Pas një operacioni blic në Lungomare të Vlorës, RENEA, FNSH dhe Policia e Shtetit arrestuan Edison Begajn të cilit dy javë më parë iu bë edhe një atentat. Tashmë, policia ka bërë publike edhe pamjet nga momenti i arrestimit në Vlorë.
Policia njofton se pas kontrolleve në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 41-vjeçarit Begaj u gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje.
38-vjeçari Edison Begaj është një emër i njohur për drejtësinë, por edhe publikun sidomos në javët e fundit, pasi në 29 Maj iu bë atentat dhe u qëllua me 4 plumba. Nga ky antentat Begaj mori 4 plumba në gjymtyrët e poshtme të trupit, por mundi të shpëtojë.
g.kosovari