• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dy fjalë për çetën e shpartalluar të përhapjes së panikut”

by A R
24/11/2020 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja Socialiste Blerina Gjylameti i ka bërë apel opozitës që të ndalë lojën me vdekjet dhe sulmet ndaj bluzave të bardha që janë rreshtuar në vijën e parë kundër koronavirusit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjylameti shprehet se Lulzim Basha dhe çeta e tij me Presidentin jo President janë bërë si qyqet që ndjellin vdekjen, ku një orë e më parë po pritet t’u ndalet vajtimi.

“Kush bën lojë me vdekjen, se ka për gjë njeriun thotë një shprehje. Lulzim Basha dhe çeta e tij me Presidentin jo President janë bërë si qyqet që ndjellin vdekjen, ku një orë e më parë po pritet t’u ndalet vajtimi. Kryetari i opozitës nuk po njeh më limit! Presidenti ka ndjerë më shumë se kurrë fundin dhe në dështim po pjell historinë e rrëmujës! Kryetari de fakto i opozitës , Berisha nuk ka si e braktisë paktin me ligësinë, sidomos në ditë jo të mira! Ata nuk kanë alternativë tjetër veçse të humbin njerëzoren, për babëzinë. Ata nuk kanë alternativë tjetër veçse të hapin panik, frikë dhe rrëmujë për të shpëtuar dështimin e tyre”, shprehet ajo.

Deputetja Gjylameti nënvizon se PS ka zgjedhur të jetë në krah të njerëzve të zakonshëm duke qenë në detyrën e lartë të përgjegjësisë. “NE zgjedhim të jemi njerëzor, të duruar duke qenë në detyrën e lartë të përgjegjësisë pa sharë askënd që përpiqet dhe sakrifikon, edhe në fund të të gjithë kësaj do të jemi prapë SHUMICA ! SHUMICA janë njerëzit e zakonshëm”, thekson Gjylameti.

Gjylameti shpreh bindjen se Shqipëria do t’ia dalë sërish të triumfojë, pavarësisht çdo lloj tymnaje të vresosur që ngrihet pas regjisë së paskrupullt për pushtet për të krijuar telenovela horrori me viktima të fshehura në mister, që është kulmi i kulmit. “Pavarësisht çdo perceptimi të përhershëm kundrejt politikës dhe politikanëve, e vërteta është se lufta me pandeminë, armikun e padukshëm COVID-19 , ka përfshirë të madh e të vogël, profesionistë dhe qytetarë në detyrën e madhe të solidaritetit. Të gjithë janë bërë një, duke sakrifikuar dhe vetësakrifikuar, duke u thënë përditë njëri-tjetrit të ruhen dhe duke bërë përpjekjet maksimale për të ndryshuar përkohësisht normalitetin tonë dhe duke pranuar një të ri. Përpjekja për t’u ndërgjegjësuar është e përditshme, institucionet e angazhuara, profesionistët kurajozë dhe mjekët heronj çdo ditë bëjnë një thirrje, një thirrje për të përbashkëtën tonë. Ne të gjithë bashkë bashkohemi diku, tek e përbashkëta jonë. Është jeta jonë e përditshme që na bashkon të gjithëve, diku në një punë, diku në një angazhim dhe diku tjetër në një detyrë. Ndaj më shumë se kurrë ne duhet të jemi të zotët e vetes, që të shpëtojmë të përbashkëtën dhe që natyrisht kemi të gjitha forcat për t’ja dalë, pavarësisht çdo lloj tymnaje të vresosur që ngrihet pas regjisë së paskrupullt për pushtet për të krijuar telenovela horrori me viktima të fshehura në mister, që është kulmi i kulmit”, nënvizon deputetja socialiste.

/a.r

Next Post
Vodhën dy banesa dhe u fshehën në kanal, pranga tre të rinjve në Berat

Dënohet me 30 vite burg Islam Myrtja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

March 22, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

March 22, 2026
Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

March 22, 2026
Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

March 22, 2026
Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

March 22, 2026
Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

March 22, 2026
Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

March 22, 2026
Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In