• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy ministra në një derë…

by Mero Baze
23/06/2020 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një rivalitet qesharak mes ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në detyrë, Cakaj, dhe ish- ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Bushati, të dy të një partie, rivalitet që sot ka pasur shkëlqimin e vet.

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, iu gëzua rezultatit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke lënë të kuptojë se janë fituar 4, ose 3 deputetë, për shkak të punës së tij.

Në fakt, kur u numëruan votat, thjesht kanë fituar dy deputetë. Kaq depuetë i ka pas marrë Riza Halimi 15 vite të shkuara edhe nën Milosheviçin. Pra thjesht nuk ka ndonjë gjë të re nga Lugina, përveç pjestimit të partive shqiptare, nga 1 në 5.

Nuk mendoj se suksesi do varej nga Gent Caaj dhe sikur të ndodhte, pasi faktori shqiptar atje ndërkohë është përçarë, dhe as mendoj se kanë dështuar prej tij. Kështu që protagonizmi i tij në këtë pikë, është pa lidhje. Biles kjo është më shumë punë e Pandeli Majkos, se sa e tij.

Nga ana tjetër, ish- ministri i Jashtëm Bushati, që ka qenë shumë normal kur ishte ministër, është bërë edhe më qesharak se sa Cakaj. Me sa duket ai në këtë botë ndjek pas vetëm Gent Cakajn, dhe jo se çfarë ndodh realisht.

Sapo ka parë që Gent Cakaj është lavdëruar që Lugina ka fituar 4 deputetë, ka dalë në një intervistë në një TV, dhe ka kritikuar shqiptarët në Luginën e Preshevës që kanë hyrë në zgjedhje, pasi kanë shtuar numrin e deputetëve, dhe sipas tij, kështu ndihmojnë Vuçiqin, i cili nuk kishte opozitë në zgjedhje.

Po të mos të isha i bindur që nuk udhëhiqet nga logjika, por nga Gent Cakaj , ky ish- ministër duhet të bëhej copë nga shtypi për këto broçkulla.

Së pari, përpjekja e tij për t’u shqetësuar më shumë për demokracinë në Serbi, se sa për faktorin shqiptar, është qesharake. Ata që kanë bojktuar zgjedhjet e Vuçiq nuk janë  forca pro perëndimore, as liberale, por bandat e Arkanit dhe mbeturinat e Sheshelit, një amalgamë partish fashistoide e anarkiste, që duke e ditur se humbasin zgjedhjet, thjesht i bojktojnë ato. Në Serbi kjo është një traditë shumë e vjetër, 30- vjeçare, dhe shqiptarët nuk kanë mundur as ta rregullojnë demokracinë serbe, as ta korrigjojnë.

I vetmi para Ditmir Bushatit që ka dashur ta korrigjojë demokracinë serbe, ka pas qenë Sali Berisha më 1997, kur u bëri thirrje kosovarëve të mbështesnin protestat e opozitës në Beograd, për të shpëtuar nga trazirat në Tiranë. Por dhe ai, edhe pse e kishte për hall të vet, ishte më palën më të mirë të Serbisë, atë të Gjingjiqit, që së paku ishte pro-perëndimor.

Kurse kjo qarja për demokracinë e gjymtuar serbe, nga mungesa e Sheshelit në zgjedhje, është më shumë se qesharake. Ditmir Bushati ka hyrë vetë në zgjedhje pa opozitë vitin e kaluar, dhe nëse e kishte këtë ndjeshmëri, mund t’i bojkotonte, meqë nuk kishte opozitë.

Së dyti, këto thirrjet banale për unifikimin e faktorit shqiptar në Luginë, rreth një “projekti shqiptar”, janë po aq shkollareske nga çdo politikan që jepen nga Tirana, a Prishtina qoftë.

Shqiptarët që jetojnë në Serbi i kanë siguruar të drejtat politike dhe duhet të luftojnë të përfaqësohen në institucionet e Serbisë. Tirana zyrtare së paku nuk mbështet ndonjë ndarje të tyre nga Serbia.

Dhe një projekt që u pëshpërit nga Hashim Thaçi, u bë copë ende pa u artikuluar, pasi u konsiderua sikur qe pjesë e planit të paqes Kosovë- Serbi. Biles Bushati mendon se kjo është arsyeja që ai është zëvendësuar me Gent Cakajn.

Tani duhet të zgjedhë që Gent Cakajn ta sulmojë, ose si politikan që do të integrojë shqiptarët në institucionet serbe, siç është kjo e zgjedhjeve, ose  që ata këkron t’i bashkojë me Kosovën, se do korrigjojë kufijtë.

Duhet të zgjedhim një prej tyre, se të dyja nga inati i Bushatit nuk i mban dot Genti i vogël.

Dhe së fundmi, politika  e jashtme e Shqipërisë duhet të shqetësohet vetëm për liritë politike  të faktorit politik shqiptar jashtë Shqipërisë, dhe jo për të drejtat e organizimit politik të tyre.

Ajo që Shqipëria bëri me faktorin politik shqiptar në Maqedoni dy vite më parë, ishte korrekte, pasi i bashkoi ata pas zgjedhjeve, për të larguar nga pushteti një regjim që i diskriminonte shqiptarët. Kjo është korrekte dhe është në frymën e garantimit të lirive të shqiptarëve.

Këto protagonizmat lokaliste për t’u përfshirë në zgjedhjet në Tuz, në zgjedhjet në Luginë, në zgjedhjet në Kërçovë etj, ka rrezik që më shumë e dëmtojnë Tiranën zyrtare, se sa i ndihmojnë shqiptarët atje ku janë.

Lerini shqiptarët nëse janë të lirë politikisht, të bëjnë çfarë të duan. Dhe për fat, sot shqiptarët janë të lirë në Ballkan. Se në përpjekje për të bashkuar ata aty ku janë, tregoni sa të ndarë jeni këtu ku votoheni dhe paguheni.

Next Post
E frikshme! Krijesë e çuditshme në bregdetin e Sarandës, qytetari: Është peshkaqen

E frikshme! Krijesë e çuditshme në bregdetin e Sarandës, qytetari: Është peshkaqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

March 10, 2026
Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

March 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

March 10, 2026
Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

March 10, 2026
Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

March 10, 2026
Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

March 10, 2026
Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

March 10, 2026
Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

March 10, 2026
Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In