• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy njerëzit më të rrezikshëm në Shqipëri dhe lista e turpit!

by Lutfi Dervishi
28/03/2022 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

E. K është një prej njerëzve që drejtësia jonë e konsideron të rrezikshëm. Akuzohet se ka tentuar të vrasë dikë. Gjykata jonë ka çmuar se duhet të qëndrojë në arrest shtëpie. Për këtë arsye, në çdo ditë që ka dhënë Zoti, prej një viti e gjysëm, E.K ruhet nga 21 policë të forcave speciele!

Por, sigurisht që ka edhe të tjerë më të rrezikshëm. Njëri prej tyre dhe më i spikaturi është Thoma Gëllçi, prej gjysëm viti, gjykata jonë e ka cilësuar shumë të rrezikshëm dhe ka thënë se ky njeri duhet të qëndrojë i izoluar në burg! Në këtë rast shteti kursen. Nuk ka nevojë për policë për ta ruajtur në shtëpi.

çfarë ka bërë i pari që ruhet nga forcat speciale? E. K akuzohet se ka tentuar të vrasë dikë. Personi i dytë, Thoma Gëllçi, ish drejtori i RTSH-së duhet të ketë tentuar të vrasë më shumë se një njeri, ose një njeri ku e ku më të rëndësishëm se i pari sepse gjykatat e të gjithë shkallëve, përfshi edhe fort të nderuarit gjyqtarë të gjykatës së Lartë kanë vlerësuar se për shkak të rrezikshmërisë që paraqet duhet të hetohet dhe gjykohet duke i hequr lirinë.

Një vit prokuroria e Tiranës dhe dy vjet SPAK (plot tre vite!) kanë hetuar me imtësi veprimtarinë profesionale, personale dhe shoqërore të Thoma Gëllçit. Në fund në mbyllje të hetimit të thuash u katandis kokoshi një thelë, është fyerje për këtë proverb. Akuzohet se ka shpërdoruar detyrën sepse ka shtyrë me 2 javë (po, po plot dy javë) zbatimin e një kontrate.

Kisha menduar se drejtësia jonë anekdodike nuk do ta tejakonte rastin flagrant të viteve 2000 kur dënoi me burg A. B, njeriun që sinjalizoi i pari kë mundi për mundësinë e vjedhjes së thesarit të shtetit. Dhe nëse nuk ju kujtohet, akuza në atë kohë e akuzonte se me sinjalizimet e vazhdueshme tek eprorët e tij dhe institucionet kishte “vënë në gjumë” këto instanca. Saktësisht: “me paralajmërimet e shumta me shkrim, që nga eprorët e deri te Presidenti Republikës vuri në gjumë institucionet”. Edhe sot e kësaj dite drejtësia nuk e shpjegoi dot si “i vuri në gjumë”.

Tani të ndalemi pak te njeriu më i rrezikshëm, është personi që transformoi Transmetuesin Publik në një transmetues publik. E mori në shekullin e XX dhe nga pikëpamja teknologjike e dërgoi në shekullin e 21! Nga pikëpamja editoriale vendoi një standart model për gjithë rajonin. (Tenderi për të cilin akuzohet është për RTSH -Agro; kanal televiziv që sot gjykohet se nuk duhet më sepse në këtë vend vetëm 50% e popullsisë jeton në fshat, se bujqësia bashkë me turizmin japin vetëm 35% të prodhimit përgjithshëm, se këtu bëhet fjalë vetëm për 200 mijë fermerë dhe sot pavarësisht luftës në Ukrainë dhe kthimit të vëmendjes te bujqësia, turizmi, prodhimi vendas- nuk ka pikë rëndësie). Kjo është një çështje e mbyllur.

Pas hetimeve të detajuara mbeten dy pyetje shumë të thjeshta:

1) Kë ligj ka shkelur Thoma Gëllçi?
2 Sa është dëmi i krijuar?
Ndonjëherë pyetjet e thjeshta kanë përgjigje të vështira dhe anasjelltas. Nëse për pyetjet e para përgjigjet do të jenë në tagrin e prokurorisë dhe gjykatës, ka disa pyetje të tjera: kush ka qenë i interesuar që Thoma Gëllçi të qëndrojë në burg? Kush ka qenë i interesuar që të shkarkohet në kundërshtim me ligjin nga detyra? Kush ka qenë i interesuar për ta penguar për të kandiduar për mandatin e dytë? Kush ka qenë i interesuar që të mbetet i izoluar?- përgjigja për këto pyetje është sa e lehtë aq edhe e vështirë!

Koha është gjykatësi më i mirë, por njëkohësisht edhe më i pamëshirshmi.

Si është e mundur që gjykatës në gjykatën e Tiranës, gjykatës në gjykatën e Apelit, gjykatës në gjykatën e Lartë, kanë çmuar se Th. G duhet të qëndronte në burg pavarësisht se akuza në mënyrë të përsëritur ka dështuar të provojë jo rrezikshmërinë që është qesharake, por edhe fakte, apo prova se njeriu duhet të hetohet duke i marrë lirinë?!

Duke perifrazuar një avokat të njohur si është e mundur që “këta kanë frikë të zbatojnë ligjin dhe nuk kanë frikë ta shkelin atë?!”

Ka qenë një nen në kodin pena: “vendim haptaz i padrejtë” është hequr sepse Gjykata Kushtetuese e ka gjykuar si cënim të pavarësisë së gjyqësorit.

Eshtë e qartë se do të duhet kohë që të kemi gjykatës dhe prokurorë me integritet. Do të duhet edhe më shumë kohë që të kemi gjykatës dhe prokurorë të guximshëm, Do të duhet kohë që të tejkalojmë betejën për statistika dhe “koka turku”, por si fazë e ndërmjetme ndoshta duhet të krijohet lista e turpit!

Lista e turpit që mund të nisë me prokurorët dhe gjyqtart e A. B që akuzuan dhe e dënuan me të padrejtë, se kishte “vënë në gjumë institucionet” për të përfunduar te lista e prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë vendosur që “personi më i rrezikshëm” në Shqipëri është Thoma Gëllçi! (Po ta kishin akuzuar për luftën në Ukrainë, edhe në mos gjetshin prova, do të bindnin opinionin). Lista e fundit duhet përditësuar edhe me markën e celularëve të mençur që mbajnë gjatë shqyrtimit/gjykimit gjykatësit/et fort të nderuara.

Jetojmë në një kohë ku po shterrojnë lumejtë, por jo turpi! Dhe në kushtet e shtrenjtimit të bukës nuk mund t’i themi më askujt (përfshi njerëzit e drejtësisë) që ta hajnë turpin me bukë.

Next Post
“The making of Albanians”

Trushplarja e njerëzve të PD-së, e ardhmja dhe loja aspak e ndershme Berisha-Bashë

Comments 3

  1. Redi says:
    4 years ago

    ÇFARE HALLI KA KY LYTJA QE ME SHUME SE NJE HERE GJUAN DREJTESINE DHE SPAK PER TRAJTIMIN SPECIAL QE PO I BEN THOMA GELLCIT, ISH DREJTORI I RTSH DHE SHEF I LYTE DERVISHIT I CILI NENJE TE LUNTE ROLIN E KESHILLTARIT ETJ. NUK SHQETESOHET MARTI LEKU KAQ SHUME SA LYTI, QE KA BO NAMIN EDHE ME SHUME SE THOMAI KUR ISHTE ZVENDES I TIJ. PO AHERE CKA LYTE DERVISHI QE SHQETSOHET KAQ SHUME DHE GJUN SPAKUN

    Reply
  2. Lili says:
    4 years ago

    Të lumtë! Free for Thoma Gëllçi

    Reply
  3. Iliri says:
    4 years ago

    O dervish veremliu ,cfar po thua a lummadh ?!?! Po thomai duhet kalbur ne burg ore truapshplare, por edhe ti duhet ta mbyllesh ate bucen tende , se je derdimen dhe nuk mund te japesh mend drejtesise ,sado e dobet te jete o larash pa ngjyre!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI+FOTO/ Goditet banda e drogës në Greqi, mes tyre edhe një këngëtar nga Tepelena

EMRI+FOTO/ Goditet banda e drogës në Greqi, mes tyre edhe një këngëtar nga Tepelena

December 19, 2025
I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe

I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe

December 19, 2025
Avokati i Ballukut dhe PD kërkojnë USB-në me ‘sekretin hetimor’, që është kyçur në kasafortë

Avokati i Ballukut dhe PD kërkojnë USB-në me ‘sekretin hetimor’, që është kyçur në kasafortë

December 19, 2025
Mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, Rama: Shkelësit identifikohen në kohë reale

Mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, Rama: Shkelësit identifikohen në kohë reale

December 19, 2025
Kurti pas balotazhit: S’na ndali dot as bashkimi i gjithë kundërshtarëve… Qeverisim në 7 komuna

BE hoqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës, reagon Kurti: Opozita bllokoi 1 miliard euro

December 19, 2025
“OJF në Shqipëri, shushunja”, Hila për përmendjen e Berishës në Kongresin Amerikan: E ekzagjeruar të thuash se zhurma u bë për të!

SPAK mund të hetojë krimin, por jo të shthurë shtetin

December 19, 2025
“3 javët më të këqija të jetës!” Enisa përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

“3 javët më të këqija të jetës!” Enisa përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

December 19, 2025
Vizita e Spiropalit në Athinë ‘bezdis’ mediat greke: Gerapetriti përulet para ministres shqiptare

Vizita e Spiropalit në Athinë ‘bezdis’ mediat greke: Gerapetriti përulet para ministres shqiptare

December 19, 2025
BE kërkon të përdorë asetet e ngrira ruse, Putin: Është vjedhje… pasojat janë shumë serioze për hajdutët

BE kërkon të përdorë asetet e ngrira ruse, Putin: Është vjedhje… pasojat janë shumë serioze për hajdutët

December 19, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Dhjetor 2025

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In