• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy deputetet e PD Albina Deda dhe Arbjola Halimi, s’i lenë kusur njëra- tjetrës: Avokate e Djallit!

by Java News
21/07/2017 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vazhdon përplasja mes dy deputeteve të PD-së: Kujdes kur shkruan me mua si avokate e djallit Dy deputetet e Partisë Demokratike Albina Deda dhe Arbjola Halimi, të cilat u lanë jashtë listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit, janë përplasur me njëra –tjetrën. Deda është një nga zërat që mbështet kryetarin e ngrirë të PD-së Lulzim Basha, ndërsa nga ana tjetër Halimi është një nga zërat kundër Bashës.

“Sot perfundon fushata zgjedhore per kryetar te PD-se!  Nje muaj i shkelqyer elektoral i cili do reflektoje gjate si risi politike. Dy kandidate nga me potencialet me alternativa e fjalor oksidental. Kjo ka terbuar çakejte e kulisave brenda e jashte forces tone politike. Nje ndarje e heshtur e me zhurme mes dy boteve, dy doktrinave e dy praktikave. U shtrua perfundimisht rruga e qarte ne PD e konkurimit te ndershem ku secili anetar ka vetem nje fuqi ideale:Voten. Por nje artileri primitive qe mbushet nga gryka si topat mesjetar te sulltanit nuk ka reshtur se gjuajturi fushaten tone dhe ne shenjester ishte zoti Basha pa perjashtuar dhe fyerje e presione pa fund per z.Selami i cili me qytetari e guxim konkuroi ne emer te vlerave te lirise per te cilat zaten dhe eshte krijuar PD-ja. Pas zgjedhjeve vjen gushti e me gushtin iken dhe vapa qe ka nxehur sulmuesit e sponsorizuar, atyre qe duket se ju tha uji ne aren e perfitimit te pamerituar! Vetem demokratet e thjeshte qendrestare e ruajten freskine e qetesine. Kjo kurore lavdie kurre nuk hoqi dore dhe nuk e linçoi PD-ne prej 27 vitesh. Respekti eshte pak dhe mirenjohja i shoqerofte keta fisnike te vertete. Ata vetem ata dhe jo Lefteret e Lefteriet jane shtylla kurrizore e PD-se. Te tjeret jane brumbuj, zvarranike qe zvarriten, zhaba kanalesh te zeza qe presin me padurim gjuetare per tju dhuruar kembet qe te fergohen ne tiganin e poshtersise. Neser do heshtim e pasneser do votojme te lire duke shpresuar e punuar qe keshtu te votoje dhe gjithe Atdheu yne. Se demokracia nuk ka tjeter peshore dhe kandar pervec votes se lire. Atyre qe ne zgjedhje e sabotuan PD dhe zotin Basha, ketyre viktimave te zilise se vet do ju them se demokratet vertete humben nje pushtet por po fitojne pushtetin e vlerave. Se demokratet jane lisa dhe ju veç gjethe verdhacuke qe shkelen nen kembe te destinuara per tu bere pleh. E ne perfundim me kujtohet nje thenje monumentale filozofike e Niçes e cila ju dhurohet si kostum morti politik me 22 korrik:”Edhe gjethet e thata bejne zhurme po ti shkelesh”. Ne fakt ju bete zhurme biles deri ne bezdi por prape gjethe te rena ngeleni pa fat per riciklim dhe pa lavdi” shkruan Deda.

Ndërsa Halimi i shkruan: “E dashur Albine. Ne respekt te miqesise qe kemi do kisha dashur te heshtja. Mirepo gjuha e ashper dhe ofenduese qe u drejtohet te gjithe atyre qe nuk mendojne si ju, me shqetesoi thelle. Primitive eshte pikerisht kjo gjuhe. Njeriu  i lire mund te zgjedhe te gjykoje si te doje, nuk ka perse kritikohet. Se kush eshte me demokrat kete do ta tregoje koha. Vetem se dicka do e them. Ata qe te duken ty sot si vigane, ndoshta nga vendi nga ai sheh, mund te jene brumbujt e vertete qe i rropen deri edhe kockat Partise Demokratike dhe nese kjo kushton per ta thene, pak rendesi ka. Njeriu frike ka vetem Zotin!”

Debatit i është bashkuar edhe deputetja tjetër e PD, Liljana Elmazi, i shkruan Arbjoles:

Liljana Elmazi: Arbjole, je perball me Edin e bandat e Cerrrikut ke respektin tim maksimal . ne jemi pedagoge dhe sna dha Buke PD e as na e heq , por njeriu ka dinjitet e ne respekt per veten time ,une snund t’ i lepihem asjujt , pra as Lulit , ai eshte” borxhli’ ndaj nesh per cfare kemi bere si deputete dhe vitet me pare! ndersa ne u kemi borxh demokrateve vlonjate, elbasanllinj e shqiptare pergjithesisht. Jam krenare qe kam perfaqesuar ata, edhe ti je ! Ne duam PD ! Kurre skemi qene ne pushtet as drejtore e as ministra. Ne ishim deputete te opozites dhe sbeme kurre kompromis me asnje e per asgje ! Partine nuk duhet ta leme ta marri peng askush, kushdo qofte ky, pra as kryetari as ish kryetari , as ish ministrat e askush. Ajo eshte e demokrateve te vertete!Rrofte PD e dhjetorit ,pa spiune ,sorroiste e hajdute !

Albina Deda: E dashur Arbjole!
Nuk arrij ta kuptoj surprizimin dhe idhnimin tend deri ne palce nga opinioni im i cili nuk ka ndryshuar as para dhe as prapa kandidimit.
Une e tille jam e vendosur dhe vendosmerine ma dikton geni.
Asnje nuk me duket mbinjeri.
Natyrisht qe pikpamjet e mia nuk ju pelqejne te gjitheve por nuk eshte as qellim te adaptohem me interesa e deshira qe nuk me pelqejne.
Kam shkruar e do vazhdoj te shkruaj kunder atyre monstrave qe nga abuzimi i tyre shumvjecar me pushtetin u pasuruan dhe bene qe PD te katandiset ne pabesueshmeri publike.
Ata sabotuan zgjedhjet dhe shiten per ego apo para shpirtin e tyre.
Ty nuk te shoh ne ate kategori dhe as te mendoj.
Eshte e drejta jote te mendosh ndryshe si dhe te nderpresesh miqesine tone por kujdes kur shkruan me mua si avokate e djallit…!
Ata qe i kam permendur nominalisht jane gjalle fizikisht ndonese te vdekur moralisht e politikisht ndaj le te pergjigjen vete.
Une dhe familja ime kemi vetem nje shtepi politike dhe ajo eshte Partia Demokratike.
Si kodet moderne dhe ato zakonore me obligojne ta dua e mbeshtes pa kushte shtepine time.
E di qe mund te kete me te bukura, joshese, iluzive apo reale por geni nuk ma lejon tradhetine.

Arbjola Halimi:  Une me gjuhen e kisha gjithsesi. Sa per avokate djalli vazhdon te jete cinizem se sic e di une mbroj vetem drejtesine dhe respektin midis nesh

Ja replikat :

arbjola replika

ma.me

Next Post
Bamir Topi: “Dashuria politike” Rama-Basha rregulloi klimën zgjedhore

Ish Presidenti, Topi: PD është në lulzim të mjeruar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

January 17, 2026
Përplasje e ashpër Egjipt-Etiopi për Digën e Madhe të lumit Nil, Trump ofron ndërmjetësim

Përplasje e ashpër Egjipt-Etiopi për Digën e Madhe të lumit Nil, Trump ofron ndërmjetësim

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In