• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy episode në atë stan që e quan veten PD, ku morali nuk ka pikë vlere

by A R
30/04/2022 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Bejko

Përveç Bashës, gjithë të tjerët që gjatë këtyre viteve hodhën gurë mbi Zhozefinën, Arbenin, Astritin,Myslimin, Rudinën etj , janë përsëri aty, së bashku; Berisha, Spaho, Paloka, Ristani, Albana, Oerdi, Belindi, Tritani, madie paska shkuar edhe ishzëdhënësia e Bashës me ish shefin e tij të kabinetit,  pra gjithë establishmenti që drejtonte PD-në ( me Bashën), ndante ofiqet, ngushtonte hapësirat për të tjerët, shkatëronte meritokracinë dhe projektonte veten në bollukun e pushtetit që nuk ishte larg, sipas tyre, mjaftonte të zgjasje pak më shumë dorën dhe e kapje…

Sot është dita tu tregoj dy episode për të kuptuar se morali në atë stan që e quan veten parti demokratike, nuk ka pikë vlere. Turpi aty, nëse e dinë çfarë është, hahet me bukë. Askujt nuk i bën përshtypje.

1. Kur përjashtuan Rudina Hajdarin, vajzën e Azemit, Myslim Murizin dhe gjithë deputetët që nuk pranuan të digjnin mandatet, bëra një shkrim. Këta që janë sot në atë sallë më masakruan. Në protestën e pas disa ditëve te Parlamenti, më kthenin shpinën. Më shikonin si armik, si të dyshimtë. Pak ditë më vonë shkoi Basha në Gjirokastër. Ku të linte Tritani me Kryetarin e Degës t’i qaseshe! Paske ardh dhe ti,-më tha Basha, mirëse erdhe. Kishin hall  se mos merrja mandatin. Tritani i quante pupacë deputetët që shkuan në parlament.. Tani janë bashkë në një sallë. Edhe Rudina, dhe Myslimi, edhe Saliu dhe Tritani, edhe Mondi, dhe Edi, edhe Albana dhe Zhozefina, edhe Belindi dhe Ina, etj. Mungon vetëm Basha.

2. Te hotel Tirana po zhvillohej një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Konrad Adenauerit ardhur nga Gjermania. Në sallë ishte gjithë paria e PD, Luli, Saliu, kryesia, deputetët. Ishte dhe Zhozefina. Kur mbaroi takimi u kalua te holli ku ishin tavolinat me pije e ëmbëlsira. Isha me Agron Gjekmarkajn në një tavolinë në këmbë diku te cepi i sallës. Me sy po ndiqnim Zhozefinën. I shmangeshin të gjithë pa përjashtim ata që po e duartrokasin sot në atë sallë. Kur u afrua tek ne, u gjend mirë. Trokitëm gotat dhe biseduam për qejfin tonë. As unë dhe as Agroni nuk e kishim merak se “udhëheqja” po na shikonte të pinim, të bisedonim dhe të gajaseshim së bashku me “të padëshiruarën” e tyre. Tani ata janë bashkë, me Zhozefinën. E duartrokasin kur po i kritikon për konformizmin që treguan duke e larguar nga partia. Unë e Agroni, s’jemi me ta. Nuk ishim as dje kur këta ishin të gjithë bashkë.

Sot, Saliu i tha Zhozit “hajd të përqafohemi se na ndau Luli”. Berishës iu deshën 9 vite për ta kuptuar se me Zhozefinën e ndau Luli.(!!)  Ndërsa Luli, sot ka përsëri rastin të na ndriçojë nëse Zhozefinën, Astritin, Arbenin etj i largoi me kokën e vet dhe Saliu nuk dinte gjë apo i largoi se nuk i donte Saliu? Apo, të dyve u interesonte t’i largonin nga drejtimi i partisë dhe për këtë kishin rënë dakord të dy?!

Pa dalë këto të vërteta, ajo parti, kurrë nuk do gjejë qetësi, dhe kurrë nuk do ketë shans të rimëkëmbet. E dini pse?

-Sepse elitës së saj të përjetshme që hem të përjashton, hem të pranon, i mungon karta morale.

Next Post
Ish-kryeministri flet për shpalljen “non grata”: Unë jam Sali Berisha, nuk e pranoj gënjeshtrën!

Ish-kryeministri flet për shpalljen “non grata”: Unë jam Sali Berisha, nuk e pranoj gënjeshtrën!

Comments 1

  1. Thomaidha Jorgo says:
    4 years ago

    TE gjithë pa përjashtim, ç’janë brenda stanit të PD-së, janë pa moral, në kuptimin e plotë….të kësajë fjale.
    Kur mungon morali, i ke të gjithë negativet e tjera……..ke koorupsion, vjedhje, vrasje, grabitje, dhunim, përdhunim, mungesë atdhe dashurie, etj, etj, etj……

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In