Kreu i Grupit Parlametar të LSI-së, Petri Vasili, reagoi pas zgjedhjes së Ruçit kryetar Kuvendi edhe me 2 vota nga PD. Vasili akuzoi Ramën për blerje votash.
Statusi i plotë
Ky kryeministër pazarxhi.
Po si nuk u bë xhanëm kryeminister ky që rastësisht kemi.
Ngordhi nga qejfi të blejë vota, i shkoi jeta shit e bli.
Nuk ngrihet dot mbi nivelin e tregtarit dhe pazarxhiut provincial, që blen patate dhe në fund i del pras.
Megjithatë ky shkollëpakti harron atë që thotë populli “balo të hëngërt tënja e ke të keqen brenda”.
/a.m.