Shqiptarët e kanë humbur besimin tek politika, pasi “dinozaurët” politik jo vetëm që i kanë vjedhur dhe sakatuar për 32 vite me radhë, por tentojnë ti bëjnë dhe budallenj.
Dhe këtë po e vertetojnë më së miri kreu i PL Ilir Meta dhe ai i “:Rithemelimit” Sali Berisha, të cilët po luajnë rëndë me ‘aksiomën’ se “shqiptarët nuk kanë kujtesë historike”.
Rasti më i freskët është shfaqur ditën e sotme, teksa kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në takimin e organizuar në Vorë për 32 vjetorin e krijimit të PD-së së kësaj dege. I shoqëruar nga ish kryeministri, Sali Berisha ai tha se fitorja e bashkisë së Vorës në 14 maj ishte e sigurt dhe theksoi se Indrit Hoxha do të jetë kryetari i ri i bashkisë.
“Sa i takon potencialeve të saj i ka të jashtëzakonshme. Sa i takon kryetarit të ardhshëm Indrit Hoxha jam i sigurt se do bëjë një punë të jashtëzakonshme. Kam frikë se do detyrohemi të marrim lejen e vendbanimit këtu në Vorë. Mbështetjen më të pakufijshme për fitoren e 14 majit, përballë nuk kemi një parti por një sekt të cilin do ta dërrmojmë me uraganin mbarë popullor”-tha Meta.
Në krye të herës dhe për kujtesë të të gjithëve bashkia Vorë përfshin dhe Gërdecin, të cilin e hodhi në erë Shkelzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, me punishten e demontimit të municioneve të ngritur aty si pasojë e korrupsionit qeveritar.
Eshtë kulmi i hipokrizisë që Berisha kërkon votën dhe në Gërdec, por pas tij nuk mbetet as Ilir Meta, i cili sot tregoi se është një politikan me dy fytyra. Nuk ka dyshuar askush për këtë, por Meta po përpiqet me mish dhe shpirt që t’ua mbushë mendjen banorëve të Vorës dhe shqiptarëve se e meriton këtë emërtesë.
Teksa sot bënte thirrje që alternativa më e mirë për qeverisjen e bashkisë së Vorës është kandidati i Berishës, për hir të së vërtetës Meta kërkon të ‘rruajë’ ndonjë votë nga “Rithemelimi” për të marrë ndonjë këshilltar bashkiak për PL-në, dikur nuk kishte të njejtin mendim. Më saktë në vitin 2015, Meta sulmonte Fiqon e Vorës(Fiqiri Ismailin) se po manipulonte votat e zgjedhjësve me thasët e miellit që shpërndante tek banoret, ndërsa PD-në e akuzonte se po përdor si model zgjedhjet e 26 majit 1996, për të grabitur votën e qytetarëve të Vorës.
Asokohe si kreu i Kuvendit dhe aleat në qeverisje me Ramën, Ilir Meta ishte kthyer në qendrën e gravitetit të sulmeve dhe akuzave të opozitës shqiptare, të kryesuar nga Basha, por të dirigjuar nga Berisha. Partia Demokratike, e cila e shihte LSI-në si rrezik për shpërbërjen e saj, i ka fokusuar të gjitha energjitë politike për të goditur dhe dobësuar Ilir Metën.
Ragimi i kryetarit të Kuvendit në atë kohë, Ilir Meta, ka qenë i ashpër dhe i prerë, teksa deklaroi se modeli i Partisë Demokratike për zgjedhjet e lira janë zgjedhjet e 26 Majit 1996 si dhe veprimet mafioze të kryebashkiakut të Vorës, i cili po shpërndan miellin me aflatoksinë si dhe po manipulon listat e zgjedhësve.
“Juve ju dhemb shumë ai spot, sepse ju për zgjedhjet më të mira mbani ato të vitit ’96 dhe së dyti si modelin më të mirë të standardit të zgjedhjeve, keni standardet e Fiqos në Vorë. Pas atij spoti që keni ngritur shumë shqetësime ju për zgjedhjet, kanë filluar denoncimet dhe media po paraqet se si në mënyrë mafioze janë shtuar në listat e Bashkisë Vorë që drejtohet po nga Fiqo, mbi 600 persona në mënyrë mafioze. Do të ketë edhe gjëra të tjera se si ka ndodhur ky proces. Dhe meqenëse keni ngritur shqetësimet për Durrësin apo për Kavajën, ky numër në raport me numrin e zgjedhësve është shumë herë më i madh. Nuk po hyj këtu tek problemi i miellit që shpërndahet dhe që kapet etj, etj. Këto janë histori të tjera dhe le të merret media se nuk do të merrem unë me këto çështje”, akuzonte Meta, pikërisht Berishën, që qëndronte pas Bashës në drejtimin e PD.
Teksa sulmonte PD-në, Meta në atë kohë ka sqaruar sdhe detaje të tjera për “Fiqon” sipas të cilave kontrolli në kompaninë e miellit të kandidatit të PD në Vorë është kryer në mënyrë të pavarur. Ai i cilësoi shpifje dhe trillime akuzat e PD. “Për ato pretendimet për kontrolle të qëllimshme, shpresojmë që t’i ketë thënë Fiqo që i ka parë dokumentet nga Ministri i Bujqësisë dhe në prani të Kryeministrit, që kanë qenë informacione të një shërbimi të pavarur. Ju jeni mësuar të gënjeni edhe të shpifni. Ky është profesioni juaj. Për ju personalisht mendoja se kishit një shkallë integriteti. Fakti që ju nuk keni të rinj që të mbajnë flamurët tuaj, ky është problemi juaj. Ashtu sikurse nuk mbaj përgjegjësi unë që ju gjithë javën bëni plazh dhe vini vetëm të enjten këtu dhe flisni për manipulime dhe fajin kërkoni që t’ia faturoni të tjerëve se përse njerëzit ju kanë braktisur juve”, u shpreh Meta.
Sa i takon një spoti për mos vjedhjen e votës, Meta sqaroi se ky spot i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë blerjen e votës. “Meqenëse këtu paska rënë sëmundja e rrezikshme ku dikush përpiqet të paraqesë veten si viktimë se Kryetari i Parlamentit paska kaq frikë nga fjala e tij, sa paska futur një reklamë në një media, që nuk i përmendet media, që të mos dëgjohet, unë e ftoj sa herë të dojë të flasë, t’i jap kohë sa doktori, madje dhe më shumë se doktori nëse atij nuk i mbetet hatri. Së dyti, ai spot nuk ndalon. Dhe ai spot nuk është thjesht që qytetarët shqiptarë të mos shesin votën. Ai spot është që qytetarët shqiptarë të denoncojnë përveçse kësaj, cilindo që kërkon të blejë votën e tyre, që u bën presion, dhe që kërkon të deformojë vullnetin e tyre”, tha Meta.
Këto thoshte Meta para 8 vitesh, por sot ka ndryshuar ‘loja’. U harrua Fiqo, u harrua modeli i vitit 1996, dhe megjithëse është i njejti në krye të grupimit më të madh të PD, Sali Berisha, Meta bën thirrje që të votohet kandidati i tij.
Dhe thonë pastaj se pse sondazhet i nxjerrin kaq poshtë në renditje, dhe pse janë më të urryerit politikanë për qytetarët shqiptarë. Dhe akuzxojnë shqiptarët se pse nuk i votojnë, apo Ramën se u tjetërson votën. Shqiptarët nuk pranojnë t’i quajnë budallenj,kjo është përgjigjia për gjithçka.
Debati më 2015:
-Astrit Patozi: LSI-ja shfaqi një spot publicitar kundër shitjes së votës. Ky spot, është njësoj sikurse ISIS t’i kërkojë botës që të ruhet nga terrorizmi, apo sikur Sepp Blatter të dënojë korrupsionin në FIFA. Mund të gjej edhe shumë krahasime të tjera, por më e rëndësishmja është se ai spot duhet të ndalet. Dikush mund të thotë me të drejtë se kush jam unë që ta bëj këtë. Dakord jam. Por po këmbëngul sepse ai spot shkon përtej çdo cinizmi.
Ad
-Ilir Meta: Meqenëse këtu paska rënë një sëmundje e rrezikshme ku dikush përpiqet të paraqesë veten si viktimë se kryetari i Parlamentit ka kaq frikë nga fjala e tij që të fusë një reklamë që të mos dëgjohet, e ftoj të flas sa herë të dojë. Ai spot nuk ndalon dhe ai spot nuk është thjesht që qytetarët shqiptarë të mos shesin votën, por të denoncojnë cilido të blejë votën e tyre. Juve u dhemb shumë ai spot se ju për zgjedhjet më të mira mbani ato të 1996.
-Astrit Patozi: U shpërndave shumë dhe trajtove shumë problematika. Lidhur me zgjedhjet e 1996 nuk jam nga ata pavarësisht që i përkas PD, që i mbaj si zgjedhjet më të mira në Shqipëri. Në 1996 kemi qenë duke bashkëpunuar në atë kohë për të spinuar Nanon. Kemi qenë edhe para 3 vjetësh për të bërë copë Edi Ramën.
Ad
-Ilir Meta: Ti Vorën do humbasësh.
-Astrit Patozi: Unë nuk bie në nivelin tënd që shkon lart e poshtë me fotografi mielli.
Ad
-Ilir Meta: Nuk ke pse nxehesh. Merre me qetësi dhe dashuri. Nuk ke pse shpif./m.j