• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Dy operacione masive policore në Lezhë e Tepelenë, kapen 2.2 ton kanabis dhe 1 gomone

by Java News
10/02/2017 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dy operacione të zhvilluara nga Policia e Shtetit në Lezhë dhe Tepelenë është bërë e mundur sekuestrimi rreth 2 ton e 212 kg lëndë narkotike të llojit kanabis. Ndërkohë që është shpallur në kërkim një person. Ndërsa në Ishëm është kapur edhe një gomone e cila dyshohej se do përdorej për transportimin e drogës në shtetin fqinj.

Operacioni i parë i koduar “Adriatik” është zhvilluar në grykëdredhjen e lumit Ishëm nga Policia Kufitare në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin.

Si rezultat i këtij operacioni është sekuestruar një gomone dhe një sasi lëndë narkotike me peshë rreth 1 ton e 450 kg Cannabis Sativa. Operacioni i dytë u zhvillua në Dhëmblan, Tepelenë nga Seksioni Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, ku në 1 banesë u sekustrua lëndë narkotike më peshë rreth 762 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar arrin në  2 ton e 212 kg.

Kurbin, Lezhë:

Operacion i përbashkët nga Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin në bashkëpunim me Seksionin kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë

Sekuestrohen 1 ton e 450 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.

Më datë 10.02.2017, shërbimet e policisë kufitare Shëngjin kanë konstatuar një gomone në grykëderdhjen e lumit Ishëm.

Në gomone nuk u konstatuan persona dhe as përreth saj.

Menjëherë efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë filluar kontrollin e territorit përreth . Si rezultat i krehjes së zonës, në vendin e quajtur Godull në Kurbin , u gjet e fshehur në shkurre një sasi lënde narkotike e dyshuar marijuanë paketuar e gatshme për trafikim në total 1 ton 450 kg.

Vazhdojnë veprimet hetimore për identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Tepelenë:

Sekuestrohet e me pas asgjësohet me anë të djegies një sasi prej 762 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Shpallet në kërkim poseduesi i lëndës narkotike.

Operacion i zhvilluar nga Seksioni Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në banesën e shtetasit G.D. kishte lëndë narkotike, në datë 09.02.2017, është ushtruar kontroll nga ana e punonjësve të policisë.

Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se në tavanin e banesës dhe në një kasolle në afërsi të banesës, janë gjetur 55 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës narkotike 762 kg.

Nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve u bë shpallja në kërkim e shtetasit :

G.D., 40 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë.

Po punohet për kapjen e këtij shtetasi.

Lënda narkotike u asgjësua në vend me anë të djegies dhe një pjesë e saj u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokaster për hetim të mëtejshëm për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” parashikuara nga neni 283 i Kodit Penal.

 

Next Post
LEZHE/ U venë zjarrin plehrave, por flakët rrezikojnë të djegin banesat

LEZHE/ U venë zjarrin plehrave, por flakët rrezikojnë të djegin banesat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In