• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy dokumentet që do ju duhen për legalizimin e tapive

by Java News
28/09/2016 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kartë identiteti dhe certifikatë familjare, do të jenë këto dy dokumentet që qytetarët duhet të paraqesin pranë ALUIZNI-t, në mënyrë që të hapet drita jeshile për regjistrimin e pronës në Hipotekë.

legalizimet

Me rregullat e reja që kanë hyrë në fuqi këtë muaj, detyrimin për depozitimin e kërkesës nuk do ta kenë më qytetarët, por Agjencia e Legalizimeve. KËRKESA Aplikimi për tapi do të bëhet pasi të kenë përfunduar procedurat e legalizimit dhe qytetarët të kenë shtënë në duar lejen.

Menjëherë pas kësaj, nis praktika e regjistrimit të parcelës ndërtimore. Ndonëse u tha që qytetarët nuk do të kenë detyrim paraqitjeje, dje është njoftuar se kërkesa nuk mund të shkojë në Hipotekë pa dorëzuar qytetarët më parë kopje të kartës së identitetit dhe certifikatë familjare.

Nga Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t për qarkun e Durrësit është publikuar lista e parë e përfituesve që do t’u nënshtrohen rregullave të reja. Bashkë me listën është njoftuar edhe mënyra e aplikimit.

“Në bazë të ndryshimeve të fundit ligjore, Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Durrës do të paraqesë në ZVRPP Durrës kërkesën për regjistrim të lejes së legalizimit dhe për lëshim të certifikatës së pronësisë, në emër të përfituesit të lejes. Çdo qytetar në momentin që do të paraqitet pranë nesh duhet të jetë i pajisur me dokumentet: Kartë identiteti dhe certifikatën familjare. Rikujtojmë qytetarët se afatet e aplikimit janë të përcaktuara dhe çdo vonesë juaja shkakton vonesa në regjistrim”, thuhet në njoftimin në të cilin qartësohet po ashtu se për kërkesën nuk do të aplikohet asnjë tarifë ekstra.

Referuar udhëzimit të përbashkët të firmosur nga kreu i Hipotekës Ilirjan Muho dhe drejtori i Agjencisë së Legalizimeve, Artan Lame, brenda 10 ditëve nga depozitimi i kërkesës, Hipoteka ka detyrimin që të përmbyllë procedurat e regjistrimit.

Pas kësaj, qytetarët do të njoftohen nga ALUIZNI për të kryer pagesën e shërbimit, e cila është një tarifë fikse që vilet nga Hipoteka dhe shkon për llogari të këtij institucioni. “Me konfirmimin e kryerjes nga subjekti të pagesës për tarifat e shërbimit, ZVRPP-ja dërgon në rrugë postare certifikatën përkatëse të pronësisë”, thuhet në udhëzim.

KAMATËVONESAT

Një tjetër përfitim që do të kenë qytetarët është ai që ka të bëjë me kamatëvonesat me të cilat përballeshin të gjithë ata që bënin aplikimin në Hipotekë, pasi kishte kaluar afati 30-ditor nga pajisja me leje legalizimi.

Me rregullat e reja që kanë hyrë në fuqi këtë muaj, ky detyrim hiqet pasi nuk do të jetë më qytetari, i cili do të shkojë në Hipotekë për regjistrimin e pronës. Ky proces do të jetë në ngarkim të ALUIZNI-t, që do të ndjekë hap pas hapi ecurinë e dosjes deri në lëshimin e tapisë./panorama/a.k

Next Post
Nis rivaliteti mes Jul Dedës dhe Bes Kallakut…. “kush është më i shëmtuari”?! (FOTO)

Nis rivaliteti mes Jul Dedës dhe Bes Kallakut.... "kush është më i shëmtuari"?! (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të gjithë sytë nga Venezuela, gjigantët e naftës gati për të shtënë në dorë rezervat më të mëdha të botës

Të gjithë sytë nga Venezuela, gjigantët e naftës gati për të shtënë në dorë rezervat më të mëdha të botës

January 5, 2026
“Tani e kemi ne kontrollin”, pas Venezuelës presidenti amerikan paralajmëron dy shtete të tjera

“Tani e kemi ne kontrollin”, pas Venezuelës presidenti amerikan paralajmëron dy shtete të tjera

January 5, 2026
Qeveria e re/ Konstatimi i Kadillit: Rama me të tjerë blen vota dhe me të tjerë qeveris

Bota që frymëzoi të ardhmen tonë ka vdekur

January 5, 2026
Tragjedia në Zvicër, futbollisti i Metz u hodh në flakë për të shpëtuar të dashurën

Tragjedia në Zvicër, futbollisti i Metz u hodh në flakë për të shpëtuar të dashurën

January 5, 2026
Akuzat për trafik droge dhe armësh, Maduro del sot para gjykatës federale në New York

Akuzat për trafik droge dhe armësh, Maduro del sot para gjykatës federale në New York

January 5, 2026
VIDEO/ Policia ndërhyn në mesnatë për t’i hequr karriget: Lapaj transportohet me urgjencë në spital

VIDEO/ Policia ndërhyn në mesnatë për t’i hequr karriget: Lapaj transportohet me urgjencë në spital

January 5, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

January 5, 2026
“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

January 4, 2026
Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

January 4, 2026
“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In