Ambasadori amerikan Donald Lu është parë paraditen e sotme në selinë blu.
Dy ditë pas akteve të dhunës brenda dhe jashtë Kuvendit nga ana e opozitës, diplomati ameirkan takohet me kreun e PD, Lulzim Basha.
Më herët ambasada amerikane dënoi ngjarjet e së hënës ndërsa i quajti të papranueshme protestat e dhunshme.
Ndërkohë, Basha iu përgjigj përmes rrjetev sociale duke cituar Tomas Xhefersonin. /b.d