• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dy gra të martuara sherr për të dashurin në Tiranë, përfundojnë në polici

by Java News
23/01/2016 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy komshije përfundojnë në komisariat për shkak të zënkave me njëra­-tjetrën për të dashurin.

Ngjarja është shënuar dy ditë më parë në kryeqytet, ku protagoniste janë K.K. dhe L.K.

Sipas burimeve të policisë së kryeqytetit, këto dy femra nuk janë të panjohura për dyert e policisë, po për të njëjtën arsye, “i dashuri” i cili ia kishte fituar zemrën dy grave të martuara.

Këtë herë zënka mes tyre kishte degraduar deri në kanosje nga ana e K.K., e cila i kishte dërguar në derën e shtëpisë kundërshtares së saj një plumb brenda në zarf, raporton Shqiptarja.com.

“Më datë 20.01.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen K.K., 54 vjeç, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesën e një shtetase, ka vendosur një zarf me një fishek. Neni 278 e 84 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimet theksuan se dy gratë e mësipërme janë të dyja martuara, por kanë hyrë në zili me njëra­-tjetrën për të dashurin e tyre “bukurosh”.

Prej kohësh mësohet se dy gratë janë komshije në të njëjtin pallat, por që kishin hyrë në hasmëri me njëra­tjetrën për “djaloshin e tyre”, ku secila pretendonte ta mbante për vete. Ndërkohë, blutë e komisariatit numër dy thonë se kjo nuk është hera e parë që gratë paraqiten në dyert e policisë, pasi ka pasur edhe disa raste të tjera.

Rasti i dy ditëve më parë ishte e katërta herë për dy gratë që paraqiteshin në komisariat, për shkak të skemave të sherrit që krijonin për të dashurin, që sipas policisë secila pretendonte ta mbante për vete.

Edhe pse e martuar e me familje, 54­vjeçarja K.K. dy ditë më parë për të fituar të dashurin dhe për të larguar rivalen L. nga kjo histori, i kishte dërguar kësaj të fundit një plumb brenda në zarf në derë të shtëpisë.

Kjo e fundit (edhe L.K. e martuar) është paraqitur përsëri në komisariat për të bërë denoncim ndaj komshijes së saj.

Menjëherë burimet thonë se është bërë shoqërimi i 54­vjeçares, ndërsa i janë ngritur akuzat e “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”.

Burimet thonë se K.K është shprehur në polici së gjithçka e ka kryer për shkak të xhelozisë së saj, pasi L.K. pretendonte t’i merrte të dashurin.

Për këtë arsye është shprehur më tej 54­vjeçarja, kanë ndodhur edhe zënkat e shumta me komshijen e saj.

Next Post

Arkitekti italian: Tirana, një muze i mrekullueshëm i të shkuarës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëheqës të popujve në paqe apo të çmendur që nxisin luftë?

Sali molotovi, kapuçonët e zinj dhe ajo që bën kafsha kur i vjen ngordhja!

February 21, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

A u vetëvra me armë 27-vjeçari në Tiranë? Policia: Ngjarja ndodhi në shtëpinë e shokut, u shpall në kërkim

February 21, 2026
Ekipi kinez i kërkimit zhvillon një sistem diagnostikues të mundësuar nga inteligjenca artificiale për sëmundjet e rralla

Ekipi kinez i kërkimit zhvillon një sistem diagnostikues të mundësuar nga inteligjenca artificiale për sëmundjet e rralla

February 21, 2026
U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

February 21, 2026
Harta e ndarjes së aksionit për paqen në Gaza/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

Harta e ndarjes së aksionit për paqen në Gaza/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

February 21, 2026
Berisha, thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave: BE nuk duhet ta pranojë modelin e Ramës

Berisha, thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave: BE nuk duhet ta pranojë modelin e Ramës

February 21, 2026
Rruga Maliq–Gramsh pëson plasaritje të thella, rrezik për drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks

Rruga Maliq–Gramsh pëson plasaritje të thella, rrezik për drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks

February 21, 2026
Tre shqiptarë e dy grekë arrestohen për tregti kokaine në Rodos, iu sekuestruan edhe mbi 300 mijë euro

Tre shqiptarë e dy grekë arrestohen për tregti kokaine në Rodos, iu sekuestruan edhe mbi 300 mijë euro

February 21, 2026
I parkoi makinën para banesës/ Zbardhet shkaku i vrasjes me thikë të 47-vjeçarit në Kavajë (Emri)

I parkoi makinën para banesës/ Zbardhet shkaku i vrasjes me thikë të 47-vjeçarit në Kavajë (Emri)

February 21, 2026
Çlirimi i hapësirave publike pranë shkollave garaton sigurinë e nxënësve/ Rama publikon pamje nga ndërhyrjet në Shkodër

Çlirimi i hapësirave publike pranë shkollave garaton sigurinë e nxënësve/ Rama publikon pamje nga ndërhyrjet në Shkodër

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In