• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy familje të tjera në Zall-Herr marrin shtëpitë e reja/ Veliaj: Jemi përballur çdo vit me fatkeqësi, por gjithmonë

by Java News
30/12/2020 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka gëzim më të madh se sa kur hyn në shtëpinë tënde të re. E pas tërmetit shkatërrues të një viti më parë, familjet e Hider Danit dhe Dan Danit nga fshati Çerkezë e Zall Herrit, morën sot pronësinë e banesës së rindërtuar, ku nesër do të festojnë Vitin e Ri.

Më parë ato jetonin në shtëpi qerpiçi, ndërsa sot banesat e reja janë më të forta dhe më të mëdha.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS Xhemal Qefalia vizituan sot të dyja familjet. Ai tha se tërmetet kërcënojnë kudo dhe qeveria është testuar thuajse çdo vit nga fatkeqësitë natyrore, por diferencën e ka bërë mënyra se si i ka menaxhuar ato.

Kryefamiljari Dani u shpreh i lumtur nga ndihma e qeverisë dhe e bashkisë, si dhe shprehu falenderimet për të gjithë ata që punuan për rindërtimin e shtëpive para ardhjes së Vitit të Ri.

“Sot solidarizohemi me miqtë tanë në Kroaci, të cilët po përjetojnë diçka që ne e kemi kaluar vetë. Tërmeti i prek të gjithë pa dallim. Kur erdhëm në qeveri patëm përmbytjet nga Vjosa në Novoselë, Fier dhe Darëzezë, pastaj tërmeti dhe tani pandemia. Jemi testuar çdo vit nga një fatkeqësi natyrore. Por pyetja është: Do bëjmë fjalë si do i nxjerrim sytë njëri-tjetrit, apo do bëjmë ndonjë punë që të mbetet? Ne kemi vendosur të bëjmë punë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se motoja e kësaj qeverie është vetëm puna, e cila edhe në këto prag festash të fundvitit nuk do ndalet, për të bërë të mundur që sa më shumë familje të gëzojnë Vitin e Ri në shtëpitë e reja.

“Jam shumë krenar për skuadrën tonë! I falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuar! E di që një pjesë e madhe e stafit do vazhdojë të punojë deri në mesnatën e datës 31 Dhjetorit, për t’u gdhirë në mëngjes, dhe për të filluar punën aty ku e lamë një ditë më parë. Mund të jetë Viti i Ri, por as tërmeti dhe as pandemia nuk njohin festa. Motoja jonë është puna, puna, puna! Puna do flasë më mirë se çdo gjë tjetër, sa herë që popullit do t’i duhet të japë vendimin e tij për mënyrën si po ecin gjërat në vend”, tha Veliaj.

Në njësinë Zall Herr është parashikuar rindërtimi i 44 shtëpive.

g.kosovari

Next Post
‘Mendova për djalin e vogël, s’do e shihja më…’/ Topalli kujton tmerrin me kallash mbi kokë në ‘97: Isha për fushatë në Vlorë

'Mendova për djalin e vogël, s'do e shihja më...'/ Topalli kujton tmerrin me kallash mbi kokë në ‘97: Isha për fushatë në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In