• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy mite të rreme të Lulzim Bashës, që po ja shfryjnë kundërshtarët

by Mero Baze
03/06/2021 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Gara në Partinë Demokratike deri tani ka prodhuar dy gjëra pozitive, të cilat po i nxjerrin kundërshtarët e Lulzim Bashës, nga kurthi që ai tentoi t’i fusë.

E para, kur ai tentoi t’i kompleksojë me mbështetjen e Berishës, edhe pasi SHBA e futi në listë të zezë, duke bërë sikur fliste “me heshtjen e tij” pro Berishës.

Dhe e dyta, duke i kompleksuar me pyetjen retorike, “Nëse thoni se zgjedhjet më 25 prill ishin të lira, atëhere jap dorëheqje…”

Kurthin e parë e shpërthyen dy kandidatët në garë, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadillli. Të dy kandidatët në garë, kanë tejkaluar komplekset ndaj Sali Berishës dhe janë takuar me ambasadoren e SHBA në Tiranë, të cilën “Klani Berisha” e ka shpallur armike, duke u përcaktuar kështu qartë pro qëndrimit amerikan ndaj Berishës.

Kjo mund t’i dëmtojë më 13 qershor, por pas 13 qershorit këtë do ta bëjnë të gjithë, përfshi dhe Lulzim Bashën.

Kjo i lë në derë Lulzim Bashës mashtrimin që bën me demokratët . Ai po përpiqet të heshtë dhe të mos shprehet për këtë temë, me shpresë që të fitojë një herë mandatin më 13 qershor, e më pas natyrisht t’i vërë shkelmin Berishës.

Pra po vepron dy herë shëmtuar. Njëherë duke mashtruar zgjedhësit e tij, tani dhe duke nxitur frymë anti-amerikane në parti, e më pas duke u justifikuar që “Berishën do na duhet ta zbojmë, se nuk e duan amerikanët”.

Kjo në thelb është vjedhje zgjedhjesh dhe duhet t’i numërohet si e tillë pas zgjedhjeve, pasi është duke bërë një mashtrim elektoral.

Në momentin kur Lulzim Basha pas zgjedhjeve të dalë kundër Berishës, dhe kjo është e sigurtë që do dalë, atij i duhet kërkuar votëbesim, pasi ka fituar me mashtrim.

Përpjekja e tij e parë për të kompleksuar kundërshtarët me mitin e rremë të Sali Berishës dështoi dhe diga tani është çarë. Rivalët e tij po konkurrojnë edhe kundër Sali Berishës, ndryshe nga Basha, i cili shpreson të fitojë me votat e Berishës, dhe pastaj ta shesë atë.

Kurthin e tij të dytë e ka zhbërë sot Edit Harxhi. Ajo ka deklaruar se i njeh zgjedhjet e 25 prillit dhe se shifrat flasin qartë. Edhe dy kandatë e tjerë e kanë thënë këtë më parë, duke pranuar humbjen, por deklarata e Harxhit është më e qartë.

Për herë të parë në PD po shfaqen njerëz që vënë llogjikën në punë dhe nuk sillen rrotull klisheve të prodhuara nga selia e SHQUP.

Tani Lulzim Bashës i janë rrëzuar të dy kauzat me të cilat kërkonte t’i bindte demokratët, se ai është fitues i 25 prillit dhe se ka mbështetjen e Berishës.

Pra pyetjes retorike të Bashës “nëse thoni se PD ka humbur…” kundërshtarët po i përgjigjen, “Po, mendojmë se PD ka humbur nën drejtimin tend”.

Ashtu dhe si ka ndodhur vërtetë. Po ashtu, kundërshtarët po marrin qëndrim kundër Berishës.

Të marrësh në këtë garë qëndrim ndaj Berishës, është ndershmëri gare. Është po kaq e ndershme të marrësh qëndrim dhe pro Berishës në këtë garë.

E vetmja gjë e pandershme, është të bësh si Lulzim Basha, që kërkon të jetë në heshtje me Berishën deri më 13 qershor dhe pastaj kundër tij, për të vazhduar në krye të partisë.

E di që shumë njerëz nuk besojnë tek kjo garë brenda PD, se u duket fallco. Dhe ka plot elementë të tillë. E di që shumë vetë presin të “lindë” brenda 24 orëve një Berishë tjetër të mundi Lulin. Por këto janë ëndrra në diell.

Në PD për herë të parë pas më shumë se 25 vitesh, po kthehet në debatin politik llogjika, që ka qenë “non grata” në oborrin e asaj selie.

Dhe kjo nuk është pak. Kjo e thërmon çdo manekin që përsërit si papagalli gënjeshtra që nuk i beson vetë, por që shpreson që t’i besojnë militantët që e mbajnë kryetar. Kjo është sifda reale ndaj Lulzim Bashës, për të cilën ai nuk do flasi deri më 13 qershor.

Next Post
DASH nxjerr raportin për Kosovën: Shumë zyrtarë të korruptuar ende me pozita në administratë

SHBA fut në 'listën e zezë' zyrtarët bullgarë (nuk ishin kundër ndryshimit të kufijve si Berisha)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

April 5, 2026
Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

April 5, 2026
Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

April 5, 2026
Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

April 5, 2026
Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

April 5, 2026
Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

April 5, 2026
Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

April 5, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

April 5, 2026
“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

April 5, 2026
Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In