• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy nisma, një qëllim! Ku ndahen e ku bashkohen ‘dekomunistizimi’ i PD me ‘dosjet e Sigurimit’ të PS

by Java News
06/08/2022 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Socialistët e demokratët e mbyllën sesionin parlamentare me prezantimin e dy nismave, atë për dosjet e ish-Sigurimit të shtetit dhe për dekomunistizimin. Asnjëra prej tyre nuk u depozitua zyrtarisht në Kuvend para nisjes së pushimeve verore.

Kjo do të thotë se në qarkullim për publikun të dyja palët kanë hedhur drafte jozyrtare, që në momentin që do të depozitohen e deri kur të miratohen (nëse do të miratohen) mund të jenë objekt ndryshimesh.

Por, çfarë parashikojnë dy nismat? Ku ndahen, e ku bashkohen? Cili do të jetë ndikimi i tyre në jetën politike e shoqërore të vendit? Në vetvete, dy nismat nuk kundërshtojnë njëra-tjetrën, por më së shumti janë përplotësuese.

Nisma e socialistëve mori shkas nga dyshimet e hedhura nga Autoriteti i Dosjeve se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ata thonë se ajo adreson, një shqetësim të ngritur nga Autoriteti, që pengohet ligjërisht për të verifikuar në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit zyrtarë të lartë e politikanë që janë të pajisur më herët me certifikata pastërtie të figurës nga dy komisionet Mëzini e Bezhani.

Duke reflektuar këtë kërkesë të Autoritetit të Dosjeve, socialistët kërkojnë shfuqizimin e pikës 4 të nenit 29 të ligjit për informimin për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Pika e nenit 29 që propozohet të shfuqizohet

Por, kjo nuk është kërkesa e vetme. Nëse Autoriteti në kërkesat e dorëzuara Kuvendit në 2018, 2020 dhe në kërkesën e fundit nuk nënkupton efekte prapavepruese të ndryshimeve ligjore, socialistët duan ta përfshijnë këtë pjesë në ligj, duke detyruar të gjithë politikanët e zyrtarët që janë të pajisur me certifikata pastërtie figure që të kalojnë në filtër. E thënë më thjesht, një formë vettingu ku të pajisurit me këto certifikata duhet të provojnë që nuk kanë dosje të ish-Sigurimi i Shtetit.

Nisma çohet edhe më tej me propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Pjesa më e madhe e ndryshimeve që propozohen janë proceduriale, që lidhen me afatet e mënyrën e dorëzimit të formularëve të vetëdeklarimit për kandidatët në zgjedhjet vendore dhe qendrore, ndërsa thelbi është ndalimi i kandidimit të personave që kanë dosje te ish-Sigurimi i Shtetit.

Partia Demokratike nga ana tjetër ka sjellë në vëmendje nismën e prezantuar fillimisht që në 2018-n për dekomunistizimin e shoqërisë. Nisma, sipas kreu të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj jo vetëm që nuk bie ndesh me propozimin e socialistëve, por është përplotësuese me të.

“Me ofrimin e projektligjit për shpalljen muze kombëtar të Kampit të Punës së Spaçit dhe Kampit të Internimit të Tepelenës, projektligjin për hapjen e plotë të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, dekomunistizimin e shoqërisë e shtetit, dhe me një proces lustrimi të plotë, të sinqertë, sipas standardeve dhe nevojës së brendshme, shlyejmë borxhin ndaj së shkuarës dhe përmbushim detyrimin ndaj së ardhmes!”, deklaron ai.

Si draft jozyrtar, edhe kjo nismë mund të pësojë ndryshime gjatë rrugës për miratim në Kuvend, siç kanë ndodhur shpesh në të shkuarën projektligje të ngjashme. Megjithatë, varianti jozyrtar i Partisë Demokratike është shumë më i ashpër se ai i socialistëve në ndëshkimin e bashkëpunëtorëve të komunizmit.

Nëse PS me propozimin e vet shënjestron vetëm punonjësit, apo bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, nisma e PD-së kërkon bërjen publike të këtyre dosjeve dhe është më e zgjeruar duke u shtrirë efektin në të gjithë shoqërinë.

Projektligji, deklaroi deputetja Oriola Pampuri, sanksionon “natyrën kriminale të regjimit totalitar komunist”, “regjimin totalitar komunist”, “simbolet e regjimit totalitar komunist”, “propagandën e regjimit” dhe “organet e diktaturës komuniste”.

Hapi i dytë, sipas konceptit të PD-së është shtrirja e efektit të dekomunistizimit përmes arsimit dhe kulturës në vend, duke ndryshuar kurrikula, programe mësimore, e deri te ndalimi i muzikës e filmave që promovojnë propagandën komuniste.

Si qëllim final nismat e PS dhe të PD kanë ndalimin e bashkëpunëtorëve të komunizmit nga e drejta për t’u zgjedhur si përfaqësues të popullit, qoftë në nivel vendor, qoftë në nivel qendror. Dallimi është se PS synon të kushtëzojë këtë ndalim vetëm te ish-punonjësit, apo ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, ndërsa PD ta shtrijë edhe te idhtarët e regjimit, apo ish-zyrtarë e funksionarë të regjimit./Si

Next Post
Pse Kosova s’e falënderoi Shqipërinë për rezolutën kundër raportit të Dick Marty-it?

Sulmi me armë ndaj policisë në Ujman/ Kurti: Pas tensioneve në veri, bandat kriminale qëllojnë sërish ndaj patrullave tona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In