• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dy fjalë për “moralistët” e pa dhembshur…(!!!)

by Java News
12/12/2020 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ILIR ÇUMANI

Pa dyshim, jam kundër dhunës, jam për protesta civile paqësore dhe qytetare, jam kundër dëmtimeve të pronës publike dhe asaj private…. Por, mendoj se zemërimi dhe indinjata popullore ka arritur kulmin dhe kupa e mbushur ka kohë që është zbrazur nga zullumet e keqqeverisjes, nga abuzimet dhe shpërdorimi me pushtetin. Këto ditë është këputur në mes, në lulen e rinisë, një jetë e pafajshme… Krejt e pafajshme….

Nga një sjellje delikuente dhe papërgjegjshmëri e një punonjësi që përfaqëson shtetin dhe vepron në emër të shtetit. I keni parë protestat kudo në botë se çfarë ndodh me manifestuesit kur vriten njerëz të pafajshëm….!?

Çfarë mund të bëjë një popull që shtypet, varfërohet, i nëpërkëmben dita-ditës të drejtat elementare për të jetuar në mënyrë të dinjitetshme, që i ngushtohen të gjitha hapësirat e lirisë dhe mjetet demokratike nga regjimet autokratike të korruptuara, për të protestuar ndaj regjimeve represive që e vrasin shpresën dhe të ardhmen e një vendi… e, në fund, të marrin edhe jetën…

Si mundet të gjykojmë në këtë mënyrë përpara një jete të humbur, që mund të ishte fëmija u cilido prej nesh, kur dalin disa “moralistë” të padhembsur e shpirtkatranë, ca sahanlëpirës e përfitues të këtij pushteti korruptiv, kinse duke na përcjellë përmes ekraneve apo në rrjete sociale “shqetësimin” dhe “merakun” e tyre të madh, se u dogj në pemën e Vitit të Ri, apo se janë thyer ca xhama, ca sende që patjetër zëvendësohen dhe rikuperohen, por nuk flasin për jetën e shuar të një djali të ri, vrasja e të cilit i ka hapur plagë të mëdha familjes, nënës, babait, motrës, vëllait, të afërmve dhe mbarë shoqërisë… Pse dreqin na mungon ky solidariteti dhe ky nerv i reagimit qytetar, i cili na katandisi në këtë gjendje ku ndodhemi?!

A ka pak shpresë që edhe ne shqiptarët të bëhemi si gjithë qytetarët e tjerë europianë, të mund të reagojmë njëzëri, të lartësojmë ndërgjegjen dhe vetëdijen tonë kolektive për të rritur kërkesën e llogaridhënies të atyre që na keqqeverisin me mendësinë e një të shkuare totalitare, nepotike dhe autokratike?! Mendoj se po…(!!!) Mirëpo, kjo është në dorën e gjithsecilit prej nesh.

E kemi vetveten në dorë për t’u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga reminishencat e së shkuarës dhe nga ajo që rëndom njihet si sindroma e Stokholmit – nga sadomazokizmi patologjik…(kjo sindromë është kënaqësia për t’i shkaktuar tjetrit mundime e vuajtje ekstreme, por njëkohësisht, nga ana tjetër, të njëjtë individë, ndiejnë kënaqësinë për t’u viktimizuar nga viktimizuesit e tyre permanentë, pra, prej sundimtarëve autokratë që mbajnë peng jetët tona….) Kjo është e trishtë dhe të çon në një situatë pa krye e të pashpresë…. Sot, një NJERI mungon në mes tonë…. Një krijesë engjëllore KREJT e pafajshme e Zotit sot është në QIELL….

Një NËNË e plagosur thellë në shpirt dhe një BABA i mjerë, ofshama e të cilëve ka angështuar brengën dhe makthin tonë kolektiv, kanë nisur vajtimin e pafund, me destinacion deri sa ata të kenë frymën e fundit. MËKATARËT – NEKROFIL, me aureolën e PUSHTETIT POLITIK, sillen vërdallë si HIENA ndër nesh. Ata janë të dukshëm dhe të padukshëm, shfaqen dhe zhduken si mirazh, por, sido që të jenë, janë gjithmonë në pritje të gjahut të radhës…. Ata i kanë marrë peng jetët tona, të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë, të atyre që sapo kanë lindur në pelena, por, edhe të atyre që ende s’kanë lindur.

Tashmë, ata e kanë krijuar DINASTINË e përjetshme të sundimit përmes pushtetit korruptiv që ushqehet në mënyrë kapilare nga dejet e mjerimit masiv që ka pllakosur vendin. Ky mjerim ka vrarë ëndrrën dhe shpresën tonë për ringjallje….

Ndaj, ti, NJERIU i pashpresë, edhe ti indiferent kronik, edhe ti militant i pafytyrë e sahanlëpirës partiak, ti dallkauk servil dhe i paaftë, ti parazit dhe brejtës pushteti i strukur në kthinat dhe skutat e errëta të administratës së kapur nga krimi dhe korrupsioni, ti “sindikalist” i rremë, edhe ti “aktivist” i klonuar i Shoqërisë Civile, i blerë me paratë e pista të pushtetit në këmbim të heshtjes, edhe ti moralizues medial i kapur dhe i blerë për hiçmosgjë nga politika, që si gjinkallat e verës na shurdhon studiove televizive në të gjitha stinët e mërzitshme të vitit, edhe ti egoist mizantrop, dhe ti individualist anemik, cilido qofsh TI, zgjohu dhe dil nga guaska ku vegjeton MJERIMIN tënd human dhe REAGO, PROTESTO, flaki tej “prangat” e pengut dhe bëj LUTJEN tënde të dëgjohet me gjithë fuqinë e shpirtit: ZOT, vendos DREJTËSI!

 

Next Post
Kreshnik Spahiu: Mallkimi do na ndjekë për disa dekada, po mbështetëm këto 3 banda

Populli kërkon ndryshim, por jo rotacion dhe riciklim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In