• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy dëmet që Shqipëria i ka bërë Kosovës

by Edi Rama
30/10/2016 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edi Rama*

Te enjten Klan Kosova transmetoi bashkebisedimin qe zhvillova me gjashte gazetare te Prishtines, i ftuar nga Baton Haxhiu ne studion e tij te debatit. I cili u transmetua live edhe ne kete faqe, me nje audience krejt te pazakonshme, dhe numrin me te madh te komenteve ndonjehere per postimet e mia; shume me teper sesa per shembull, per fitoren e zgjedhjeve tre vjet me pare apo per viziten e Papa Françeskut ne Shqiperi.

Nje kryengritje e vertete digjitale e fokusuar kunder gjashte analisteve, qe per hir te se vertetes, nuk eshte se bene gjesend me shume a me pak, se çfare ben zakonisht kjo kategori ne kesi rastesh. Madje, ata ishin shume me te miresjellshem sesa kolege te tyre ne Tirane, personazhe te paarritshem ne vrazhdesine e komunikimit dhe kollajllekun me te cilin marrin persiper te debatojne, per gjera qe as nuk i dine dhe as marrin mundimin te pergatiten perpara se sa te hyjne ne nje studio.

Ai lume i rrembyeshem e i pambarimte komentesh, nxorri ne pah me se miri te verteten se shqiptareve u ka ardhur ne maje te hundes jo vetem nga politikanet qe nuk i perfaqesojne, qofte ne Shqiperi e qofte ne Kosove, po edhe nga analistet te cilet perfaqesojne vetem mikroboten e tyre te mllefeve, padijes, thashethemeve, klikimeve e qendrimeve krejt siperfaqesore mbi problemet e sfidat reale te shoqerise sone.

Shqiperia i ka bere dy deme te medha Kosoves. E ka infektuar politiken dhe Kuvendin e saj me virusin e gjuhes se akuzave ekstreme, ku fjala kriminel thuhet me shpesh se sa fjala zoteri apo zonje, ne komunikimin e ndersjelle; e ka infektuar edhe skenen mediatike te studiove e te portaleve, me virusin e kultures se linçimit me çdo kusht te perfaqesuesve politike, ku çdo mjet justifikon qellimin!

Te dyja bashke, edhe shfrenimi gjuhesor ndaj kundershtarit kriminel, hajdut e tradhetar, edhe linçimi non stop, pa dallim, i kujtdo qe meqe merret me politike eshte per definicion kriminel apo i korruptuar dhe per çdo gje qe ndodh, jane reflekse te kushtezuara nga kultura e vjeter komuniste, per te cilen kundershtari eshte medoemos armiku qe duhet eliminuar dhe nuk ka pike rendesie ajo qe behet apo thuhet, po e vetmja gje qe ka rendesi eshte se kush eshte ai qe e ben apo e thote!

Keshtu populli, opinioni publik, ka mbetur pa ndermjetesues ne mjedisin e debatit politik apo shoqeror, sepse pjesa derrmuese e mediave dhe analisteve e portalisteve, jane kthyer ne nje parti politike qe as votohet, as i jep llogari ndonje votuesi dhe as do t’ia dije hic se çfare duan prej saj apo mendojne per te, votuesit.

Nje parti, ku secili eshte parti a grup me vete, ku  informimi i publikut, kerkesa e llogarise ndaj politikes e partive te verteta politike per ate qe thone e ate qe bejne, hedhja e drites mbi faktet e mbi shifrat apo ne teresi oponenca e argumentuar ndaj vendimmarrjes e vendimmarresve, jane qellime te dores se fundit.

Nje parti qe financohet kryesisht me gjoba te paligjshme apo me sherbime te padeklaruara ndaj te treteve te interesuar per te nxitur linçimin e kundershtareve te tyre ne politike a ne biznes, e cila prodhon tituj kriminalizues, editoriale diskreditues, dokumenta fallco, histori te sajuara, fotomontazhe e çfare te mundet, ne nje perpjekje te terbuar ku s’ka asnje qetesi ne gjykim, asnje arsyetim ne argumentim, asnje ndershmeri ne qendrim.

Natyrisht, ashtu siç nuk eshte aspak e vertete qe te gjithe politikanet jane njesoj dhe qe politika ne vetvete eshte nje force per te bere keq, po eshte do te ishte krejt e pavertete te thuhej se te gjitha mediat, te gjithe analistet e çdo botues, portal e gazetar, eshte pjese e kesaj partie ku genjeshtra dhe e verteta jane bere nje, ku shpifja dhe fakti jane shkrire ne nje, ku te gjithe jane e njejta gje!

Por fakti dhe besoj lajmi i mire eshte se  raporti i popullit, opinionit publik, me kete parti qe ka korruptuar esencen e misionit te medias, ka hyre ne nje krize te thelle.

Kjo krize eshte padyshim fati i mire i çdo tribune mediatike qe nuk e ka braktisur qellimin themelor te ekzistences se vet dhe i kujtdo qe nuk e ka harruar domethenien e te qenit botues a gazetar.

Po ashtu, kjo krize e shperfaqur ne menyre spektakolare permes kryengritjes digjitale te publikut pas nje debati, (ku me thene te drejten gjashte analistet i ktheu ne viktima te kryengritjes jo ajo qe bene ne studio, po rastesia qe u gjenden ne kohen me te gabuar, per temen me te gabuar, me njeriun me te gabuar, si perfaqesues te nje partie qe vetediskreditohet perdite) eshte nje krize qe tregon qarte se talljes se madhe me publikun te analisteve, opinionisteve e portalisteve qe i dine te gjitha e flasin per te gjitha, po i vjen fundi.

Kohes se njehsimit te shpifjes me te verteten, te genjeshtres me argumentin, te mashtrimit te publikut me tituj e me lajme te pergatitura per te luftuar me dike per llogari te dikujt tjeter e per te vene gjoba ne emer te lirise se fjales, po i vjen fundi.

*komunikimi i javes i kryeministrit Rama

Next Post
Lefter Maliqi largohet nga PD, shkak dyshohet mungesa e besimit te Basha

Lefter Maliqi largohet nga PD, shkak dyshohet mungesa e besimit te Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“AKSHI do bëjë maksimumin”, drejtori i ri Tafa: Do jemi lider në fushën e digjitalizimit dhe teknologjive të avancuara

“AKSHI do bëjë maksimumin”, drejtori i ri Tafa: Do jemi lider në fushën e digjitalizimit dhe teknologjive të avancuara

February 17, 2026
“Lider në botë për inteligjencën artificiale”, Rama: Do bashkëpunojmë me NVIDIA për “Diellën” dhe prokurimet publike

“Lider në botë për inteligjencën artificiale”, Rama: Do bashkëpunojmë me NVIDIA për “Diellën” dhe prokurimet publike

February 17, 2026
Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

February 17, 2026
Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

Më 27 shkurt fillon gjykimi i dytë ndaj Thaçit, Specialja del me njoftim

February 17, 2026
SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

February 17, 2026
“Nallbati donte të linte amanetet, Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët”, satira e Gjekmarkajt: Toni Gogu xheloz për firmën e Ulsiut

“Nallbati donte të linte amanetet, Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët”, satira e Gjekmarkajt: Toni Gogu xheloz për firmën e Ulsiut

February 17, 2026
Rama: AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri

Rama: AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri

February 17, 2026
Operacioni “Filizat”/ Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, policia ekzekuton 8 masa sigurie, baballarët pas hekurave, nënat në arrest shtëpie

Operacioni “Filizat”/ Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, policia ekzekuton 8 masa sigurie, baballarët pas hekurave, nënat në arrest shtëpie

February 17, 2026
Rama prezanton drejtorin e ri të AKSHI-t: I pikëlluar për agresionin barbar që po përjeton Karçanaj

Rama prezanton drejtorin e ri të AKSHI-t: I pikëlluar për agresionin barbar që po përjeton Karçanaj

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In