• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy gropa fiskale të Shqipërisë

by Eduard Zaloshnja
01/12/2016 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në debatet që do të zhvillohen sot në Kuvend rreth buxhetit të shtetit, qeveria do të mburret se po rrit pagat, pensionet, shpenzimet për investimet, për politikat sociale etj., ndërsa  opozita do të kërkojë që rritjet të jenë edhe më të mëdha se sa i ka parashikuar qeveria. Është kjo një skenë që përsëritet pothuaj çdo vit, pavarsisht se kush është në pushtet.

Por asnjëra palë nuk flet për dy gropa të mëdha fiskale që ka një çerek shekulli që krijohen çdo vit në Shqipëri – tek të ardhurat  nga TVSH-ja dhe nga taksat e sigurimeve shoqërore/shëndetsoreSiç tregohet në grafikun e mëposhtëm, të ardhurat nga TVSH-ja ishin vjet në Shqipëri sa 9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (më 2013 ishin sa 8.2% e PBB-së). Ndërsa në Malin e Zi, në fqinjin me TVSH, ekonomi, gjeografi, histori e kulturë të ngjashme me të vendit tonë, të ardhurat nga TVSH-ja ishin sa 12% e PBB-së.Në fakt, përqindjet që zbaton Mali i Zi për TVSH-në janë pak më të ulta se në Shqipëri.
Kështu fqinji ynë zbaton një TVSH me tri shkallë: 19% për shumicën e mallrave dhe shërbimeve; 7% për shportën e domosdoshme të mallrave; dhe 0% për barnat e shëbimet mjeksore, për bizneset e vogla me xhiro vjetore nën 15 mijë euro dhe për eksportet. Ndërsa Shqipëria zbaton një TVSH me dy shkallë: 20% për shumicën e mallrave dhe shërbimeve dhe 0% për barnat e shëbimet mjeksore, për bizneset e vogla me xhiro vjetore nën 55 mijë euro dhe për eksportet.Të ardhurat nga taksat e sigurimeve shoqërore/shëndetsore ishin vjet në Shqipëri sa 5% e PBB-së (4.1% e PBB-së më 2013), ndërsa në Malin e Zi ishin sa 11% e PBB-së.
Thënë ndryshe, shteti ka vjelë mesatarisht 850 dollarë sigurime shoqërore/shëndetsore në vit për çdo person që ka qenë i punësuar në sektorin jobujqësor (sipas sondazhit të punësimit të INSTAT-it, e jo sipas regjistrave të sigurimeve shoqërore/shëndetsore).  Ndërsa në Malin e Zi, kjo shifër është në nivelin 1750 dollarë (të dy vendet zbatojnë përqindje të ngjashme të taksave të sigurimeve shoqërore shëndetsore).Këto dy gropa fiskale tregojnë se evazioni në zinxhirin e TVSH-së është më i lartë në Shqipëri, dhe se një numër më i madh shqiptarësh punojnë pa sigurime shoqërore/shëndetsore ose u raportohen paga më të ulta se sa marrin në të vërtetë.Nëse shteti shqiptar do të kishte të njëjtin rendiment fiskal me të Malit të Zi në mbledhjen e këtyre dy taksave, në thesarin e tij do të ishin futur vjet mbi 1 miliard dollarë më tepër se ç’u futën. Dhe me ato 1 miliardë dollarë mund të rriteshin pagat, pensionet, shpenzimet për investimet, për politikat sociale etj etj…
Next Post
Robert Aliaj: Ja ku blihet kokainë në Tiranë dhe pse është e papastër

Robert Aliaj: Ja ku blihet kokainë në Tiranë dhe pse është e papastër

Comments 1

  1. Krist says:
    9 years ago

    Na kishte marre malli more magjistari yne,por edhe tani,qe u bere perseri I gjalle,po na genjen.Permend si rastesisht se ne kuvend do kemi nje debat pozite-opozite,per ndryshimin e pagave dhe pensioneve dhe se kjo situate perseritet cdo vit!!!!Kur paska ndodhur kjo per here te fundit,a e mban mend?Apo korregjimet e pensioneve per indeksimin e cmimeve te duket rritje.Jo more magjistari yne,mjaft me genjeshtra se te ka dale boja.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In