• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dy luftërat e Sirisë

by Java News
21/11/2015 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Christopher R. Hill

Siria po shkatërrohet nga dy luftëra. Njëra, mes presidentit sirian Bashar al-Assad dhe grupeve rebele si Ushtria e Lirë Siriane, mund të zgjidhet vetëm përmes një zgjidhje diplomatike – saktësisht lloji i zgjidhjes që bisedimet e paqes në Vjenë, me përfshirjen e një game të gjerë fuqish botërore dhe aktorësh rajonalë, po synojnë të arrijnë. E dyta, që po zhvillohet nga Shteti Islamik do të kërkojë një qasje shumë të ndryshme.

Sigurisht, lufta e Shtetit Islamik është, në një kuptim, edhe një luftë civile – si mes sunive dhe shiitëve dhe midis sunive në vetvete – dhe është e lidhur me luftën kundër Assad. Por aktet e tmerrshme terroriste të Shtetit Islamik në Beirut dhe Paris (pa përmendur sjelljen barbare të luftëtarëve në Siri dhe Irak) tregojnë se nuk mund të ketë bisedime – jo më kompromis – me liderët e IS. Asnjë marrëveshje politike, diplomatike apo territoriale me një grup të tillë – idetë fanatike të dhe praktikat vicioze të përplasjes me normat themelore të shoqërive të civilizuara – nuk mund të justifikohet.

Diplomacia do të duhet në këtë luftë. Ashtu si lufta është shpesh një element i diplomacisë, diplomacia ndonjëherë mund të jetë një element i luftës. Në luftën kundër Shtetit Islamik, diplomacia do të jetë thelbësore për të nxitur një aleancë të vendeve dedikuar ndaj asgjësimit total të grupit – që do të duhet të ndodhë në fushëbetejë.

Shteti Islamik, duhet të bien dakord të gjitha shtetet e rëndësishme – nuk ka rol legjitim për të vepruar ndokund. Kushdo, veçanërisht në rajon, që përpiqet të analizojë objektivat e grupit – që për shembull të mbështesë synimet anti shiitë, nëse jo metodat – nuk i përket kësaj lufte. Për të perifrazuar presidentin Bush, vendet duhet të marrin një vendim: ose të jenë me ne ose të jenë me terroristët.

Nuk është një çështje e prezantimit të një fonti të bashkuar. Sado që disa duan t’ia hedhin fajin për nxitjen e zhvillimit të Shtetit Islamik dështimit të liderëve shiitë në Irak për t’u angazhuar mjaftueshëm në terren me sunitë, ky shpjegim nuk është i plotë. Është e qartë se nuk ka Nelson Mandela mes radhëve të lidershipit shpesh të patakt dhe të pamëshirshëm të shiitëve të Irakut. Por nëse Shteti Islamik do të ishte veçse një mjet për luftën e sunive kundër sundimit shiit, konflikti nuk do të shkonte përtej zonave të populluara nga shiitët.

Ashtu si Pranvera Arabe, kaosi dhe dhuna që nxiti, tregoi se Izraeli nuk mund të fajësohet për të gjitha problemet e rajonit, lëvizja e Shtetit Islamik në zona që nuk kanë të bëjnë me lidershipin e dobët shiitë, i detyron qeveritë suni të marrin përgjegjësi. Mbi të gjitha, Shteti Islamik është frymëzuar kryesisht nga një version radikal dhe i korruptuar i vehabizmit, sekti shumë konservativ suni mbështetur nga monarkitë e Gjirit si Arabia Saudite.

Është koha që bota e myslimanëve suni të reagojë më shumë ndaj lëvizjes brutale që me qëllim apo jo, ka ndihmuar të marrë jetë. Po ashtu, Arabia Saudite duhet të përmbysë vendimin për të kthyer zemërimin kundër rebelëve shiitë Houthi të Jemenit, në vend të Shtetit Islamik. Asnjë vend nuk mund të abstenojë në luftën kundër Shtetit Islamik, veçanërisht një fuqi e pasur rajonale traditat e të cilës kanë ndihmuar në frymëzimin e radikalizmit që e nxit atë.

Sa për luftën civile midis Assad he kundërshtarëve të tij, bisedimet në Vjenë ofrojnë shkak për optimizëm të matur. Bisedimet nuk janë fillimi i fundit të konfliktit sirian; ato mund të mos jenë as, siç ka thënë Çërçilli, fundi i fillimit. Por llogariten si një hap serioz drejt një qasje diplomatike shumë të nevojshme për të zgjidhur këtë aspekt të konfliktit – jo vetëm sepse shumë nga aktorët e nevojshëm si Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Turqia dhe Arabia Saudite po marrin pjesë në proces.

Ende, bisedimet janë larg të qenët idea. Ndonëse është shumë herët për të qenë kritikë ndaj përpjekjes, nuk është shumë herët për të nënvijëzuar disa shqetësime të mundshme.

Si fillim, ndërsa zgjedhjet janë një objektiv për t’u lavdëruar i bisedimeve, ato nuk duhet të jenë i vetmi objektiv. Siria ka shumë minoritete numri i të cilave është aq i vogël për të siguruar përfaqësim në kutinë  e votimit dhe kështu duhet të mbrohen me mjete të tjera, si marrëveshjet poliitke dhe institucionet e përkushtuara  për garantimin e të drejtave të tyre. Shtylla e parë e demokracisë mund të jetë sundimi i shumicës, por do të ishte një arritje e paqëndrueshme nëse shtylla e dytë, të drejtat e minoritetit, nuk respektohen.

Një tjetër shqetësim buron nga pretendimet e disa pjesëmarrësve që thonë se procesi i zgjidhjes së konfliktit duhet të jetë i drejtuar nga sirianët. Kjo është një ide e mirë, por nuk ka meritë. Nuk ka asnjë element në sjelljen e ndonjë fraksioni sirian që ka luftuar për katër vitet e shkuara që sugjeron se ata kanë mjetet për të drejtuar një proces paqeje.

Në kohë krize, vendet kanë një tendencë të harrojnë leksionet e vyera të krizave të shkuara. Ky muaj shënjon 20-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjeve të Dejtonit, që i dhanë fund Luftës në Bosnje. Ai hap shumë i rëndësishëm, që i dha fund një konflikti brutal ku u shënjestruan më tepër civilët, doli nga një proces me dy hapa. Së pari, një grup ndërkombëtar kontakti ra dakord mbi një marrëveshje kornizë për paqen. Më pas, palët e përfshira në konflikt arritën një marrëveshje brenda kornizës.

Mund të tingëllojë marrje në mbrojtje, por funksionoi. Në vend që të shpërqendrohen nga ndjesia e krenarisë së lënduar, ata që janë përfshirë në një konflikt që ka vrarë apo plagosur qindra mijëra të pafajshëm dhe që ka zhvendosur miliona të tjerë duhet të vendosin të bëjnë atë që duhet për t’i dhënë fund sakatimit. Ndoshta atëherë të gjithë mund ta kthejnë vëmendjen ndaj shtypjes së Shtetit Islamik një herë e mirë.

BIRN

Next Post

24 mamatë më të bukura shqiptare (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In