• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy herë janë shumë!

by Mero Baze
11/01/2019 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/ 

Për të gjithë ata që u shqetësuan dje nga Letra e Baton Haxhiut, ndaj mikut më të ngushtë të familjes së tij, Ilir Meta, sot kanë rastin të qetësohen, pasi  keni lexuar letrën e Ilir Metës për Edi Ramën, që lë në hije çdo sintaksë kërcënuese dhe shantazhi në rrugë zyrtare. Përshkallëzimi I konfliktit verbal të Presidentit,  ndaj Kryeministrit, paraditen e sotme, e la në hije debatin procedurial dhe kushtetues mbi pafuqinë e presidentit për të diktuar kabinetin e qeverisë. Ilir Meta duket se nuk ka më nerva të bëj dhe një herë debatin kushtetues, mbi mungesën e kopetencës, lidhur me mos çdekretimin e Ministrit të Jashtëm shkarkuar nga kryeministri dhe emërimin e të riut.

Njësoj si në rastin e parë, kur nisi debati mbi vonesën e dekretimit të Aleksandër Lleshit, dhe sot, Ilir Meta I doli politikisht përpara problemit. Kushdo që e mban mend në rastin e LLeshit, ai u betua se nuk do ta lejonte Edi Ramën të ishte Sekretari I Parë në Shqipëri. Pra u betua politikisht se do bënte betejë ndaj politike ndaj tij dhe do ta përdorte postin e Presidentit për të udhëhequr opozitën.

Njësoj dhe sot. Ai I iku debatit për Gent Cakën, dhe paligjshmërisë kushtetuese, që po shoqëron veprimtarinë e tij si president, dhe ju turr kryeministrit, gati njësoj siç është I turrur më 12 janar 2011, rreth dhjetë ditë para 21 Janarit.

Nuk e ka menduar keq. Nga kjo spirale ku ai është futur në përpjekje për të diktuar politikisht punët e brendëshme të qeverisë, nga posti I presidentit, mund të dilet vetëm politikisht. Dhe vetëm me një gjuhë ekstreme, e cila lë në hije çdo faktor tjetër opozitar.

Kjo është përpjekja e dytë e Ilir Metës, për të marrë frenat e udhëheqjes së opozitës përmes postit të presidentit. Në rastin e pare, atë të Aleksandër Lleshit, Meta e sulmoi ashpër Ramën, duke ja bërë të qartë se ka ikur koha e Sekretarit të Parë dhe ne të gjithë pritëm që ai ta vazhdonte atë betejë dhe të udhëhiqte opozitën, duke lënë postin e presidentit. Dhe nuk është se nuk e përhapi edhe këtë version. Por pas disa ditësh, e pa më ftohtë këtë çështje, dhe hoqi dorë duke ja lënë sërisht Lulzim Bashës opozitën.

Këtë rradhë duket më serioz dhe më I vendosur. Gjuha e tij ekstreme, akuzat verbale që lënë në hije qytetarin digital, dhe spiralja e paranojës në të cilën duket që ka hyrë, jep më shumë shpresa se ai do të vazhdoj këtë rradhë betejën politike deri në fund. Dhe kjo në fakt është beteja reale dhe virusi që po na përsëritë në mënyrë të shëmtuar, një debat fallco nga presidenca, që tenton të diktoj qeverinë.

Porblemi real që ka Ilir Meta është si të marrë opozitën përmes presidencës de jo si të marrë qeverinë. Qeverinë nuk e merr dot pa zgjedhje, ndërsa opozitën mund ta marrë. Tonet me të cilat e ka nisur këtë betejë, janë aq të larta dhe do të jetë një kosto e madhe për të, nëse tërhiqet.

Dhe kjo duket pak dhe në relfektimin që Basha ka ndaj gjuhës së Ilir  Metës. Ai më parë se të tjerët e ka kuptuar që Ilir Meta nuk ka ndonjë shqetësim për Gent Cakën, por për lidershipin e opozitës, që matet herë pas here, ta synoj nga karrigia e presidentit.

Herën e parë Ilir Meta u tërhoq kur të gjithë I thanë vazhdo. I tha vazhdo shtypi që e mbështeste, I thashë vazhdo unë dhe gazetarët që janë kritikë me të, I tha vazhdo Edi Rama dhe qeveria, duke menduar se ai donte të bënte politikë me postin e Ministrit të Brendëshëm në kundërshtim me kushtetutën. Pikërisht atëhere ai bëri sikur nuk kishte ndodhur asgjë dhe e dekretoi.

Tani ka nsiur betejën e tij të dytë. Dhe kjo betejë ka koston e saj politike sa i përket postit presidentit, pasi bazohet mbi vullnetin e tij politik për të shkelur kushtetutën në emër të betejës opozitare. I vetmi çmim që  e justifikon këtë, është ikja nga Presidenca dhe hedhja në betejë politike për ti qëndruar përballë Edi Rmaë sis rival, duke e lënë përfundimisht në hije Lulzim Bashën. Do të jetë një vendim I fort nëse i qëndron deri në fund deklaratës së sotme kundër Edi Ramës. Ajo vihet në jetë vetëm nëse  zbret në fushën  e betejës politike kundër tij. Nga zyra e Presidentit mund të përsëris vetëm  skenarin e Aleksandër Lleshit. Dhe dy herë janë shumë.  Edhe Luli ka thënë po më gënjejve dy here, nuk është më faji jot, është faji im.

Next Post
Zgjedhjet vendore, KQZ apel zgjedhësve: Kontrolloni emrin në listë!

Zgjedhjet vendore, KQZ apel zgjedhësve: Kontrolloni emrin në listë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

March 26, 2026
Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In