• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dy ish-komando, të rekrutuar në Siri përkrah rebelëve

by A R
14/01/2016 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ish-komando të Ushtrisë shqiptare rezulton se janë rekrutuar për të luftuar në Siri. I akuzuar për kryerjen e këtyre veprimeve është Almir Daci, ish­imami i Leshnicës në Pogradec, një besimtar shqiptar i shpallur në kërkim për terrorizëm.

Disa ditë pasi Prokuroria dorëzoi në Gjykatë dosjen penale ndaj Almir Dacit me akuzat e “rekrutimit të personave për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, në bashkëpunim, “nxitje të urrejtjes ose e grindjeve” dhe “pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj’, është bërë me dije se Almir Daci ka pasur rol kyç në rekrutimet e shtetasve shqiptarë që shkuan në Siri.

Almir Daci ka qenë imam i Xhamisë Leshnicë, në Pogradec. Duke qenë imam, ai kishte mundësinë e kontaktimit me persona në mënyrë të përditshme për shkak të frekuentimit fetar. Familjarët e të humburit Erjon Alinji (ish-komando) kanë deklaruar se djali i tyre ishte indoktrinuar dhe dërguar në Siri nga imami i fshatit të tyre, Almir Daci. Ai vetë është larguar për në Siri, ku rezulton të jetë aktualisht, duke u bërë kështu pjesë e formacioneve luftarake në një shtet të huaj.

Në deklarimin e tij, vëllai i ish­komandos Erjon Alinji (ish-efektiv ushtrie në Zallherr) ka thënë se ai më datë 04.02.2013 ka shkuar në Tiranë ku ka qëndruar për dy ditë në Xhaminë e Unazës së Re. Më pas është nisur jashtë shtetit dhe i ka telefonuar në celular Edit, duke i thënë se do të shkonte në Gjermani. Më pas ka telefonuar me numër anonim dhe ka thënë: “Jam në Gjermani, në kufi me Arabinë”. Më pas Erjon Alinji ka telefonuar një shoqen e tij në Pogradec nga një numër turk dhe i kishte thënë se ishte mirë. Në momentin kur Erjoni është nisur për jashtë shtetit, ai nuk ka pasur lekë me vete. I vëllai është i bindur se Erjoni ndodhet në Siri. Ai kishte rreth tre vjet që kishte hyrë në fenë islame

USHTARAKU TJETËR

Në dosjen e Prokurorisë ndaj Almir Dacit, flitet edhe për një ish-komando tjetër me emër Leonard Perleka, që ka shkuar në Siri. Pikëpamjet ideologjike e ekstremiste të grupit ku bënte pjesë Almir Daci dalin nga propaganda që ata kanë bërë. Nga videot e fotot, si dhe deklaratat që ata kanë publikuar në internet, Prokuroria ka gjetur prova për akuzën e saj.

Konkretisht është bërë këqyrje e faqeve të internetit (datë 07.01.2014) në lidhje me vrasjen e shtetasit Ebu Amar në Siri. Në internet është marrë dhe fotoja e tij i vrarë, si dhe është identifikuar nga një komentues si shtetasi me emrin Diamant nga Shqipëria. Gjatë këtyre këqyrjeve është fiksuar shtetasi kosovar Lavdërim Muhaxheri, i cili jep deklarata në media si pjesë e grupeve terroriste në Siri.

Po ashtu, nga Prokuroria janë fiksuar dhe momente të tjera lidhur me shtetasit e vrarë në Siri; Bledar Hamza nga Pogradeci, u vra më 27 janar në Siri, emri i tij i ndryshuar ishte Ebu Samed. Më herët, më 08 janar, një tjetër shqiptar humbi jetën në Siri. Ai është Diamant Rasha, banues në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, i cili kishte afërsisht një vit që kishte shkuar në Siri. Nga këqyrjet është konstatuar dhe një shqiptar pas kuintave, i prezantuar si Hysen, i cili sqaron se ka qenë në luftë në Siri bashkë me tre persona të tjerë shqiptarë, shokë të tij. Ky person është identifikuar si Leonard Perleka (ish­komando i Ushtrisë).

PANORAMA

Next Post

Maqedoni, kryeministri Gruevski paraqet dorëheqjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In