• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kulturë

Dy mbrëmje magjike të sopranos Nina Muho dhe “Traviata” që nuk rresht së na magjepsuri!

by A R
04/10/2025 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 2 shtator 2025 Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor të Shqipërisë ftonte artdashësit të merrnin pjesë në shfaqjet e sezonit të vjeshtës. Si një udhëtim në të gjitha dimensionet e artit, kalendari premtonte nota, ngjyra, emocione! Kalendari artistik i katërmujorit të fundit të vitit vinte me premiera, rivënie dhe bashkëpunime ndërkombëtare duke synuar mbi të gjitha afrimin e publikut dhe sidomos të të rinjve pranë këtij institucioni të rëndësishëm kulturor kombëtar. Hapja e sezonit operistik u krye me një nga kryeveprat e kompozitorit Xhuzepe Verdi, “La Traviata” e cila këtë herë erdhi nën regjinë dhe kostumografinë e mjeshtrit italian, Hugo De Ana dhe mjeshtërinë muzikore të dirigjentit Francesco Ommassinit.

Në këtë produksion binte në sy edhe prania e solistëve që kishin udhëtuar nga jashtë për t´u bashkuar me artistët shqiptarë. “La Traviata” u ngjit në skenë për 4 netë me radhë nga data 26 shtator deri në 29 shtator 2025. Biletat për të katërta netët ishin të gjitha të shitura. Skenografia,kostumet, koncepti dhe puna e asistent regjizorit Luca Barachini e çoi publikun në Parisin e fundshekullit të 20-të. Traviata është një nga operat më të interpretuara në botë, por edhe nëse ndonjëherë do të bëhej një sondazh mbi shfaqjen më të dashur nga publiku i gjerë, me siguri kjo operë do të qendronte në krye të parapëlqimeve.

Opera kudo gjen suksesin që e ka shoqëruar dhe e shoqëron edhe sot. Në mesin e adhuruesve të “La Traviatës” janë si spektatorët që vijnë me kërshërinë për të ndjekur produksionin, ashtu edhe ata që vijnë të shohin në skenë artistët e parapëlqyer. Padyshim mes tyre janë edhe publiku meloman që nuk lë shfaqje pa ndjekur. Kur merr një biletë për të parë “La Traviatën” shumëkush pyet: “Cila është Violeta? “Po Alfredon kush e luan”? Në katër mbrëmje të kësaj vjeshte në skenë u ngjitën tri soliste në rolin e Violetës.

Nata e pare e shumëpritur e këtij sezoni mori edhe më shumë vëmendje falë një incidenti në skenë që bëri që solistja të mos interpretonte edhe natën përmbyllëse të kësaj shfaqjeje. Por ndërsa jehona e një situate të paparashikueshme qarkullonte ende në media, artistët vijonin punën duke i dhuruar publikut netë të paharrueshme. Pas sopranos Zuzana Marková që interpretoi në natën e dytë erdhi radha e solistes Nina Muho të dilte para publikut.

Sopranoja e dashur për publikun u ngjit në skenë si një Violetë jo vetëm sic ishte programuar në datën 28 shtator por edhe në mbrëmjen pasuese si pasojë e një ndryshimi të detyruar nga kalendari i paracaktuar. Në rolin e Alfredos si partnerë të Muhos u ngjitën në skenë tenorët Oreste Cosimo dhe Mario Rojas. Bashkë me protagonistët kryesorë në skenë në rolin e Giorgio Germontit u ngjitën baritoni Solen Alla dhe Armando Likaj, solist bariton i TKOBAP-së.

Ndërsa njoftonte trupën interpretuese vetë Teatri e cilësonte sopranon Nina Muho, “si një zë dhe interpretuese bindëse për një repertor të gjerë operistik”. Trupa e produksionit që erdhi në Shqipëri ishte po ai produksion ku sopranoja Muho kishte bashkëpunuar si soliste në Operën Kombëtare të Zagrebit me po te njejtin rol. Me ndjesinë që të jep ngrohtësia e një bashkëpunimi të suksesshëm sopranoja Muho shprehej: “Jam e lumtur që e interpretoj këtë produksion në shtëpinë time në TKOB” ndërsa vijonte se për herë të parë këtë produksion e ka interpretuar në Zagreb.

Nina Muho e ka interpretuar rolin e Violetës thuajse 17 herë, nga të cilat disa herë në TKOB dhe shumë herë në skena ndërkombetare si në Operën e Kaljarit, në Teatrin “Xhuzepe Verdi” të Triestes, në Operën e Mariborit në Slloveni, në Operën Kombëtare të Zagrebit etj. Ajo ka interpretuar edhe natën e ndërrimit të viteve kur me trupën e Teatrit ‘Verdi’ të Triestes interpretonte pikërisht Violeta Valerinë dhe ‘La Traviatën’. Këtë shfaqje pati mundësinë ta ndiqte edhe publiku i gjerë falë transmetimit të drejtpërdrejtë përmes ekranit televiziv italian.

Këtë vit në Tiranë, për dy netë rresht, gjatë dy shfaqjeve të ” La Traviatës” Violeta Valeri e Nina Muhos bëri të ëndërrojnë e të vuajnë bashkë me të dramën e dashurisë, ashtu si në Parisin e largët, një publik i tërë, që nuk rreshti së duartrokituri me zjarr e së brohorituri zëshëm. Dirigjenti Ommassini thote se ajo posedon nje instrument te pasur ,te perdorshem per repertor te gjere dhe me kolore te vecante. Ne interpretimin e violetes ajo ka treguar pregatitje, profesionalizem, personalitet, grint dhe pasion italian te cilin e ka vleresuar shume!

Next Post
Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat nuk ndryshojnë

Kthjellime dhe vranësira... Parashikimi i motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama dhe Vuçiç i shkruajnë Brukselit: Na integroni tani në tregun e përbashkët dhe në Shengen!

Rama dhe Vuçiç i shkruajnë Brukselit: Na integroni tani në tregun e përbashkët dhe në Shengen!

February 28, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

February 28, 2026
Sulmi mbi Iranin, MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Sulmi mbi Iranin, MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

February 28, 2026
“Ulërima e luanit”/ Izraeli dhe SHBA-të sulmojnë me raketa Iranin

“Ulërima e luanit”/ Izraeli dhe SHBA-të sulmojnë me raketa Iranin

February 28, 2026
“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In