• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy gola diferencë kundër Realit, historia nuk jep garanci kualifikimi

by Java News
07/04/2016 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia tregon se fitorja me dy gola diferencë në ndeshjen e parë nuk mund të jetë kurrë garanci për t’u kualifikuar përballë Real Madrid. Skuadra spanjolle ka një histori të madhe përmbysjesh, sidomos në mesin e viteve ’80, kur fitoi edhe dy herë Kupën UEFA.

Herën e fundit që është mundur 2-0, Reali është eliminuar, por ishte Milani i madh i Arrigo Sacchit, në Kupën e Kampioneve 1989-90. Fitorja 1-0 nuk i mjaftoi skuadrës së bardhë në ndeshjen e kthimit dhe Milani vazhdoi më tej, duke fituar për herë të dytë radhazi trofeun.

Më parë, Reali ishte mundur dy herë me dy gola diferencë, 2-0 e 3-1, në të njëjtin stadium, por nga tjetër kundërshtar, Inter. Në Madrid, përmbysje pas fitoreve 3-0 e 5-1.

Juanito, i famshëm për shprehjen “90 minuta janë shumë të gjata në Bernabeu”, para ndeshjes kundër Bayern më 1987 kur Real kërkonte të përmbyste humbjen 1-4
Juanito, i famshëm për shprehjen “90 minuta janë shumë të gjata në Bernabeu”, para ndeshjes kundër Bayern më 1987 kur Real kërkonte të përmbyste humbjen 1-4

E para përmbysje ka qenë kundër Derby County më 1974-75, 5-1 pas humbjes 1-4 në Angli. Pastaj kanë ardhur fitoret kundër Celtic, Rangers (2-0, 3-0), për të mbërritur te ndeshja kundër Anderlecht, fitues 3-0 në Bruksel. Real shkon në 3-0 në Bernabeu, Anderlecht shkurton në 3-1 dhe duke i kualifikuar, por madrilenët shënojnë edhe tre gola në vend të dy që u duheshin, për të mos lejuar surpriza, duke fituar 6-1.

Një vit më pas, përsëri në UEFA, pragu i eliminimit nga Borussia Mënnshengladbah, me humbjen 5-1 në Gjermani. Jashtë kompeticionit deri në sekondën e fundit, kur Santillana shënon golin e fitores 4-0.

Më pas edhe një përmbysje përballë Crvena Zvezdës në 1986-87, 2-4 e 2-0, ndonëse jo me madhështinë dhe shkëlqimin e përmbysjeve të mëparshme.

Wolfburg mund të marrë zemër nga sukseset e Bayern e Borussia Dortmund, dy skuadrat e vetme veç Milanit që kanë kaluar pas fitoreve me dy apo më tepër gola përballë Realit. Fitoret e tyre, të dyja 4-1, respektivisht më 1987 dhe 2013, nuk janë përmbysur nga Reali.

Wolsfburgu mund të marrë shembull, edhe pse nuk ka peshën e emrave të mësipërm.

JavaNews

Next Post

Tahiri me shqiptarët e Athinës: Me regjistrimin, ju kthejmë borxhin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

“Nuk ka arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit”, Koçi: Mund ta shmangte deklaratën që bëri në Kuvend

March 5, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

EMRAT / Plagosje në Shkodër, autori shkrep armën në servis dhe arratiset

March 5, 2026
VIDEO / Amerikanët shkatërrojnë aeroplanët dhe depot e municionit të Iranit

VIDEO / Amerikanët shkatërrojnë aeroplanët dhe depot e municionit të Iranit

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In