• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy hapat e minutave të fundit, që mund ta rrëzojnë Presidentin

by A R
13/06/2019 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa në Kuvend vazhdonte debatin për mocion për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Meta, palët në këtë konflikt vazhdojnë lojën pas kuintave. Kryetari i KQZ Klement Zguri kërkoi respektimin e dekretit te Presidentit. Duke përdorur si argument botimin e dekretit në Fletoren Zyrtare, Zguri kërkoi ndërprerjen e procesit përgatitor për zgjedhjet e 30 qershorit. (Më pas ai braktisi mbledhjen, megjithëse është e sigurt që ai nuk do të bëjë aktin final të dorëheqjes siç bënë dy kolegët e tij të opozitës).

Ndërkohë në KQZ u dorëzua kërkesa e aleatit të Ramës, Idajet Beqiri për çregjistrim të partisë së tij nga zgjedhjet vendore. Portalet pranë Metës nxituan ta interpretojnë këtë si një çarje brenda maxhorancës. Dhe në fakt në pamje të parë kështu duket. Por Beqiri para se të futej në KQZ deklaroi se vendimi i Metës ishte anti-kushtetues.

Kjo retorikë të bën të dyshosh se në lëvizjen e Beqirit ka diçka më shumë. Futja nga Ministria e Drejtësisë e dekretit të Metës për shfuqizim të zgjedhjeve u bë në kohë rekord, brenda dy ditëve, me një shpejtësi të çuditshme dhe të paprecedentë. Autorësia e këtij vendimi mund të spekulohet shumë, por e vërtetë është, se në të gjitha strukturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe insitucioneve të varura prej saj, njerëzit e LSI vazhdojnë të punojnë në pozicione të rëndësishme, të patrazuar nga largimi i tepsisë nga pushteti politik i qeverisjes.

Botimi i shpejtë në fletoren zyrtare mund të jetë rezultat i kësaj. Gjithsesi dekreti në fletoren shtetërore, është një argument plus për Presidentin, në procesin publik politik dhe më vonë edhe atë gjyqësor ndaj vendimit të tij të paprecedentë për anullimin e zgjedhjeve.

Dhe kjo mund të ketë lidhje me atë që ndodhi më vonë në KQZ. Ajo hodhi poshtë kërkesën e Beqirit, me argumentin e Bibës se kjo do kërkonte rishtypjen e fletëve të votimit. Beqiri pritet që këtë vendim ta ankimojë në KQZ, një e drejtë që ia jep Kodi Zgjedhor, nën nenin 145, si subjekt elektoral.

Kjo krijon një situatë delikate. Nëse Kolegji Zgjedhor miraton ankimimin e Idajet Beqirit, ky do të ishte një vendim final, pasi Kolegji ka atributet e Gjykatës së Apelit (dhe gjykatësit e tij zgjidhen nga kjo gjykatë). Pas këtij vendimi KQZ do të detyrohej të printonte dhe një herë fletët e votimit dhe gjithë materialet e procesit zgjedhor. Kjo do të vononte me siguri procesin dhe do ta pamundësonte atë në 30 qershor.

Por më interesante është situata, nëse Kolegji Zgjedhor rrëzon dhe ai kërkesën e Idajet Beqirit. Argumentat e Kolegjit mund të jenë disa. Por rëndësi ka rezultati: rrëzimi. Indirekt ky rrëzim, do tëishte dhe legjitimi i vazhdimit të procesit zgjedhor dhe mbajtjes së zgjedhjeve në 30 qershor, tashmë me një vendim gjykate.

Dhe kjo është ajo që kanë sugjeruar ndërkombëtarët. Që zgjidhja në këtë rast të jetë ligjore dhe nga institucionet shqiptare.

A është kjo që i ka kujtuar Leyla Moises One, të ngarkuarën me punë të SHBA në Tiranë, Presidentit Meta në takimin e gjatë paraditen e të enjtes? A i ka kërkuar ajo të respektojë vendimet e institucioneve shqiptare për këto zgjedhje?

Ndërkohë zhurma në parlament u denoncua nga opozitarët e rinj. Rudina Hajdari akuzoi se mocioni nuk kishte asnjë vlerë ligjore dhe kushtetuese. Por a ishte ky një paralajmërim se opozita e re, qe raportet e saj të ngushta me ndërkombëtarët i ka të njohura për publikun, do të jetë më konkrete në aksionin e saj kundër Ilir Metës? Ralf Gjoni, ish bashkëpunëtori i ngushtë i Presidentit vite më parë dhe sot i kthyer në armik të tij në vijën e parë të sulmit, e quajti ditën kur Meta hipi në karriken e parë të shtetit si ditën më të zezë në histori, kërkoi me urgjencë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Por përtej kësaj, duket se opozita e re nuk do ta lërë debatin për Metën, si një “rrake take” për të bërë zhurmë e tërhequr vemendjen. Burime të rëndësishme pohojnë për realstory.al, se ky grupim i ri opozitar tashmë ka grumbulluar afër 20 firma për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit. Lajmi mbetet për tu konfirmuar, por të enjten në parlament, Rudina Hajdari tha debati i të enjtes ishte qesharak, sa kohë nuk ka një mocion me firmat e një të katërtës së deputetëve. A është ky paralajmërimi i parë për atë që këta deputetë që kontrollohen nga ndërkombëtarët, mund të bëjnë konkretisht kundër Metës?

Me siguri që Leyla Moises One, këtë nuk ia ka përmendur Metës. Ca gjëra që dihen, nuk ka pse thuhen. Meta pak ditë më parë i sugjerojë amerikanëve të shkojnë në Korenë e Veriut. Ata përkundrazi, i shkuan atij vetë në zyrë. Pak minuta më vonë bëri thirrje për reflektim. Me siguri duke filluar nga vetja e tij.

/RealStory.al

Next Post
Shkarkimi i Metës, njihuni me 11 hapat që ndiqen për të larguar presidentin

Shkarkimi i Metës, njihuni me 11 hapat që ndiqen për të larguar presidentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

February 14, 2026
Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

Paralajmërimi i Guterres: Ekonomia globale duhet të kalojë PBB-në për të shmangur katastrofën planetare

February 14, 2026
Ambasada e SHBA-së shpërndan deklaratën e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë vetëm trafikantët

Dita e dytë e Konferencës në Mynih, Rubio: SHBA-të do të mbeten gjithmonë një “fëmijë i Europës”

February 14, 2026
Bota e së djeshmes

Bota e së djeshmes

February 14, 2026
FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

February 14, 2026
Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

February 14, 2026
Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

February 14, 2026
Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

February 14, 2026
“Do marrin 5 dhe 10 mijë lekë”/ Miratohet bonusi i pranverës 2025 për pensionistët

Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë, Eurostat: Mosha mesatare arriti në 44.3 vjeç në 2025

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In