Shqipëri, problemet me korrupsionin dhe krimin e organizuar (të cilat përdorin parajsat fiskale dhe dysheqet shqiptare për të fshehur paratë ilegale) janë një kapitull i gjatë më vete. Por çështja e evazionit fiskal është një problem masiv – si për Uli Hënesat e Shqipërisë, edhe për dyqanxhijtë e vegjël. Prandaj duhet menduar sa s’është vonë për një sistem fiskal që nuk e nxit evazionin fiskal.

Një sistem të tillë e kam sugjeruar para disa muajve në këtë shkrim tek respublica.al: http://www.respublica.al/2016/01/19/nj%C3%AB-propozim-fiskal-m%C3%AB-i-shesht%C3%AB-se-i-bash%C3%ABs

Next Post

Rita Ora pa reçipeta, tërheq vëmendjen në rrugë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

February 4, 2026
Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

February 4, 2026
Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

February 4, 2026
“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

February 4, 2026
Tentuan të grabisin ish-futbollistin e “Aston Villas”, dënohen me burg dy shqiptarët në Britani

Tentuan të grabisin ish-futbollistin e “Aston Villas”, dënohen me burg dy shqiptarët në Britani

February 4, 2026
Nga studimet, te lëvdatat në TikTok: Fushata e heshtur e ndikimit kinez në Ballkan

Nga studimet, te lëvdatat në TikTok: Fushata e heshtur e ndikimit kinez në Ballkan

February 4, 2026
FOTO / Brenda bibliotekës së Abacisë së Shën Galenit, një nga thesaret më të vjetra të dijes në Evropë

FOTO / Brenda bibliotekës së Abacisë së Shën Galenit, një nga thesaret më të vjetra të dijes në Evropë

February 4, 2026
Kushërinjtë shqiptarë “zbrazin” shtëpitë në Kretë, “viktimë” edhe një bashkatdhetare

Kushërinjtë shqiptarë “zbrazin” shtëpitë në Kretë, “viktimë” edhe një bashkatdhetare

February 4, 2026
82 vjet nga ‘Masakra e 4 Shkurtit’, Balla në aktivitetin përkujtimor: Plagë e hapur në kujtesën kombëtare

82 vjet nga ‘Masakra e 4 Shkurtit’, Balla në aktivitetin përkujtimor: Plagë e hapur në kujtesën kombëtare

February 4, 2026
“Shqipëria e tepron me paraburgimin”, ekspertët e KiE: Po shkelen standardet e lirisë personale

“Shqipëria e tepron me paraburgimin”, ekspertët e KiE: Po shkelen standardet e lirisë personale

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In