• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dy fustane nusërie”/ Kërkesa e dhimbshme e babait të piktores 30-vjeçare që humbi jetën me vajzën dhe nënën nga tërmeti

by Java News
29/11/2019 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vdekja tragjike e 30-vjeçares, Diena Karanxha bashkë me vajzën, Esiela dhe nënës së saj, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, shkaktoi dhimbje jo vetëm për familjen, por prekur zemrat e gjithë shqiptarëve. Tërmeti shkatërrimtar mori 3 breza që sot nuk jetojnë më, nënën, vajzën dhe mbesën.

Ajo që e bëri edhe më të dhimbshme historinë e Diena dhe Esiela Karanxhës ishte kërkesa e babait të 30-vjeçares tek një prej dyqaneve të Amarda Toskës. Ishte pikërisht babai i 30-vjeçares që ditën e mërkurë, pavarësisht dhimbjes dhe hallit, kishte shkuar në dyqan dhe kishte kërkuar dy fustane nusërie për të bijën dhe mbesën e ndjerë. Detajet tragjike i tregoi vet Amarda Toska, në një rrëfim të dhimbshëm për emisionin “Rudina” në tvKlan.

Teksa fliste për kërkesën e dhimbshme, Ami nuk mundi t’i mbante lotët.

“Nuk e kisha menduar kurrë se do të gjendesha në këtë situatë, duke qene se merremi vetëm me ditët e lumtura të njerëzve. Ditën e mërkurë pas asaj traumës që na ndodhi të gjithëve, ishte ora rreth 15:30 e drekës, kur më vjen një telefonatë nga vajzat e stafit të Durrësit dhe më thonë kishin një kërkesë për dy fustanet e nuseve për t’i blerë. Në fillim nuk po e kuptoja sepse edhe vajzat ma thanë pak ftohtë. Më thanë që “interesohet dikush për dy fustane nusesh”. Ngela për një moment se thashë; “kush është ai që po mendon për dasmë sot?!”. Kur më thotë, “Ami nuk janë klientë të zakonshëm, por bëhet fjalë për Dienën dhe vajzën e saj të ndjerë”. Në dyqan kishte ardhur i ati i Dienës. Pyetja nga gocat e stafit kishte qenë pa u e kuptuar “për çfarë dasme e doni, për kur interesoheni”. Dhe ai ishte shprehur që “unë i dua fustanet për Dienën dhe për vajzën e vogël, sepse ato do t’i varrosim me fustanet e dasmës”. Në ato momente, sigurisht që nuk kisha më fjalë. Porosia e të atit shkoi në vend, Ne i dërguam fustanet e nusërisë dhe sot mora lajmin që ato janë përcjellë për në banesën e fundit, të tri brezat të kësaj familje. Nëna, vajza dhe mbesa. Ermal ka qenë në zonat ku po jepet ndihma për banorët. Fati të çon aty ku mendja njerëzore nuk e pret. Siç erdhi dhe në gjumë ku mori 40 viktima. Ishte tragjedi”, përfundoi Ami.

g.kosovari

Next Post
“Nga telefoni saj në atë kohë flisnim me Adem Jasharin”/ U dha bukë ushtarëve të UÇK-së, e moshuara nga Durrësi strehohet në Skënderaj

"Nga telefoni saj në atë kohë flisnim me Adem Jasharin"/ U dha bukë ushtarëve të UÇK-së, e moshuara nga Durrësi strehohet në Skënderaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

January 25, 2026
12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

January 25, 2026
Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

January 25, 2026
Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

January 25, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Vlorë! Plagoset me thikë një 44-vjeçar pas një konflikti të çastit

January 25, 2026
Parashikimi i motit për sot/ Vranësira dhe temperatura deri në 34 gradë Celsius

Moti sot parashikohet me vranësira deri pasdite dhe reshje shiu me intensitet të ulët

January 25, 2026
Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

January 25, 2026
Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

January 25, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In