• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dy gangsterë të pamëshirshëm, marrëveshja 20 mln paund e kokainës dhe vrasje për hakmarrjeje/ “Daily Mail” për rrëmbimin e Jan Prengës: Baroni drejton trafikun nga burgu

by Java News
17/07/2021 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta më e madhe britanike, Daily Mail, i ka kushtuar një shkrim të gjatë rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës.

“Një ditë, në janarin e vitit të shkuar, një sipërmarrës shqiptar me shtëpi në periferitë e Surrey, mori një telefonatë të papritur biznesi. Një telefonatë shumë të pazakontë biznesi,” shkruan gazeta.

Personi që po telefononte Ndrek Prengën ishte një baron droge, drejtuesi i një karteli famëkeq shqiptar, i quajtur Dritan Rexhepi.

Ai po e merrte nga 6000 milje larg, nga një burg në Ekuador. Rexhepi i tha Prengës se duhej të kthenin kokainën që i kishte vjedhur vëllai i tij, përndryshe vëllai tjetër që kishin rrëmbyer në rrugët e Shqipërisë, do vritej. Prenga nuk e dinte që i kishin rrëmbyer vëllain, Janin, i cili ishte krejt i pafajshëm në këtë histori.

Gjithçka nisi kur vëllezërit Prenga morën rrugët e botës për të siguruar një jetë më të mirë. Katër prej tyre shkuan në Britani dhe fituan edhe nënshtetësi.

Por teksa Antoni nisi një biznes të ndershëm, Ndreka dhe ‘Veri’ u përfshinë në rrjetet kriminale.

Ndreka u njoh edhe me famëkeqin Dritan Rexhepi, shkruan gazeta. Pas një serie krimesh në Shqipëri dhe Itali, ai u arratis për në Amerikën e Jugut ku ngriti një kartel të sofistikuar droge, të quajtur Kompania Bello.

Gangsteri shqiptar Gramoz Dritan Rexhepi, në foto, ishte në burg në Ekuador kur thirri mafiozin rival Ndrek Prenga i cili ishte në pritje në Angli. Banda e Prengës ishte akuzuar për vjedhjen e një ngarkese prej shumë miliona paund të kokainës. Si rezultat, banda e Rexhepit rrëmbeu vëllain e Prengës në Shqipëri për hakmarrje

Karteli përbëhej nga 14 organizata kriminale shqiptare dhe drejtohej nga Rexhepi.

Por përse nisi përplasja?

Në dhjetor të vitit 2019, një ngarkesë mbërriti në Britani nga portet e Ekuadorit. Anija u ankorua në Portsmouth.

Brenda saj kishte një sasi prej 260 kg kokainë me një vlerë prej 20 milionë sterlina.

Kjo kokainë u kap nga DEA e SHBA dhe besohet të jetë pjesë e një ngarkese të kontrolluar nga Rexhepi i cili po krijon rrugët e furnizimit nga Amerika e Jugut në Evropë

Sipas dokumenteve të para nga Daily Mail, Veri Prenga dhe dy bashkëpunëtorë të tij u punësuan nga ndërmjetës britanikë dhe iranianë për të marrë drogën në port. Ata e morën drogën, por këtu ndodhi kthesa katastrofike.

Korrierët shqiptarë ndoshta u bënë lakmitarë kur panë ngarkesën në kontenier.

Banda shqiptare ishte e përfshirë në importimin e sasive masive të kokainës në MB

Cilido të ishte motivi, Veri Prenga dhe bashkëpunëtorët e tij nuk e dorëzuan drogën dhe e morën për vete.

Burimet shqiptare thonë se ai mund të mos e ketë ditur se droga ishte e famëkeqit Dritan Rexhepi.

Një javë pasi morën drogën, një trafikant shqiptare e mori Verin në telefon. Ai i tha se duhej të sillte kokainën. “Mos bëj gabim. Droga është e jona”.

Menjëherë më pas, Rexhepi, i arrestuar dhe dënuar në një burg në Ekuador, mori në telefon Ndrek Prengën, edhe ky i fundit në një burg në Britani.

“Mos luaj me këto gjëra sepse janë gjërat tona,” e kërcënoi.

Negociatat vazhduan për disa ditë, derisa një trafikant shqiptar i tha Veri Prengës se nuk do kishte më komunikim.

Mëngjesin e 17 janarit, Jan Prenga kishte pirë kafe me gruan, kur doli në rrugë. Sipas dëshmitarëve, ai u rrëmbye dhunshëm nga katër persona të maskuar.

Jak Prenga, një marangoz, u rrëmbye në 17 Janar 2020 në Shqipëri nga banda. Ai u vra nga banda gjatë rrëmbimit të tij

Dritan Rexhepi telefonoi Ndrek Prengën: “Ke fjalën time, vëllai do lirohet nëse më ktheni kokainën”.

Anton Prenga u takua me vëllain, Verin në një kafene në Londër. Veri i tha se kishte shitur një pjesë të kokainës. Më 22 janar, Veri dhe njerëzit e tij dorëzuan 106 kg kokainë dhe 700 mijë sterlina për pjesën që kishin shitur.

Sërish nga burgu, Rexhepi telefonoi vëllezërit Prenga dhe u tha se tani që mori drogën, do lironte vëllain për dy orë.

Festim Bexhdilli, në foto, është akuzuar për rrëmbim dhe hedhje të trupit të Jak Prenga.

Festim Bexhdilli, në foto, është akuzuar për rrëmbim dhe hedhje të trupit të Jak Prenga.

Por nuk ndodhi kështu. Rexhepi telefonoi Ndrek Prengën dhe i tha se personat që kishin rrëmbyer Janin nuk e kishin mbajtur fjalën. Kështu që ai u dha emrat e personave të përfshirë në këtë rrëmbim.

Policia mendon se Jan Prenga vdiq për shkak se u godit fort. Ai humbi shumë gjak.

Altin HajriEmilian Hairi

Europol beson se këta dy burra, vëllezërit Altin dhe Emiljan Hajri ishin të përfshirë në rrëmbimin e zdrukthëtarit të pafajshëm

Disa persona u arrestuan për ngjarjen, por ata u liruan më pas.

Për momentin, Dritan Rexhepi po vuan dënimin në Ekuador dhe mund të ekstradohet në Shqipëri. Por ekziston frika se Mbreti i Arratisjeve të përdorë ndonjë nga hilet e tij.

Edhe Ndrek Prenga është liruar nga burgu dhe ndodhet në Britani. Autoritetet britanike thonë se janë në dijeni të përplasjes për drogën dhe po hetojnë.

“Ne nuk mund të konfirmojmë apo mohojmë arrestimin e Veri Prengës”, tha policia.

g.kosovari

Next Post
Ish-presidenti Bujar Nishani ‘braktis’ Kuvendin e Lul Bashës! Kadilli shfaqet i ulur krah Jemin Gjanës

Ish-presidenti Bujar Nishani 'braktis' Kuvendin e Lul Bashës! Kadilli shfaqet i ulur krah Jemin Gjanës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In