Dy grabitje brenda pak minutash kanë ndodhur në Tiranë dhe Lezhë. Në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Shën-Kollit, disa persona të maskuar nën kërcënimin e armëve kanë marrë xhiron ditore të një karburanti. Në këtë ngjarje nuk raporohet për persona të lënduar ndërkohë grabitësit janë larguar në drejtim të paditur. Policia njofton se ka ngrtur postblloqe për neutralizimin e autorëve.
Ndërkohë, një tjetër grabitje ka ndodhur në Tiranë gjatë mbrëmjes.
Policia njofton paraprakisht se në afërsi të lulishte “i maji” dy persona të maskuar kanë grabitur një kazino.
Ja njoftimi paraprak:
Më datë 15.01.2016, në rrugën ” Medar Shtylla” në afërsi të lulishtes “1 Maji” në një kazino, dy shtetas të maskuar kanë vjedhur një sasi lekës (xhiron ditore) nën kërcënimin e armës së zjarrit.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e personave.
Në disa kryqëzime janë ngritur pika kontrolli policor si dhe po behet kqyrja e kamerave per identifikimin dhe kapjen e autorëve.