• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy emrat e Ilir Metës si pasiguri për të shkuarën

by Mero Baze
31/07/2022 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

I njohur gjerësisht me emrin e tij politik Ilir Meta, në dokumentet zyrtare pas vitit 2015,  Ilir Meta ka nisur të vet deklarohet me emrin e tij të vjetër Ilir Metaj.

Një ngatërresë të tillë e ka pasur dhe Sali Berisha me emrin e vjetër të regjistruar si “Salih” dhe me dy ditëlindjet e veta, atë të vërtetën më 1 Korrik 1944 dhe atë tjetrën më 15 tetor që e ka afruar me shpresë të bashkonte ditëlindjen me Enver Hoxhën. Por ai është detyruar ti deklaroj si të korrigjuara.

Formulari ynë për dekriminalizimin, i detyron politikanët të deklarojnë nëse ata kanë përdorur ndonjë herë ndonjë emër tjetër qoftë dhe jo zyrtarisht. Sipas pikës B, “mosdeklarimi i ndonjë gjeneraliteti sipas kësaj pike që mund të pengoj verifikimin sipas dispozitave të ligjit nr 138/2015 përbën vepër penale sipas nenit 190 të Kodit Penal.

Dy emrat e Ilir Metës si pasiguri për të shkuarën 
Po çfarë ka ndodhur me politikanin Ilir Meta (Metaj)?

Ai është diplomuar me mbiemrin Metaj, pastaj ka hyrë në parlament me mbiemrin Meta dhe ka prodhuar dhe pasaportë diplomatike me këtë emër dhe këtë gjeneralitet për vite të tëra. Kështu ai njihet gjerësisht në opinion si Ilir Meta.

Dy emrat e Ilir Metës si pasiguri për të shkuarën 

Kthesa e tij e papritur ka nisur pas miratimit të ligjit për dosjet më 2015, kur befas në formularët e deklarimit të pasurisë ai firmos me Ilir Metaj

Pra ne tani kemi dy formularë të tij, atë të vitit 2010 fjala vjen ku ai nënshkruan me Ilir Meta dhe atë të vitit 2016 ku ai firmos me Ilir Metaj, ndërkohë që në publik mban emrin Ilir Meta.

Pra momenti i kthesës për të është viti kur miratohet ligji për dosjet, pasi LSI bëri dhe një amendament që e mbron atë nga verifikimi pasi është kontrolluar nga Komisioni Mezini e Bezhani.

Dy emrat e Ilir Metës si pasiguri për të shkuarën 
Turbullimi i Ilir Metës nga miratimi i ligjit është i dukshëm dhe duket se është përpjekur të krijoj sa më shumë konfuzion rreth emrit të tij, që në rast se dikush të ndeshte atë të krijonte idenë e një personazhi tjetër.
Ky gjest krijon dy probleme.

Problemi i parë është ligjor. Me këtë që ka bërë Ilir Meta është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe duhet të ndiqet penalisht pasi nuk e ka deklaruar ekzistencën e emrit tjetër të tij. Kjo është e thjeshtë dhe e verifikueshme.
Por kjo është çështje ligjore dhe e zgjidh Prokuroria që duhet ta konsideroj publikimin e këtyre dokumenteve zyrtare si fakt që mund të verifikohet lehtë.

Ana tjetër e errët e problemit, është se Ilir Meta është në panik për emrin e tij të dytë pasi e di që është i inkriminuar dhe është përpjekur të ngjall konfuzion herë duke e përdorur në dokumente formale e herë duke e fshehur në opinion publik. Turbullimi që i ka krijuar ligji i dosjeve në atë kohë është i qart dhe e ka çuar atë drejt një konflikti ligjor që gjithsesi edhe pse e penalizon nuk është aq i rënd për ta, sa e shkuara e tij.

Next Post
15 të arrestuar për zjarret, Çako bën deklaratën e fortë: Qarqe të caktuara po paguajnë kriminelë për të djegur vendin

Shqipëria në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes, Haki Çako tregon përfitimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In