Dy automjete janë gjetur të djegura nga policia e Vlorës në fshatin Bunavi, Policia u njoftua për ngjarjen nga një telefonatë në sallën operative.
Me mbërritjen në fshatin Bunavi u konstatuan dy automjete të djegur. Njëri rezultoi furgon në pronësi të një personi me inicialet A.A, i cili ditën e sotme denoncoi në polici se në mbrëmje i kanë vjedhur automjetin.
Ndërkohë, makina e dytë, një automjet tip Golf, rezulton të ketë të vendosura targa të një tjetër mjeti, pra të falsifikuara.
Policia ka dyshime se automjetet mund të jenë përdorur për ndonjë ngjarje kriminale dhe më tej të jenë djegur nga autorët për të fshehur gjurmët.
“Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve”, – thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen./a.m.