• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy “non grata”, dy standarde

by Mero Baze
03/11/2022 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njoftoi të enjten më 3 nëntor  vendimin për konfiskimin e pjesës më të madhe të pasurive të zotëruara nga biznesmenit Ylli Ndroqi, njëherësh dhe pronar i dy kanaleve televizive, ju sekuestrua sot shumica e pasurive të tij, dhe kuotat e pjesshme në dy kanalet televizive, për shkak të asaj që Gjykata Speciale Antikorrupsion e konstatoi si mos justifikim pasurish.

Gjykimi ndaj zotit Ndroqi nisi pasi ai u shpall person “a non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Departamenti i thesarit. Nuk pati ndonjë kallëzim të ri ndaj tij as ndonjë fakt të ri që të niste hetimi. Në fakt nuk dua të gjykoj hetimin e tij por standardin e dyfisht që SPAK ka përdorur për Familjen Ndroqi dhe për Familjen Berisha.

Familja Berisha është shpallur“a non grata” madje me përkufizim nga Sekretari i Shtetit si familje e përfshirë në korrupsion madhor duke përdorur pushtetin politik, plus akuzave të tjera për minim të demokracisë dhe shantazh ndaj sistemit të drejtësisë.  Për familjen Ndroqi nisën menjëherë hetimet , u bën verifikime dhe u arrit në një përfundim që ai ende e konteston.

Për Familjen Berisha jo vetëm që nuk ka nisur asnjë hetim formal, por gjykatat tona kanë frikë të japin dhe vendime që lidhen me Berishën apo njerëzit afër saj. Madje dhe vendimin për Salianjin e shtyjnë nga frika e tij. Nuk po flas për gjyqin e vulës që u bë legjendë.

Nuk dua të numëroj së paku dhjet çështje të rënda penale që lidhen drejtpërdrejt me Sali Berishën, që kanë të bëjnë me vrasje personash që nga Remzi Hoxha e deri tek 21 janari, por së paku të bëjnë ndaj familjes së tij atë që bënë ndaj familjes Ndroqi. Djali i Sali Berishës njësoj si Ylli Ndroqi drejton në hije një kanal televiziv me të ardhura atë padeklaruara kurrë. Njësoj si drejton në hije Partinë Demokratike të babait vet.

Përse SPAK nuk nis një hetim formal kryesisht ndaj familjes Berisha, të verifikoj pasuritë e tyre, legale dhe të lidhura me ta, vilat nga Lalzi në Rolling Hills, apartamentet në Tiranë dhe gjithçka tjetër. Ndoshta i nxjerr dhe të pastër dhe na mbush mendjen që me rrogën e babait kryeministër dhe mamit si foto modele biznesmenësh, kanë mundur të bëjnë ca pasuri.

Por përkundër kësaj Arben Kraja ka thënë publikisht se nuk mund të nisin hetime pa denoncime , kur është pyetur për Berishën.

Po ja që për Ylli Ndroqin i ka nisur pa denoncime por kryesisht pasi u shpall person “a non grata” .Të dy janë të dizajnuar me të njëjtin standard nga SHBA, para opinionin publik. Berisha e ka më të rend akuzën familjarisht pasi e ka nga Sekretari i Shtetit, dhe përfshin korrupsioni madhor, minimin e demokracisë dhe shantazhimin e sistemit të drejtësisë. Por ja që drejtësia jonë, për dy “non garta” ka dy standarte. Tjetër standard për familjen Ndroqi, tjetër për familjen Berisha. Njërin e heton gjykon dhe ndëshkon, tjetrin e shikon e  dëgjon dhe pastaj e adhuron.

Next Post
FOTO/ Ndërron jetë mjeshtri dhe operatori i njohur shqiptar

Emri/ Bota e kinemasë në zi: Aktorja e njohur humb jetën pas aksidentit të shumëfishtë. Ishte 26 vjeçe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In