• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dy ministra në burg, të tjerë e kanë radhën”/ Basha: Dëgjojnë tringëllimat e prangave e flasin për bravat

by Java News
18/02/2022 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prezantimin e kandidatit të Partisë Demokratike, Ferdinand Saraçi, në Rogozhinë, kryedemokrati Lulzim Basha u ndal edhe tek afera e inceneratorëve. Basha theksoi ndër të tjera se korrupsioni e ka shoqëruar këtë vend gjatë këtyre 30 viteve, por kurrë më parë nuk ka pasur një skandal të këtyre përmasave.

Basha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjësin kryesor. Sipas kreut të demokratëve komisioni do të vijojë punën dhe se ministra të tjerë e kanë radhën.

“Po e shikoni në komisionin e inceneratorëve sesi qajnë kur ballafaqohen me fakte që i kanë detyruar të hedhin firmën për tu vjedhur shqiptarëve 430 milion euro. i kanë detyruar. Me vetëdije apo pa vetëdije kanë firmosur tu hiqet buka e gojës vogëlushëve, pensionistëve, fermerëve.

Komisioni i ineceratorëve provoi atë që kemi 6 vite që e denoncojmë. Kauza jonë është e drejtë. Kjo fabrikë që nuk djeg plehra, por paratë e Edi Ramës. Nuk ka pasur një skandal të këtyre përmasave.

Për fat të keq korrupsioni ka qen shoqërues i këtyre 30 viteve por kurrë më parë nuk kemi parë një babëzi. Na kanë sulmuar këto 6 vite që thonim të vërtetën.

Të gjithë këta ishin bashkë dhe Edi Rama nuk kishte dijeni endni ju. Guxojnë këta pas shpinës së Edi Ramës. Padiskutim që jo. Prandaj komisioni do të vazhdojë punën. Ata që kanë filluar të paraqiten para dyerve të SPAK janë prova më e mirë, që hedh poshtë të gjithë sulmet ndaj PD. do ti intensifikojnë sulmet. Sa më shumë u dëgjohet tringëllima e prangave aq më shumë kanë filluar të flasin për bravat. Dy ministra i ka prapa bravave, të tjerë e kanë radhën. Ky është nga ata që i bën kurban. Por nga e vërteta nuk shpëton dot”, tha Basha.

Ndërkaq, Ferdinand Saraçin, Basha e cilësoi si të duhurin për të drejtuar bashkinë e Rrogozhinës. “Siç i ka dalë zot familjes së tij biologjike, Ferdinand Saraçi vjen sot këtu para jush, jo për të kërkuar privilegje, as për të marrë, por për ti dalë zot Rrogozhinës, Shenaballajt, Kryevidhit dhe Lekajt.

Me pasion për njerëzit e këtij vendi, i palodhshëm siç e njohim të gjithë, në krye të një dege që kam krenarinë ta them se, ka kryer ndoshta numrin më të madh të protestave, krahasuar me gjithë degët e tjera, kudo ku ka pasur padrejtësi, sepse ju, demokratët dhe qytetarët e Rrogozhinës, jeni mobilizuar dhe jeni përgjigjur thirrjeve, për tu ngritur kundër padrejtësisë edhe kur ajo padrejtësi, nuk keni pritur të vijë ajo padrejtësi tek shtëpia juaj, mbi shpinën tuaj, por jeni ngritur së bashku falë lidershipit dhe palodhshmërisë të Ferdinand Saraçit. 12 muaj na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme lokale”, tha kreu i demokratëve, teksa shtoi se maxhoranca nuk e donte Reformën Territoriale./m.j

Next Post
Opozitarizmi parlamentar që po djeg qeverinë Rama. Pse inceneratoret po tronditin themelet e…

Opozitarizmi parlamentar që po djeg qeverinë Rama. Pse inceneratoret po tronditin themelet e…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In