“Dy italianë kanë qëndruar 10 ditë në hotelin tim dhe janë larguar pa paguar asnjë lek”. Ky është denoncimi që është regjistruar në policinë e Tiranës nga pronari i një hoteli në kryeqytet.
Sipas tij, dy shtetasit italianë me iniciale, G.V., 57-vjeç dhe A.D., 41 vjeç, i kishin thënë se do të qëndronin gjatë në hotelin e tij, por e mashtruanduke u larguar pa paguar asnjë lek.
Ai sqaron se ditën që u larguan për të mos u kthyer më, i kishin thënë punonjësit të hotelit “do rikthehemi përsëri në darkë”, por një gjë të tillë nuk e kanë bërë.
a.ç