• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dy operacione anti-kanabis/ Policia blindon Krujën, kap në befasi pas hetimeve 3 mujore 11 persona, 1 në kërkim

by Java News
28/07/2019 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Krujës ka finalizuar dy operacione antikanabis, duke arrestuar 11 persona dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Sipas policisë, personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin kultivuar lëndë narkotike në disa zona të Krujës.

Uniformat blu sqarojnë se dy aksionet e orëve të fundit “Ndëshkimi 3” dhe “Ndëshkimi 4” janë vijim i dy aksioneve të tjera “Ndëshkimi 1, 2”, nga të cilët janë arrestuar 16 shtetas.

Njoftimi i policisë:

Finalizohen gjatë orëve të fundit dy operacione policore antikanabis të koduar  “Ndëshkimi 3 “ dhe  “Ndëshkimi 4”. Në pranga 11 shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Operacioni në vijim të dy operacioneve të tjera të koduara “Ndëshkimi 1 dhe 2”, ku si rezultat i këtyre operacioneve u ndaluan 16 shtetas.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, pas një hetimi 2 mujor me Metoda Speciale të Hetimit, Komisariati i Policisë Krujë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë si dhe në bashkëpunim me Sherbimet e Drejtorisë së Policisë Durrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, finalizuan me sukses Operacionin Policor të Koduar “Ndeshkimi 3”, njofton policia.

Në funksion të procedimit penal të vitit 2019, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit ;

A.K., 56 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Krujë.
F. K., 52 vjeç, banues në fshatin Brret, Krujë.
G. K., 49 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Kruje.
J. K., 24 vjeç, banues në Krujë,
K. K., 30 vjeç, banues në Krujë.

Gjithashtu u bë ndalimi me iniciativë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, i shtetasit A. K., 45 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë.

Nga teresia e veprimeve hetimore e proceduriale, ka rezultuar se këta shtetas , në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Canabis Sativa ne zonën e pyllëzuar të fshatit Brret, Mal Brret dhe Picrrage të rrethit Krujë,e cila është asgjesuar në periudha të ndryshme.

Po gjatë orëve të fundit është finalizuar një tjetër operacion i koduar “Ndëshkimi 4”, ku pas nje hetimi 3 mujor me Metoda Speciale Hetimi, ne funksion te procedimit penal te vitit 2019 u bë ekzekutimi i masave te sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer ne bashkëpunim, për shtetasit ;

F. D., 23 vjeç, banues në Fshatin Borizane, Krujë
S. D. 20 vjeç, banues në Borizane, Krujë.
K. T, 22 vjeç , banues në Lac te rrethit Kurbin.

Dhe u bë shpallja në kerkim e shtetasit A. D. 27 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike në zonen e pyllëzuar të fshatit Borizanë, Krujë, në periudha të ndryshme, të cilat janë asgjesuar nga Policia.
Gjithashtu po në vijim të operacionit “Ndëshkimi 4”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B.U., 50 vjeç, dhe S.U., 20 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre, u janë gjetur fidanë të dyshuar narkotikë canabis sattiva, si dhe një sasi lënde narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 14 aparatë celularë dhe 1 automjet.

Vazhdon puna për dokumentimin ligjor të kesaj veprimtarie kriminale.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Krujë për veprën penale të “Kultivimit te bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim .

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Zbulohet arsyeja pse prezantuesja “braktisi” emisionin “My Living”

VIDEO/ Zbulohet arsyeja pse prezantuesja "braktisi" emisionin “My Living”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Do monitorojmë edhe shportën e konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri sa çmimi i naftës të stabilizohet

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belerit, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg!

March 27, 2026
E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

March 27, 2026
Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

March 27, 2026
Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

March 27, 2026
Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In